Trazira në Brazil teksa qindra mbështetës të ish-presidentit brazilian Jair Bolsonaro kanë pushtuar selinë e Kongresit Kombëtar.
Ngjarja ka ndodhur dje pasdite, teksa mbështetësit e Bolsnaros kanë zhvilluar një demonstratë duke bërë thirrje për një ndërhyrje ushtarake për të rrëzuar presidentin Luiz Inácio Lula da Silva. Grupi kapërceu një pengesë policore dhe u ngjit në vendin që i jep akses në taracën e godinave të Dhomës së Deputetëve dhe Senatit dhe disa u futën brenda selisë legjislative.
Ekstremistët, kryesisht të veshur me këmisha të verdha dhe jeshile e me flamuj brazilian në duar sulmuan edhe disa automjete të Policisë Legjislative, e cila kujdeset për sigurinë e Kongresit.
Ata gjithashtu shkatërruan barrierat mbrojtëse dhe të armatosur me shkopinj u përballën me agjentët që u përpoqën pa sukses të ndalonin hyrjen e protestuesve. Lula, i cili mori presidencën e Brazilit më 1 janar, po udhëton këtë fundjavë në qytetin Araraquara, në Sao Paulo.
Ministri i Drejtësisë, Flávio Dino, autorizoi të shtunën aksionin e Forcave të Sigurisë Kombëtare, një grup elitar i forcave policore nga i gjithë vendi, i cili është mobilizuar për misione speciale. Para pushtimit të Kongresit, Dino foli në rrjetet sociale dhe tha se kundërshtarët do të duhet të presin deri në vitin 2026, kur mbahen zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ashtu siç priti qeveria aktuale midis 2018 dhe 2022.
Në një deklaratë, Dino tha se Ministria e Drejtësisë ka thirrur një takim urgjent me agjencitë e sigurisë për t’u marrë me demonstratat.
🇧🇷 Ha vuelto a pasar, esta vez en Brasil. Los seguidores de Bolsonaro han invadido el Congreso y están destrozando lo que se encuentran a su paso. Es peligrosísimo. pic.twitter.com/Y0WVC1JxlO
— Fernando H. Valls (@FernandoHValls) January 8, 2023
Lula, presidenti brazilian e ka konsideruar një barbarizëm sulmin në Kongresin e Brazilit, që u realizua nga mbështetësit e paraardhësit të tij, Jair Bolsonaro. Në një deklaratë për mediat, ai shprehet se policia nuk ka vepruar në mbrojtje të Kongresit dhe se kjo gjë duhet dënuar.
“Policia nuk bëri asgjë fare. Thjesht i lanë protestuesit brenda. Nuk ka asnjë precedent për atë që ndodhi në Brasília të dielën. Ata që qëndrojnë pas stuhisë së kongresit janë fashistë fanatikë, të cilët përfaqësojnë çdo gjë që është e neveritshme në politikë. Ata do të ndëshkohen me gjithë forcën e ligjit. Këta fanatikë kanë bërë diçka që nuk është bërë kurrë më parë në këtë vend”, tha Lula.
j.l./ dita
