Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si do të ndryshojë pensioni në Shqipëri: Reforma gati në 2026-ën, nuk preken kontributet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Si do të ndryshojë pensioni në Shqipëri: Reforma gati në 2026-ën, nuk preken kontributet
EkonomiLajmi i fundit

Si do të ndryshojë pensioni në Shqipëri: Reforma gati në 2026-ën, nuk preken kontributet

Published: December 28, 2025
Shpërndaje

Shqipëria po hyn në një fazë të re rishikimi të skemës së pensioneve, në një kontekst të shënuar nga plakja e popullsisë, ndryshimet në tregun e punës dhe procesi i integrimit evropian.

Reforma e re synon të garantojë që sistemi i pensioneve të mbetet i qëndrueshëm financiarisht, i drejtë për brezat dhe i aftë të sigurojë të ardhura të mjaftueshme për një jetë dinjitoze.

Zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Olta Manjani, në një intervistë për ATSH bëri të ditur se reforma e re e pensioneve do të jetë gati brenda vitit 2026 dhe se ajo nuk prek kontributet e derdhura nga qytetarët, por mënyrën se si sistemi i përgjigjet realiteteve të reja ekonomike dhe demografike.

- Publicitet -

Sipas Manjanit, reforma po ndërtohet mbi dy shtylla kryesore: ndryshimet parametrike dhe ndryshimet sistemike. Në kuadër të ndryshimeve parametrike, vëmendja kryesore i kushtohet moshës së daljes në pension dhe formulës së përllogaritjes së përfitimeve.

Aktualisht, mosha e pensionit për gratë rritet me dy muaj çdo vit dhe në vitin 2026 do të arrijë 62 vjeç, ndërsa për burrat rritja e moshës nis në vitin 2032, me objektivin që mosha e daljes në pension për gratë dhe burrat të barazohet në vitin 2056.

Megjithatë, sipas Manjanit, ky afat po rishikohet në kuadër të përafrimit me direktivat e Bashkimit Evropian, të cilat parashikojnë barazimin e moshës së pensionit deri në vitin 2030.

“Përafrimi që do të bëjmë me direktivën na dikton nevojën për rritje më të shpejtë. Ne i kemi kërkuar periudhë tranzitore Bashkimit Evropian, në mënyrë që të mos krijojmë deformime në tregun e punës, që kjo të ndodhë pak më ngadalë se sa kërkon BE, ku sipas direktivave deri në vitin 2030 moshat duhet të jenë të barazuara. Kemi kërkuar 2035 apo 2040 dhe, në varësi të vendimit, do të bëjmë edhe një rillogaritje”, u shpreh Manjani.

Ajo theksoi se ndryshimet në tërësi të skemës nuk synojnë të cenojnë të drejtat e përfituesve, por të sigurojnë që skema të ketë qëndrueshmëri financiare në terma afatgjatë dhe njëkohësisht të adresojë mjaftueshmërinë e të ardhurave të pensionistëve.

Në drejtimin e dytë, reforma parashikon ndryshime sistemike që lidhen me vetë strukturën e skemës së pensioneve. Në këtë kuadër, po diskutohet forcimi i skemave private vullnetare të pensioneve, të njohura si kolona e tretë, si dhe ndërtimi dhe konsolidimi i skemave private të detyrueshme, kolona e dytë.

Sipas Manjanit, këto ndërhyrje do të ndërmerren vetëm pas një procesi të gjerë konsultimi me biznesin dhe grupet e interesit, në mënyrë që sistemi të jetë i balancuar dhe i zbatueshëm.

Zëvendësministrja nënvizoi se qëllimi i reformës nuk është të ndryshojë mënyrën se si qytetarët kanë kontribuar apo përfitimet që kanë marrë, pasi parimi kontributiv mbetet themeli i sistemit.

“Qëllimi i reformës nuk është të ndryshojmë mënyrën se si është kontribuar kundrejt skemës apo benefitet që janë marrë. Qëllimi është përgjigjja ndaj ndryshimeve demografike, zhvillimeve në tregun e punës dhe përafrimit me direktivat në kuadër të procesit të integrimit, duke ruajtur gjithmonë parimin kontributiv, qëndrueshmërinë fiskale të skemës, barazinë mes kategorive dhe mjaftueshmërinë e të ardhurave për të garantuar një jetë dinjitoze”, deklaroi Manjani.

Paralelisht me reformën, qeveria do të zbatojë edhe një politikë mbështetëse për rritjen graduale të të ardhurave të pensionistëve deri në vitin 2030. Kjo politikë nuk është pjesë e reformës strukturore, por synon përmirësimin e menjëhershëm të të ardhurave të pensionistëve.

Si rezultat i kësaj politike mbështetëse, pensioni mesatar urban me vite të plota të punës pritet të rritet nga 27 350 lekë aktualisht në 40 000 lekë. Pensioni urban i pjesshëm synohet të kalojë nga 15 850 lekë në 22 000 lekë, ndërsa pensioni rural nga 11 500 lekë në 18 000 lekë. Në të njëjtin nivel, nga 11 400 lekë në 18 000 lekë, parashikohet të rritet edhe pensioni familjar, ndërsa pensioni i invaliditetit pritet të arrijë nga 20 000 lekë në 30 000 lekë.

Për të realizuar këto nivele, duke nisur nga janari 2026 do të aplikohet një rritje mujore e të ardhurave të pensionistëve, pa përfshirë indeksimin vjetor.

Rritja mujore në 2026-ën për pensionin urban me vitet e plota të punës do të jetë 1 800 lekë, për pensionin urban të pjesshëm 800 lekë, për pensionin rural 1 000 lekë, për pensionin familjar 700 lekë dhe për pensionin e invaliditetit 600 lekë, rritje që do të vijojnë çdo vit deri në arritjen e objektivave të përcaktuara për vitin 2030.

“Shuma do të dyfishohet në janar 2027, do të trefishohet në janar 2028, do të katërfishohet në janar 2029, e do të pesëfishohet në janar 2030”, u shpreh Manjani.

Sipas Manjanit, kjo qasje e dyfishtë – reforma strukturore dhe mbështetja afatshkurtër – synon të sigurojë stabilitet për pensionistët sot dhe një sistem pensioni të drejtë e të qëndrueshëm për brezat e ardhshëm.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Vl says:
    December 28, 2025 at 3:26 pm

    O po te rroj partia po boll i kemi ci duam me.

    Reply
  • Aldrinp says:
    December 28, 2025 at 4:16 pm

    Keta te vene rrogat e tyre sa kane pensionin njerezia.
    Pastaj te na tregojne qasjet e dyfishta
    Copa qelbesirash

    Reply
  • Pensionisti i Porcelanit says:
    December 28, 2025 at 5:26 pm

    Se pari, statistikat tregojne se grate rrojne me gjate se burrat, prandaj s’ka arsye te dalin ne pension vetem 62 vjece. Se dyti, dikur femrave iu njiheshin per vjetersi vitet e studimeve universitare, tani kjo nuk ka me kuptim. Me vjen keq qe Zv. ministrja kerkon nga BE barazimin e moshes se pensionit ne vitet 2035 apo 2040 per grate dhe do beka edhe një “rillogaritje”!

    Reply
  • demo says:
    December 29, 2025 at 1:54 am

    Oj ti shoqja zvministre!Kam 47 vite pune shteti.Dmth kam 47 vjet kontribute.Ju me mblidhni ne skemen e pensionit gjithe fshatarsine qe grabiti tokat ne fshat dhe tokat ne qytet dhe nuk ka paguar nje qindarike sigurime shoqerore.
    Tregtaret,bisnesmenet,skafistet,Emigrantet,qe kane punuar ku kane punuar dhe zhyten edhe keta ne skemen e pensionit,pa paguar detyrimet e sigurimeve.mblidhni dhe afganet,Afrikanet,se u be deti kos ne Shqiperi.Me keto politika abuzive me pensionimet PARAZITE nuk ju del as Buxheti Amerikes.

    Reply
  • Leze Bushi says:
    December 29, 2025 at 9:10 am

    Pensionet ne Shqiperi Jan qesharake, si mund te jetoje nje pensionist me 120 euro me muaj ? Ky nuk eshte pension eshte tallje e zhgenjim ……keqardhje

    Reply
  • Tellalli says:
    December 29, 2025 at 11:45 am

    Leze, nuk ka pension 120 mijë në Shqipëri , aq e ka ish kooperativisti, por ka edhe tokën e demos që u nda gratis nga Saliu .

    Reply
  • Demokrat Socialist says:
    December 29, 2025 at 1:07 pm

    Në se ke vitet e plota edhe me rrogë minimale, pensioni tani del 30000 lekë, kurse për pensionet para 2014 fajin e Sala, sepse shiti te gjitha resurset për 5 leke, në vend qe ti shiste me cmimin e tregut dhe ato para ti kalonin pesionisteve, qe tani nuk marrin pensioni por lemoshe qe nuk u del për ilaçe jo për te ngrenë

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?