Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si u gjend holandezja e shpëtuar në Osum dhe një apel shumë i rëndësishëm për turistët dhe institucionet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Si u gjend holandezja e shpëtuar në Osum dhe një apel shumë i rëndësishëm për turistët dhe institucionet
KomunitetKryesore

Si u gjend holandezja e shpëtuar në Osum dhe një apel shumë i rëndësishëm për turistët dhe institucionet

Published: May 10, 2023
Shpërndaje

Të hënën më 8 maj 2023, ndërsa skuadra e Albania Rafting  Group ishte në kanionet e Osumit me një grup turistësh, pa trupin e një njeriu pa ndjenja. Bëhej fjalë për shtetasen holandeze Helma Schurmmans, e cila ishte në hipotermi.

Zonja u gjet vetëm me rrobat e trupit, pa jelek shpëtimi, pa skafandër, pa kostum dhe xhup termik, të cilat janë pajisjet e domosdoshme për të praktikuar rafting, kayaking dhe eksplorim kanioni në siguri.

Shtetases holandeze iu dha ndihma e parë brenda në kanion nga guidat e Albania Rafting Group dhe më pas u transportua në spitalin e Çorovodes ku mori ndihmën mjekësore dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

- Publicitet -

Fatkeqësisht rezulton ende i humbur bashkëshorti i saj, shtetasi holandez  Jules Schurmmans. Skuadra e Albania Rafting Group po bashkëpunon me Forcat Speciale RENEA dhe Policinë e Shtetit për ta gjetur atë.

Federata Shqiptare e Rafting shpreh shqetësimin e saj për ngjarjen dhe bën thirrje që të gjithë personat, vendas apo të huaj, të cilët bëjnë aktivitete sportive dhe aventure si rafting, kayaking dhe eksplorim kanionesh, t’i referohen guidave profesioniste të licencuara dhe të trajnuara nga Federata Shqiptare e Rafting për t’u pajisur me të gjitha informacionet dhe pajisjet e nevojshme për të hyrë në kanion në siguri të plotë.

Federata kërkon bashkëpunimin e të gjitha institucioneve qendrore dhe vendore, si dhe në mënyrë të veçantë, të të gjitha agjencive dhe operatorëve turistikë, të mediave televizive dhe të shkruara  që të informohen turistët e huaj për rrezikshmërinë e hyrjes në kanion pa informacionin dhe pajisjet përkatëse.

Përveç kësaj i bën thirrje institucioneve përgjegjëse në nivel qendror dhe vendor që të gjitha destinacionet turistike natyrore dhe të sportit të aventurës të pajisjen me tabela informuese për nivelin e vështirësisë dhe pajisjet e nevojshme profesionale që kërkon eksplorimi apo aventura në zona të caktuara. Është e domosdoshme që të gjithë turistët të jenë të shoqëruar nga guida të trajnuara nga federata dhe institucionet e posaçme dhe me eksperiencë.

Rafting, kanyoning dhe river hiking janë disiplina shumë të bukura por shumë komplekse dhe të rrezikshme nëse guidat nuk janë të trajnuara dhe të kenë eksperiencën e duhur.

Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithëve për ta bërë rafting si sport dhe aktivitet turistik sa më të sigurt.

Zamo Spathara

President                                    Federata Shqiptare e Rafting

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga

Komentet e Fundit

  1. O nëne, o nëne on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. K O R C A on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Phoenix on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Komshiu on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?