Me T-shirt të zi, duar në xhepa dhe atlete të bardha dallohet (me pak mundim) kryeministri në lule të rinisë.
Nuk ishte koha kur modelet e flokëve mbaheshin në çdo lloj forme, ekstravagante dhe në gjatësi të ndryshme.
Por duhet thënë se paska patur shumë më tepër flokë, nga sa jemi mësuar ta shohim tani.
Ndërkohë, krijimtaria rreth stilit të veshjes ka mbetur po e njëjta.
Sytë të shkojnë tek atletet e bardha xixë, gjë e rrallë e atyre viteve në Shqipëri.
Edhe sot, Rama paraqitet shpesh me atlete te bardha në daljet e tij publike, madje edhe në takime të rëndësishme zyrtare.
Jehona e atleteve të kryeministrit shqiptar ka bërë disa herë xhiron e rrjeteve sociale.
As rrjeti i madh mediatik BBC nuk ka qëndruar indiferent ndaj këtij detaji.
Në një postim në Twitter BBC shkruajti se “dikush në Samitin e Triestes nuk e paska parë kodin e veshjes”.
Në videon e publikuar ku tregohen liderët botërorë në foton familjare, vëmendja është fokusuar tek këpucët aspak tradicionale të kryeministrit shqiptar, i cili siç shkruan BBC po e shijonte momentin.
Rama e ka bere disa here “betejën” e antikonformistit të kodit të veshjes, duke ngjallur diku habi, diku pergezime, e diku kritika.
E pati bërë edhe me presidentin francez Macron të cilit sic thonë i pëlqyen aq shumë atletet e Ramës sa kërkoi të kishte një palë dhe ai.
Dëshirë që u plotësua.
Kryeministri rrëfeu në një interviste televizive se i kishte dhuruar një pale atlete me numër 44.
Madje i kishte zgjedhur me rripa blu dhe të kuq që Macron t’i kombinonte me ngjyrat e flamurit francez.
a.c./dita
BEJ KE QENE DHE MBRET JE!
Basketbollistet e asaj kohe i qepnin atletet kineze 100 here deri sa ju dilte tabani.
Po paten qene femijet e enver hoxhes me te privilegjuar se ky,po paten dale jasht shtetit me shume se ky,,po paten vesh ksoj atletesh t`jashtme si ky…
Ate Nelin e Mehmetit e pame,,Po duhet te kishte rrojt edhe 5 vjet enveri ta kishim pare edhe kte.
Jo per gje,por ta kishte provuar njehere se cfare eshte shperblimi sipas punes,pastaj ta hudhte shurren perpjete,ta shiste me chek-up
Se enveri ka pas qene hilac per keto kreaturat prodigioso te Bllokut.
ou paska dale ne resme me mikun tim piktorin fisnik e te urte tropojan Nazmi Hoxha me kemishe te kuqe Nazmiu. Eshte ne Amerike emigrant.
Ka qene i bllokut Edi thote ky me siper. Nuk ka qene i bllokur Rama or ti, pavaresisht se disi i perkedhelur qe, i atij regjimi domosdo. Po ka qene tip rebeli, anti-konformisti.
Sa here me takonte “ku je miku im thoshte”, tashi nuk thote me…hahaha me nje biciklete te zeze ecte nga “myslym shyri” pa xhingla-mingla”.
O Demo ca behet keshtu o byrazer, c’qenka ky pushteti e ben njeriu tjeter..
kurse ay tjetri me kemishe te bardhe eshte piktori Adrian Devolli, shume i talentuar, po tani eshte tullac i kane rene leshkat haha
Nen hijen e lisit
Mbin vec hardhia
Qe shpirtin moleps
E mposht dashuria
Kur lisi rrezohet
Bashke me hardhine
Gjemba e ferra
Gjen vec ne lendine
Qe qiellin enderrojne
Si lisi dikur
Por vetem zvarrisen
Vaditur me shurre
Ne ate moshe Ka lezet te mbash atlete te bardha. Edhe sikur mos te dilte jashte me sport kishte atlete ai dyqani i Dollarit tek pallatet nentekatesh. S’è di a koincidon periudha S’kishte tenderà, as leje pallatesh, kulla, marreveshje qilaresh apo dollaresh. Skandinav Ka qene dikush qe s’i mbaj mend emrin qe thote:” Pushteti te korrupton. Ndersa pushteti absolut te korrupton absolutisht”.
Te rinjte e asaj kohe ,kuptohet pervec Berishes dhe Tritanit por edhe shume te ngjshmeve te tyre, pelqenin te ishin si Rama,jo vetem ne veshje! rama eshte tjeter Bote, ndihmojeni te beje dicka te mire per Shqiperine ,sepse keshtu gam-gam nuk shkoni gjekundi! Me xhelozine e takut dhe Lubonjes dhe Zhejit dhe me urrejtjen e berishianeve jeni shume te mjere!
Demo i ka urryer perhere ata qe mbanin atlete te bardha addidas apo nike. Lere ata me xhinse i urrente per vdekje ! “Xhinset jane shprehja me e hapur e borgjezise, imperializmit dhe revizionizmit, dhe ata qe mbajne xhinse dhe favorite gjer ne goje duhet te varen ne litar!” -thoshte Demo.
Njehere Demo pasi kishte pire tre dopio raki kumbulle te restorant “Partizani” tek rruga “Puntoret e Rilindjes”, kur pa nje adoleshent nga dritarja nje adoleshent me xhinse te ngushta, doli me vrull nga restoranti dhe ia shqeu me duar xhinset nga poshte duke i bertitur adoleshentit “vagabond! vrrromeee! armik i klases!”. Adoleshenti filloi te qante me denese dhe e kercenoi Demon duke i thene: – “Ta tregon babi ty qe me punon ne komitet qendror dhe mamin qe e kam daktilografiste te zyra e Pilo Peristerit!”
Demo u tremb shume, dhe u perpoq ta perqafonte adoleshentin me xhinse te shqyera duke e ngushelluar: – “Aman mos e bej problem kete pune, hajde se t’i qep gruaja ime xhinset se eshte rrobaqepese e shkelqyer. T’i qepe aq mire sa mos njihet fare shenja e shqepjeve!”
DEMO ME DOSJE…
Demo eshte pensionisti me interesant e i cuditshem qe kam pare !!! Them se ja kalon edhe Ethem Lalajt, se Ethemi, (jo ai MeteH qe mbrasht lexohet Hetem – ky eshte tjeter, eshte i djathte por me bindje te majta.) Them se Demo ia kalon edhe Ethem Lalajt, se Ethemi eshte burre zamani, nuk eshte kontravers e nuk i tradhton mustaqet dhe bindjet kurre, sikur pisqollen t’ia vesh therret: – “Te rroje Partia e shoku Enver !” Ethemi po t’i kapte e po t’i kishte ne dore keta anonimsat e DITA-s, do t’i lidhte me litar si grup e do t’i nxirrte ne bulevard, pastaj do t’i hipte tankut e do t’i shtypte me tank per t’i bere salce per makaronat si ata te sheshit Tienanmen ne Kine !
Kurse Demo eshte tip letrari, ka ca dell artisti, i pelqejne pikturat e realizmit socialist me teper; pikturat abstrakte i urren me teper se Edi Ramen !!!
Demo qe ne pike te mengjesit derisa ngryest i vjen verdalle te gjitha rrugeve dhe rrugicave te lagjes tone duke mbajtur kot nen sqetull nje dosje kartoni me lluster ngjyre jeshile dhe njje bllok shenimesh. Mbi 30 – 40 here ne dite vajtje ardhje mund te beje vetem ne nje rrugice. Shumezoi tek te gjitha rruget e rrugicat e lagjes qe ben varavingo ne dite, behen shume. Hyn del neper dhjetra lokale dhe markete te lagjjes me dosje e bllok ne dore kot fare, se nuk ble asgje. Ndonjehere afrohet deri tek banaket e ekspesit dhe ben vaki qe edhe e zgjat koken per te pare sec ka nen banak. Nje dite desh e rrahu nje banaiere se mendoi se po e shihte nga pulpat ate zonjen. Edhe kafe nuk pi ne lagje, se e pi ca larg te “1 Maji” me raki kocimareje Roskoveci shoqeruar. Faqoren e mban me vete ne xhep. -“Rakine nuk e pi kurre ne lokale se eshte me hile, ma sjellin te zjere dy her nga Roskoveci me nje mik!” – me thote mua duke me shkelur syrin me shejtanllik, kur rastisim ndonjehere te “1 Maji”.
Te gjithe ia kane friken Demos ne lagje, se misterin me te madh ja ngjall njerezve dosja jeshile dhe blloku i shenimeve qe mban nen sqetull vazhdimisht Demua. Ndonjehere ndanon rruges duke ecur, hap blokun dhe me nje stilolaps ben sikur mban ca shenime misterioze. Pastaj e mbyll bllokun dhe vazhdon rrugen. “Kushedi cfare eshte ky Demo, nuk mban kot dosje dhe bllok nen sqetull, nuk mban kot shenime!”, “Mos eshte patronazhist?-“mendojne njerezia gjithe frike, duke e pare Demon si njeriun me te rendesishem dhe me misteriozin e lagjes. “Ketij duhet t’ia kete friken edhe vete Erion Veliaj!”, thone ca shitesa dyqanesh.
I vetmi qe nuk ja ka friken Demos ne lagje, eshte vetem nje qen i zi e i madh sa nje ari, qe rri i leshuar brenda oborrit te nje shtepie private. Edhe Demo vete e ka tmerr ate qenin e zi, qe kur nje dite zgjati koken permes kangjellave te shtepise private per te pare se cfare kishte ne oborr, kur qeni iu turr papritur e i kerceu ne fytyre duke i kafshuar hunden e duke i bere kater vrima te vogla e te cjerra ne hunde. U tregua i shkathet dhe e hoqi koken shpejt Demo, se desh e la hunden te gjithen ne gojen e qenit! Qe ate dite Demo kalon nga trotuari tjeter perkarshi me shtepine ku iu sul qeni i zi, po prap ka frike se mos ka ndonje qen tjeter si ay edhe ne shtepite e tjera ku kalon………..
…Kur Saliu (Berisha) ne ate dhjetor 1990 i doli nga kontrolli Ramiz Alise, ky futi ne loje Edi Ramen si “Radikali anti-komunist qe do te varte komunistet”! Kjo u be me insistimin e Nexhmijes qe me Kristaq Ramen kishte nje miqesi speciale…
Jane fjale te se rese se Enverit, Liljana Hoxhes, thene ne “Opinon” te TV Klan perballe Fevziut.
Ay me kemishe te bardhe me xhinse thasesh mielli te fabrikes bukes,,eshte skulptori antikomformist Gim Rada. Edi ka qenne femije Autik,pa shoqeri,prandaj baba Kristaqi keshillonte studentet e tij,ta mbanin afer.Ne ekip si nje vella i madh e perkrahte Ilir Trebicka,Ja ku ju gjend ne nje periudhe te veshtire si nje baba i dhemshur Fatos nano,qe ABDIKOI NE FAVOR TE EDIT. Dhe tani marshon me kembet e veta,pa pyetur kerrkend,,drejt humneres,duke marre me vete edhe kete popull fatkeq,ashtu si ay makinisti greqise qe masakroi 300 vete,pasi i futi dy dopio ne stacion,,NGATERROI SHINAT.
Femijet Autike kur rriten krijojne nje mirazh mbrojtes ndaj ambjentit armik,duke imagjinuar sikur jane gjeniale,te denje per Vepra te Medha.
Nje femije Autik ka qene Duce Mussolini,i cili deri ne moshen 7 vjecare nuk fliste fare.Ishte memec.
Edhe Hitleri ka qene nje femije Autik,qe gjithe fajin per deshtimin si Piktor i madh,ja fATUROI MESUESVE CIFUTE,.
Ca thua o “demo” , autik Rama ? Nga i pjell keto gjepura. Mendoj se nuk e ke njohur fare .Kur ske ca te thuash me mire mos fol fare …..sot eshte tjeter histori, te gjithe ndryshojme , dhe askush nuk ndryshon perbrenda. Rama ka qene nje djale normal , i lexuar , i
kulturuar artistikisht se kishte fatin te shkonte tek artistet me ne ze ne te gjithe Shqiperine , vertet talenti eshte tjeter gje , por zgjuarsia dhe kultura artistike nuk i mongonin. Sic thote dikush me lart, ishte dhe rebel duke vene ne loje figurat politike te kohes si dhe nje pararendes i artit modern , sepse mund te vizitonte gjithe bibliotekat e ndaluara ne ate kohe ,qe per ne te tjeret ishte “molle e ndalume”…..e perseris talenti eshte tjeter gje ,…por kultura dhe librat te japin shume , kjo nuk eshte ndonje sekret
Urejtes professional ,sa vija ke hequr?cilat ishin keto biblioteka te ndaluara?mund te thuash qe ka lexuar:kompania e bretkocave …..
Nuk eshte Gim Rada ai me kemishe te bardhe ne krah te djathte te Edit o Demo kopani !!! Gim Rada i ndjere, ishte 12 vite me i madh nga Edi. Ai eshte piktori Adrian Devolli e pike !!!
Autizmi nuk eshte ndonje “hata”. Edhe gjenite kane qene autike. Flitet se kane qene autike Ajnshtajni, Moxarti, Van Gogh, edhe Da Vinci madje.
Edhe ti Demo si autik dukesh, por me koeficient me te ulet intelektual se njerezit mesatare.
Megjithate ke jeten perpara dhe mbase ben ndonje cudi…
Ai ne krah te djathte me kemishe te bardhe dhe xhinse thasesh ,me duar te ngritura eshte Gim Rada dhe dy pika. Tegjithe personat aty jane nxenes te Kristaqit dhe 10-12 vjet me te medhej se Edi, Edhe Ardjan Klosi ishte 10 vjet me i madh se Edi. Ne mungese te moshatareve familja kujdesej te mos e linin te vetmuar edin,,me ata qe kishin mundesi.
Asgjë nuk është rastësi. Unikal! Veshja është art, të vishesh me shije është dhunti vetjake. Brezi im, megjithëse Edi është dy vjet më i vogël se unë, ka mjaft për të thënë. Çensura e asaj kohe të pakohë mos ardhtë kurrë. Edi Rama është prototip i modës, pamvarsisht nga kritikat që ka marë shpesh nga mendjet e ndryshkura të medjas, Rama i përket unikalitetit, kjo e bën atë të veçantë, kjo është politika e artit, të jesh artist është hulli jetike, të jesh artist do të thotë të jetosh në liri, e, këtë liri rrallë njerës e kuptojnë. Koha që ne u ritëm na dha mësimin themelor se: Jeta nuk jetohet nën diktat dhe çensurë, jeta nuk ka direktiva të imponuara! Jeta ndërtohet në limitet që na ofron ajo, fëmijës kur i thua “mos”, e, atë ç’ka i ndalon fëmija do ta bëjë, këtë bëri ai sistem, instaloi lojën ogurzezë të mos-it.
Ja të komentoj Edin me këtë prezencë rinore, me një cilësim: i hijshëm!