Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si po i vret Izraeli gjeneralët iranianë. Por a do funksionojë në afatgjatë?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Si po i vret Izraeli gjeneralët iranianë. Por a do funksionojë në afatgjatë?
BoteLajmi i fundit

Si po i vret Izraeli gjeneralët iranianë. Por a do funksionojë në afatgjatë?

Published: April 15, 2024
Shpërndaje

Izraeli duket se ka intensifikuar fushatën e vrasjes së gjeneralëve dhe komandantëve kryesorë iranianë, me bazë jashtë vendit.

Sulmet e dyshuara ajrore izraelite vranë së paku 18 anëtarë të Korpusit të fuqishëm të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) – dega elitë e forcave të armatosura të Iranit – në Siri, që nga dhjetori i vitit të kaluar.

Në rastin e fundit më 1 prill, shtatë anëtarë të IRGC-së, përfshirë dy gjeneralë, u vranë në një sulm ajror në kompleksin e Ambasadës iraniane në Damask.

- Publicitet -

Sulmi nxiti përgjigjen e Iranit me dronë dhe raketa kundër Izraelit.

Ekspertët thonë se vrasjet e komandantëve iranianë synojnë të mposhtin të ashtuquajturin “bosht të rezistencës” të Iranit, apo rrjetin e tij të përfaqësuesve rajonalë dhe të grupeve militante kundër Izraelit dhe Perëndimit.

Sipas tyre, strategjia ka të ngjarë t’i prishë aktivitetet e këtij rrjeti në afat të shkurtër, porse ajo është e rrezikshme dhe mund të dështojë në afat të gjatë.

“Rrjeti rajonal i Iranit është ngjitur së bashku përmes lidhjeve personale, jo institucionale”, thotë Ali Vaez, drejtor i Projektit për Iranin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, me qendër në Bruksel.

“Eliminimi i komandantëve që kanë përvojë prej dekadash në rajon dhe një rrjet të gjerë kontaktesh personale, sigurisht se e dobëson Iranin”, shton ai.

“Strategji e rrezikshme”

Sulmet e dyshuara të Izraelit kundër anëtarëve të IRGC-së u intensifikuan që nga shpërthimi i luftës në Rripin e Gazës, tetorin e kaluar.

Në përgjigje të ofensivës vdekjeprurëse të Izraelit, grupet militante, të mbështetura nga Irani, sulmuan caqe të Izraelit dhe SHBA-së në të gjithë Lindjen e Mesme, në shenjë mbështetjeje për palestinezët.

Konflikti u shkaktua nga një sulm i paprecedentë i Hamasit – grup i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – kundër Izraelit.

Së paku tri figura kyçe të krahut jashtë shtetit të IRGC-së, forcës Kuds, u vranë në sulmet e dyshuara izraelite, në muajt e fundit.

Razi Mousavi, komandant i lartë i forcës Kuds, u vra në një sulm ajror pranë Damaskut, më 25 dhjetor.

Ai ishte përgjegjës për koordinimin e aktiviteteve ushtarake të Iranit në Siri dhe Liban.

Në mesin e të vrarëve në sulmin e 1 prillit ishte gjenerali Mohammad Reza Zahedi, komandant i lartë i forcës Kuds në Siri dhe Liban.

Në sulm u vra edhe zëvendësi i Zahedit, gjenerali Mohammad Hadi Haj Rahimi.

“Ka gjithmonë dyshime nëse këto atentate të shënjestruara funksionojnë”, thotë Michael Horowitz, udhëheqës i inteligjencës në qendrën e konsulencës, Le Beck International, me bazë në Bahrejn.

Këto sulme, sipas tij, “mund të kenë një ndikim afatshkurtër dhe afatmesëm në kapacitetet e Iranit për t’u koordinuar me përfaqësuesit e tij, për të kontrabanduar armë në Siri dhe Irak dhe për të kërcënuar Izraelin”.

Sulmi në kompleksin e Ambasadës iraniane në Damask ndodhi vetëm disa orë pasi një sulm me dron goditi një bazë detare në portin jugor izraelit, Eilat, në Detin e Kuq. Sulmi dëmtoi një ndërtesë dhe gati goditi një anije luftarake izraelite.

Përgjegjësinë për të e mori Rezistenca Islamike në Irak – një grup ombrellë që përfshin milici të mbështetura nga Irani.

“Perceptimi im është se Izraeli donte të tregonte se ka dominim të përshkallëzimit mbi Iranin dhe se Irani nuk mund ta përshkallëzojë situatën pa paguar një çmim”, thotë Horowitz.

“Në përgjithësi, kur një aktor dëshiron të ngrihet lart, ai e ngre rrezikun jo për një shkallë, por për dy. Sigurisht, kjo është një strategji e rrezikshme. Pyetja është nëse kjo do të funksionojë dhe Irani do të tërhiqet në një afat më të gjatë, ose, në të vërtetë, do të dështojë”, shton ai.

“Askund sigurt”

Vala e fundit e vrasjeve nuk shënon herën e parë kur komandantët kryesorë iranianë shënjestrohen dhe vriten jashtë vendit.

Në vitin 2020, komandanti i forcave Kuds, Qassem Soleimani, u vra në një sulm ajror të SHBA-së në Irak.

Ai shihej si arkitekti i “boshtit të rezistencës” dhe kishte ndikim të madh mbi anëtarët e tij, përfshirë Hamasin, Hezbollahun e Libanit, milicitë shiite irakiane, rebelët Huthi të Jemenit dhe Qeverinë e Sirisë.

Qassem Soleimani u vra në një sulm ajror të SHBA-së në Irak më 2020. Vrasja e Soleimanit bëri që “boshti i rezistencës” të bëhej më i decentralizuar dhe disa grupe, sidomos milicitë shiite në Irak, të fitonin njëfarë autonomie. Por, ngjarja nuk e prishi ndjeshëm forcën Kuds e as nuk e shpartalloi boshtin.

Disa orë pas vrasjes së Soleimanit, zëvendësi i tij, Esmail Qaani, u promovua.

Vaez thotë se vrasja e Zahedit dhe zëvendësit të tij, megjithatë, ka të ngjarë të jetë më shkatërruese.

“Ndryshe nga rasti i vrasjes së Soleimanit, nuk ka ndonjë dorë të djathtë që të ndërhyjë menjëherë dhe ta mbushë boshllëkun”, thotë Vaez.

“Nëse Irani nuk arrin ta rivendosë mbrojtjen kundër Izraelit, asnjë zyrtar ushtarak iranian nuk do të jetë më i sigurt askund, as në Siri, as në Liban”, thekson ai.

Hakmarrja e Iranit

Irani e përshkroi sulmin në kompleksin e Ambasadës së tij si sulm në territorin iranian. Udhëheqësi suprem, Ajatollah Ali Khamenei, paralajmëroi më 10 prill se Izraeli “duhet të ndëshkohet dhe të dënohet”.

Natën mes 13 dhe 14 prillit, Irani lëshoi mbi 300 raketa dhe dronë drejt Izraelit.

Ishte hera e parë që ky vend sulmoi Izraelin direkt nga territori i tij.

Por, Forca e Mbrojtjes e Izraelit tha se 99% e dronëve dhe raketave të Iranit u rrëzuan përpara se të hynin në hapësirën ajrore izraelite.

Në të kaluarën, Irani është përmbajtur nga sulmet direkte kundër Izraelit, por ka rritur mbështetjen e tij për “boshtin e rezistencës”, për ta çuar luftën në Izrael.

Përgatiti: Valona Tela, REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Xen Bolja says:
    April 15, 2024 at 9:14 pm

    Koken hengshin kermat arabo-islamo-qifute

    Reply
    • Prec Ulaj says:
      April 16, 2024 at 12:01 pm

      Nuk mbarohen gjeneralet duke i goditur me raketa.
      Enver Hoxha i hyri ushtrise me shpate, vrau shume prej tyre, burgosi pjesen tjeter, dhe prape ushtria ishte njesoj.
      Gjithe problemi eshte ai qe komandon Gjeneralet, aty eshte celesi, e vret dot ate?

      Reply
  • demo says:
    April 16, 2024 at 6:42 am

    Irani leshoi 300 fishekzare,balona,drone, dhe lajmeroi Ameriken:-Shiko mos bejne ndonje qeder ato fucite,se duan edhe 20 ore te mbrrijne ne Izrael. Se edhe Ne dijme te hakmerremi.
    Pordhi kali ne dere te hanit/Theu xhamat e dyqanit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?