I nderuar z.Kryeredaktor
Këto ditë lexova në media një lajm në lidhje me Stalinin. Sesi Stalini mendonte mirë për ne shqiptarët. Ndërsa neve na bëhet qejfi teksa e lexojmë këtë lajm. Te them te drejten mua nuk me pelqen ky lloj entuziazmi sa here degjojme qe dikush ka folur per vendin tone apo ndonje vip ka kryqezuar duart per te formuar shqiponjen sepse e konsideroj njelloj inferioriteti. Megjithate nuk eshte kjo tema qe dua te trajtoj ne keto radhe.
Ndërkohë që po e lexoja lajmin mu kujtua befas një histori e Stalinit që dua ta ndaj me ata të cilët ndoshta nuk e kane dëgjuar më parë.
Bëhet fjalë për një ndodhi interesante, për një leksion që u jep të vetëve duke çpupëluar një pulë. Nëse kërkoni në google “Stalin’s chicken” mund ta gjeni edhe në anglisht këtë ndodhi. Pa e zgjatur ngjarja zhvillohet si më poshtë.
Një ditë në një gosti me krerët më të lartë të partisë komuniste Stalini deshi t’u jepte një leksion bindës këtyre të fundit. Bisedat e zellshme dhe cingërrimat e gotave të vodkës ndërpriten vrik nga goditja ritmike me pirun në shishen e vodkës. Tre kater goditje dhe heshtja kaploi menjëherë.
Stalini kishte një pyetje për të pranishmit.
-Kush di të më thotë sesi qeveriset një popull me bindje absolute ndaj liderit, pa nxjerrë asnjë zë edhe në rast se është i pakënaqur? – pyeti ai.
Secili aty u përpoq të jepte përgjigjen e duhur por asnjë nga përgjigjet nuk e kënaqi Stalinin. Dikush foli për rreptësi, dikush tjetër për tortura dhe syrgjynosje etj etj, por asnjëri nuk arriti të gjente atë që kishte në kokë Stalini.
Pasi nuk mori përgjigjen që deshi urdhëroi të sillnin një pulë të gjallë. Pa kaluar shumë i sollën pulën, dhe befas ai filloi t’ia hiqte puplat përsëgjalli. Pula kakariste e lëvizte mesa mundej por ishte e kotë. Stalini e mbante mbërthyer derisa e bëri pulën cullak, dhe vetëm atëherë e la pulën të lirë të ikte. Ndërkohë u tërhoqi vëmendjen të pranishmëve që të vërenin me kujdes sjelljet e pulës. Pula e gjorë u nis drejt derës, por befas ndeshi në ftohtin e acartë dhe u kthye drejt oxhakut ku ndeshi në të nxehtin e zjarrit, pastaj krejt papritur u drejtua te Stalini dhe u ul në prehërin e tij. Ai mori ca ushqim dhe ia dha pulës së rrjepur që tashmë nuk lëvizte fare.
Ndërkohë shikonte i kënaqur në drejtim të pranishmëve sikur donte t’u thoshte që, populli eshte si pula. Nuk ishte e nevojshme fjala në këtë rast sepse ata e kishin kuptuar tashmë shumë mire domethënien e këtij leksioni.
Vërtetësia e kësaj ndodhie mund të diskutohet (historianët thonë që është false) por mesazhi që jep i përshtatet shumë të tashmes. Nje shoqerie te ciles i kane rene puplat nje nga nje, do te thote qe ka humbur edhe aftesine per te reaguar. Ata qe duan ndryshim, thjesht ikin. Per ata qe kane ngelur, mjaftojne dy kokrra miser dhe aq.
Botuar në rubrikën Letër Kryeredaktorit
Kur Tito shkoi ne Moske ne 1946 midis shume pikave u diskutua puna Kosoves sepse Tito i tha Stalinit se Enveri po na CAN MENDEREN per kete pune dhe Stalini i tha tekstualisht “GELLTITE…
>
Pas dy vitesh Josifi I Moskes u prish me Josifin e Beogradit dhe Stalini u be mbrojtes i Shqiptareve nga invazioni serb dhe per nga ndihmat russovjetike qe mori Shqiperia ne ate kohe mund te themi se ne ato vite 1949-1953 USSR mban rekordin per ndihma per te gjitha kohrat..
Shenim:
E di qe ca kasape interneti do me akuzojne per Stalinst dhe do ju thoje…prit pak lexo me poshte:
Qofte Russovjetiket ne kohen e Stalinit qofte dhe keto amerikant e Bidenit nuk njohin MIQESI POR INTERESA
O LojKARI i Enverit, po te tregoj nje histori:
“Ishte njeri qe nuk i pillte gruaja dhe e çoi te babai i teqese e i tha: Baba, nuk me lind gruaja. Ska gje i tha babai, hajde neser ketu, sille gruan dhe nje kile kos me vete. U tha , u be. Babai i beri nje te lyer te mire me kos dhe e mballosi ate gruan mu ne sy te burrit. Ay i gjori duroi sa duroi e tha: Per Zot o Baba, po te mos qe ky kosi une kesaj do t’i thosha qirje.”
Keshtu e ben edhe ti o lojKAR, i fut nje te lyer me kos dhe kujton se nuk merresh vesh qe po mundohesh te qish. O idiot qe flet per interesa, po ta merr mendja qe kjo dynja me interesa eshte pse kush kujton se do te te doje ty per syte e bukura, apo ti mendon se ua hedhim me ca kos. Debil.
Kjo historia e pules tregohet ne shume raste ,sidomos kur burri, diten e dasmes, per te frikesuar gruan, kishte futur ne dhome nje pule. Para se te zbulonte fytyren e gruas ,kur hyri ne dhome naten epare , shkoi dhe tere nervozizem tha: Kush eka futur kete pule ne dhome ? Dhe ter inat e shqeu pulen per se gjalli.apo i shkuli pendet,apo i preu koken ( tregimet jane te ndryshme) dhe gruaja u friksua e nuk e kundershtonte burrin…
eshte me mace
per mua eshte Histori e sajuar
Diktatori Stalin mund të merrte mikun e tij më të afërt , personin numur 2 , Molotovin në vënd të pulës dhe ky t‘I thoshte të falemnderit shoku Stalin .
Dhe do ta kishte bërë , por s’pati kohë se i preu perëndia ymërin !
TANI QE E HENGRET
KOQEN E ULLIRIT
E FRONIN SI QYPA
JA DHURUAT QAFIRIT
QE SI ASKUSH TJETER
DI TA RRJEPI PULEN
E CARTI PDne
LULIT I DHA VULEN
MBYLLNI ME MIRE GOJEN
PARA SE TA HANI
SA DHJETE STALINA
ESHTE BORAT VIGANI
Nuk mar persiper te mbroj Stalinin sepse dihen terori dhe barbarizmat qe ka bere ndaj populli Rus por edhe republikave tjera deri ne vitin 1953 .Por Shqiperise i ka bere mire , sepse ndryshe sot ne do te flisnim Serbisht.Historia origjinale e asaj qe ka the ne GELLTITENI eshte pak me ndryshe..Titua pas vitit 1946,nuk eshte takuar me me Stalinin sepse ai prishi planet e tij per konferderaten Ballkanike ku futej Bullgaria ,Rumania ,Shqiperia .Kjo eshte ndarja perfundimtare e Titos me Stalinin dhe kontaktet me Mosken i mbante Kardeli .Ne kujtimet e tij ai thote;Kjo rreth vitit 1947, Kush jane keta Shqiptaret ?Mos jane banoret e dikurshme te Kaukazit ? Kardeli i shpegon realisht se keta jane nje popull i vjeter i Ballkanit dhe jane autoktone qe kane gjuhen e tyre te vecante.Kur degjoi shpegimin tim Stalini me shikoi ne sy dhe me beri pytjen e fameshme “Pse nuk e gelltitni” kjo ishte me shume per te tentuar mendimin qe ne kishim per shqiptaret ….Kurse ne vitin 1948 , pas provokacioneve te gushtit nga Greqia ne zonen e Gramozit,,,, Tito perqendroi dy Divizione te motorizuar ne kufi gati per te na “mbrojtur nga agresioni fashist Grek ….Dhe ka qene fjala e Stalinit qe e ndali … i cli dergoi pak me vone vendimin Informbyrose komuniste se Jugosllavia perjashtohej nga lidhja e komunisteve boterore sepse bente flirte me perendimin …Kjo eshte saktesiht historia e Stalinit me ne Shqiptaret NJe proverb Arab thone “Nje gjarper qe mua nuk me kafshon le te jetoje 300 vjet”
Ashtu eshte o Luzati, po pjesa e dyte e proverbit thote :”Si e di gjarperi qe te mos me kafshoje mua?” Se doli qe gjarperi rus u be gati te na kafshonte jo pas 300, po pas 10 vjetesh, po t’i besosh Enverit, qe vete ishte gjarper, po i shkurter, si pune krimbi. Keshtuqe kjo puna e gjarperinjve eshte ca e ngaterruar dhe nuk mjafton nje proverb arab per ta ftilluar.
Stalini nuk ka sulmu shtete ai ishte i sulmuar edhe përkundër paktit dhe fundi ai që pretendonte sigurt Moskvën solli rusët në Berlin dhe si ishte dhe ishin popujt sovjetik me Stalinin dhe si pas tij flet realiteti historik
Ou? Stalini nuk sulmoi shtete??? Po Finlanden kush e sulmoi, pavaresisht se finlandezet ia kthyen majat nga thembrat, po Republikat Balltike kush i aneksoi?
Ramiz Alia kishte frike vetem Sali Berishen.
Mos e shikoni sot Sali berishen,qe Rama e ka hipur ne kembanare dhe po e loz si mushka Papes,,pooor nga 1982 deri ne 1993 ka qene shume i rrezikshem.
Ramiz Alia,shpirt njeriu,donte t`i shpetonte ata dy mjeket qe internoi Berisha,E mori ne telefon Berishen,,por ky e kercenoi,se do ta ndiqte ne rruge Partie.Ishte gjallwe Enver Hoxha .Ramizi u terhoq,.
Luzati:
Mire e tregon dashakeqesine e Stalinit ndaj shqyptareve, por si shahisti i Enverit nuk e con deri ne fund tregimin per kete dashakeqesi, ja si ka qene everteta lakuriq:
“ Në janar 1948, Djilas u dërgua në Moskë për të negociuar me Stalinin, me të cilin Jugosllavia ishte ende aleate. Takimet dhe diskutimet e tyre, të zbuluara nga Djilas në librin e tij “Biseda me Stalinin”, trajtonin ndër të tjera edhe Shqipërinë, siç shihet në fragmentet e mëposhtme. Indiferenca e dukshme dashakeqe e Stalinit ndaj Shqipërisë është në kontrast të fortë me admirimin zyrtar servil me të cilin ai mbahej në Shqipëri gjatë gjithë regjimit të Hoxhës, madjepermendorn e tij shqiptaret e kishin ne cdo shesh te qyeteve deri në vitet 1990, kur Shqipëria ishte vendi i fundit në Botë që ende e nderonte Jozef Stalinin edhe pas renies se Murit te Berliniy. Interesi i Stalinit për Jugosllavinë ishte i ndryshëm nga ai i udhëheqësve të tjerë sovjetikë. Ai nuk ishte i shqetësuar fare për sakrificat e popullit shqiptar per te luftuar me fashizmin, ai nuk e vleresoi asnjehere LANC e krijuar nga jugosllavet ne Shqiperi. Në një moment ai shprehu interes për Shqipërinë. “Çfarë po ndodh vërtet atje? Çfarë lloj njerëzish, cfare fisi janë ata?” Djilas I shpjegon: “Në Shqipëri po ndodh pothuajse e njëjta gjë si në Jugosllavi. Shqiptarët janë populli më i lashtë ballkanik – më i vjetër se sllavët, madje se edhe grekët e lashtë”. “Por si dolën emrat sllavë ne vendbanimet e tyre?” – pyeti Stalini. “A nuk kanë lidhje ata me sllavët?” E shpjegova edhe këtë. “Sllavët i banonin luginat shqiptare në kohët më të hershme, ne Mbreterine bullgare pra edhe emrat sllavë jane te asaj kohe dhe më pas në kohën turke shqiptarët i dëbuan bullgaret”. Stalini i shkeli syrin me shaka. “Kisha shpresuar që shqiptarët të ishin të paktën pak sllavë”. Stalini tha: “Ne nuk kemi asnjë interes të veçantë për Shqipërinë. Jemi dakord që Jugosllavia të gëlltisë Shqipërinë!” Me këtë ai mblodhi gishtat e dorës së djathtë dhe, duke i afruar te goja, bëri një lëvizje sikur do t’i gëlltiste. Me këtë Molotov ndërhyri: “Por kjo është gëlltitje!” Dhe Stalini shtoi, sërish me atë gjestin e tij: “Po, po. Gëlltitje! Por ne jemi dakord me ju: ju duhet ta gëlltisni Shqipërinë – sa më shpejt ta beni aq më mirë, shqiptaret jane nje fis i eger ujembledhes dhe drupreres nuk ka pse te mos i gelltisni menjehere”
Ky ishte Baba Stalini qe Enveri e hyjnizoi si nje Zot perhere dhe kur vdiq qau dhe vajtoi te sheshi Skenderbej i gjunjezuar para permendores se ketij Killeri dhe Vrastari monstruoz qe tallej me viktimat e tij dhe kur gazetaret e pyeten si flinte i qete kur kishte vrare afro 33 milione njerez gjate periudhes se industrializimit te BRSS 1923-1933 i ai, Stalini u pergjigj: “Kur vret nje njeri shkon ne burg, por kur vret miliona kjo behet statistike” Kjo monster ishte Josif Stalini qe Ismail Kadare i dedikoi poemen e tij:
“…Pra, lamtumirë mik i madh, baba!
zemër i thotë sot lamtumirë.
Së bashku me Leninin krah për krah
Ay ka për t’u shtrirë.
Pushon tashti
Ay në qetësi,
Por, jo!
Ay nuk vdiq!
Vazhdon të rojë!
Dhe fjal’ e tij e urtë përsëri
Përpara do na çojë!…”
Ismail Kadare, 5 Mars 1953
Une e besoj. K
Kam nje histori me Nolin
Ç’pret nga nje qeveri ku k/ministri i bie fyellit?! Këto janë fjalët e Nolit. I kujtova tani duke pare Ramen ne TV. Ja si e nis biseden Noli fjale per fjalë: Fyellin e kam pasur nje vegel te preferuar. Edhe kur shkova ne Shqiperi e kisha me vete i bija kur kisha kohe te lire. Kjo me çlodhte dhe me largonte telashet per disa çaste. Kur u bera kryeminister nga merzia i kisha rene fyellit e dikush na kishte degjuar, e kishte hapur fjalet: Ç’pret nga nje qeveri, kur kryeministri i bie fyellit?!
Edhe kryeministri Rama shkon nga shkon dhe fyellit i bie ne nje vrime dhe jo me nota muzikore si e do halli. Ne O.K.B pershtat bashkëjetesen fetare ne Shqiperi dhe jep shembullin personal ne familje. Te njejten gje ben ne Itali, Gjermani edhe France. Po pse? Asnjeherë e keqja ne Shqiperi nuk eshte shfaqur nga natyra fetare e kombit.
Jo se kete po e thotë Kryeministri por se eshte shtrat i gjetur qe e kane farketuar brezat qe heret. Rama te trajtoje ne O K B ate qe thote Konica se e keqja e shqiptarëve jemi vetë ne, ose fakti qe nuk forcojme shtetin ekonomik, shtetin ligjor dhe kemi ngritur ne art metoden korruptive.
Fyellit (flautit te Nolit) i bie dhe me te qare sic i ka tani hallet populli qe kerkon drejtesi per vrasjet, drejtesi per pronat dhe punë, punë, punë. Lere fyellin dhe pervish menget me administraten, se kur ti i bie fyellit, ajo pi kafe gjithe diten.
ndoshta pa lidhje por nuk dija ku ta dergoja
Ishte një herë një plastmas kasolle në rrugën “V. Konti” tek ish-radio Tirana që kishte pushtuar trotuarin. Tani nuk është më. Në trotuarin e mimozave kalohet lirisht. Dhe është i bukur. Ca shokë që banojnë aty afër më falënderuan pasi isha me ta kur i dërgova shkrimin DITËS. Unë u kërkova leje për ta spostuar. Jemi të kënaqur t’i dërgojmë falënderimin tonë gazetës së njerëzve të thjeshtë. Pa të fjalët do të kishin mbetur në kafene, aty ku u shkruan. Së dyti, bashkinë që e lexon gazetën “tonë” dhe më pas vepron, faleminderit! Meqë nuk kanë mbetur shumë dyer për të qarë hallet e “vogla” të njerëzve po të “vegjël”, po i drejtohemi DITËS për një problem të parëndësishëm për ata që kanë lekë e të rëndësishëm për neve që nuk e kemi privilegjin e të pasurit. Invalidët e punës marrin çdo muaj një pension. I vogël, por na bën punë. Jo se nuk i marrim, po ne asnjëherë nuk e dimë kur do t’i marrim. Datat lëvizin me shumë ditë dhe na duhet të pyesim vazhdimisht nëpër banka. Meqë fondi është, them se duhet të ketë mundësi të rregullohet pa shumë vuajtje. Një ditë vonesë na duket shumë. Prandaj dhe jemi popull. Besojmë fort se DITA do ta bëjë të vetën.
mire populli po institucionet qe sillen o si pula o si luane???
Mora shkas nga një artikull për dëmin ekonomik gjatë këtyre 2 vjetëve që ka kapur një shumë marramendëse qindra milion euro nga ministritë. gati 1 miliard euro!!!!!
Së pari, a janë shifra të sajuara politike apo janë të certifikuara me dokument ligjor? Së dyti, KLSH-në kush është kompetent për ta kontrolluar, se deri tani ka qenë e heshtur dhe këtë vit ka bërë bujë me shifra marramendëse në konstatime e abuzime në ekonomi e asgjë konkrete? Së treti, Prokuroria pse nuk vepron? Po qeveria pse nuk reagon? Këto daulle a i dëgjon? Tërë opinioni shqiptar presim drejtësinë, o qeveria, o KLSH-ja duhet të japë llogari.
3D:
Po pse hedh llogje budalli o mavri? Nga e ke mesuar ti se Stalini nuk ka sulmuar asnje shtet, apo “…nuk ka sulmu shtete…” sic deklaron ti? Sepse pikerisht para L2B Stalini sulmoi pabesisht Finlanden ne Luften e Dimrit, pasi kishte gelltitur 3 shtetet balltike dhe kishte ndare Polonine me Gjermanine si Byreku ne tepsi, ja cfare shkruan interneti per Luften e Dimrit te BRSS me Finlanden qe detyroi Ushtrine e Kuqe te zbythej me turp ne vitin 1939:
“ Lufta e Dimrit ishte një luftë midis Bashkimit Sovjetik dhe Finlandës. Filloi me një pushtim sovjetik të Finlandës më 30 nëntor 1939 dhe përfundoi tre muaj e gjysmë më vonë me Traktatin e Paqes të Moskës më 13 mars 1940. Pavarësisht fuqisë ushtarake superiore, veçanërisht në tanke dhe avionë, Bashkimi Sovjetik pësoi humbje të mëdha dhe fillimisht bëri pak përparim derisa u detyrua te kapitullonte dhe terrhiqej. Lidhja e Kombeve e konsideroi sulmin të paligjshëm dhe dënoi sulmin e pabese te Bashkimit Sovjetik. Luftimet pushuan në mars 1940 me nënshkrimin e Traktatit të Paqes në Moskë, në të cilin Finlanda i dha 9% të territorit të saj Bashkimit Sovjetik. Humbjet sovjetike ishin të rënda dhe reputacioni ndërkombëtar i vendit vuajti totalisht. Performanca e dobët e Ushtrisë së Kuqe inkurajoi kancelarin gjerman Adolf Hitler të besonte se një sulm ndaj Bashkimit Sovjetik do të ishte i suksesshëm dhe konfirmoi opinionet negative perëndimore për ushtrinë sovjetike. Pas 15 muajsh paqeje të përkohshme, në qershor 1941, Gjermania filloi Operacionin Barbarossa kunder BRSS.”
Replike miqsore me komentuesin:”Luzati
19 Janar, 2024 te 8:06 pm
.
I nderuar pajtohem me verejtjen tuaj,nuk jam shume i sakte ne kohe por duke menduar se nuk do i vinin “mikroskopin” komentin tim i dhashe rendesi idese time kryesore se ne Rastin ne fjale Stalini nga nje “shqiptaro-cfarosesh” ne 1946-1947 per disa muaj u be mbrojtesi me i madh i joni ne histori..por kujdes ju lutem te fjalia me poshte..Asnje superfuqi perfshire dhe Ameriken punojne sipas interesave dhe jo sipas miqesive apo turbosumlepirjet..
>
E dyta qe kam ne rastin ne fjale eshte fakti vet-poshtrues i joni qe shpesh behemi me pro amerikan se vete amerikanet ( dikur me sovjetike se sovjetiket) Pra Amerika dhe Perendimi jane ne te drejten e tyre ta godasin Stalinin si diktator por mos harrojme se Rusvelti ishte miku me i madh i Stalinit ect ect,,Perendimi kurre nuk do harrojne faktin se Rusia (ish USSR) pas L2B ishte NR 1 ne bote biles i beri ligjin Amerikes dhe Anglise duke rrembyer shtete deri ne Berlin kur nguli Hurin (Flamurin) ne REISHTAG.
>
Nuk me intereson fare Stalini as keto artikuj bajate me kotece pulash, si filma vizatimore per kalamanj…Me interson data e neserme 21 janari ,23 vjetori i masakres bulevardit qe u vrane si pula 4 protestues dhe ambasadori Arvizu e quajti burre shteti Salinin e Viqidolit..
>
Gezuar Festen e Masakres 21 janarit 2011 zoti Thano..
Jete te gjate dasmoreve Arvizu,Berisha,Basha,Meta Rama ku ne vend te pulave te Stalinit u shtrua gostia me kater te vrare…ku edhe pse Berisha ka pranuar krimin me trimeri perseri Spaku i Qimes Bidenit po pranon te perdoret si leter higjenike nga Usali Biberishaj