Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si e mori emrin kontinenti ynë, Europa?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Si e mori emrin kontinenti ynë, Europa?
Enciklopedi

Si e mori emrin kontinenti ynë, Europa?

Published: September 19, 2022
Shpërndaje

Ashtu si me shumë gjëra në mitologjinë greke, historia e emrit që bart kontinenti ynë nisi me Zeusin. Drejtuesi i Perëndive ishte i njohur për arratisjet e tij në botën e të gjallëve. Ai zbristenga mali i Olimpit për të ndikuar në jetën e vdekatarëve, siç e shihte të arsyeshme. I tillë ishte edhe rasti kur pa vajzën e Agenorit, mbretit të Fenikisë.

Zeusit i bëri aq përshtypje bukuria e saj, saqë vendosi të zbriste dhe ta joshte. Kur zbriti nga Olimpi, ai u shndërrua në një dem të bardhë, me një pamje e rrallë dhe aq shumë e bukur, saqë shumëkush ia atribuoi ndikimit të Perëndive. Pasi takoi vajzën e mbretit, Zeusi e rrëmbeu duke e vendosur në shpinën e tij, dhe u nis drejt ishullit të Kretës.

Aty vajza, e cila quhej Evropa, lindi 3 djem të Zeusit. Minos (që më vonë do të bëhej mbreti i Kretës), Radamantis (që do të bëhej mbreti i ishujve Kiklades) dhe Sarpedon (që do të bëhej mbreti i Lidisë). Pas kësaj, Zeusi do të largohej, ndërsa Evropa u martua me Asteriusin, mbretin e Kretës në atë kohë, që mori përsipër edhe përkujdesjen për djemtë e saj jetim.

- Publicitet -

Evropa do të adhurohej nga banorët e ishullit, duke çuar në përhapjen e emrit të saj nëpër detin Egje. Emri i Evropës do të lidhej ngushtë me tokën. Madje disa rrëfime në Greqinë eLashtë e përshkruanin Evropën si Perëndesha e Tokës. Si i tillë, emri i saj u përdor gjerësisht për të përshkruar atë që ne tani e njohim si Evropë, kur hartat filluan të ndajnë si një kontinent nga të gjitha masat e tjera tokësore përreth saj.

Teori të tjera

Gjuhëtarët tregojnë disa teori të tjera rreth origjinës së emërtimit të Evropës. Shumë prej tyre supozojnë se emri Evropë vjen nga dy fjalë Greqi, εὐρύς (eurys), që do të thotë i gjerë dhe ὤψ (ops), që do të thotë ose vështrim ose sy në varësi të përdorimit të tij.

Pra së bashku, Evropë, εὐρύςὤψ do të thotë “vështrim i gjerë”, një emër që besohet se buron nga përvoja detare e grekëve të lashtë në detin Mesdhe, të cilin ata e panë se shtrihej aq gjerësa mund ta shihnin me sy të lirë. Një teori tjetër, përmend qytetërimin e Mesopotamisë, dhe gjuhën e tij si origjinë për emrin Evropë.

Në gjuhën e këtij qytetërimi, sidomos në gjuhën semite akadiane, fjala për “perëndimin e diellit” ishte erebu, ndërsa për “lindjen e diellit” ishte asu. Gjuhëtarët e përmendin këtë si prejardhjen e fjalës Evropë, pasi Evropa ndodhej në perëndim të perandorisë së vjetër të Mesopotamisë.

Prandaj emri ‘erebu’ u përdor për ta përshkruar atë, ndërsa ‘asu’ Azinë që ishte në lindje të Mesopotamisë, duke çuar kësisoj në teorinë e etimologjisë së emrit Azi. Prejardhja e saktë e etimologjisë së Evropës debatohet ende nga shumë studiues, pasi referenca ndaj kontinentit janë shumë të vjetra në kohë kur nuk mbahen të dhëna aq të sakta sa sot.

Si të tilla, shumë nga teoritë mbi etimologjinë e emrit Evropë janë vetëm supozime. Pa një zbulim të ri revolucionar, ne nuk mund ta dimë kurrë kohor kur Evropa filloi të quhej Evropë.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Aleksander Thana says:
    September 19, 2022 at 7:47 pm

    Therrisni Erdogan Pellazgjikosin dhe ai na I shpjegon te gjitha.

    Reply
  • Sokrati says:
    September 22, 2022 at 3:00 pm

    Me mire eshte te thoni se ”Europa” eshte nje fjale shqipe, qe vjen nga nje fjali e shkurter: -E, u ropa! Ka kuptim me te mire se sa mitologjia me Zeusin… Me fjale te tjera nenkuptohet nje njeri, qe ka vuajtur shume dhe kur e pyeten se si arriti deri ne ate fund, ai shpjegon vuajtjet e tij te panumerta… Ne sot themi: U lodha, vuajta, u mundova e u ropa i gjalle…

    Reply
  • Rita says:
    September 22, 2022 at 3:18 pm

    Erdogani eshte me pushime mjerisht.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?