Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si u përgjua diplomati italian, që fliste për demonstratën e studentëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Si u përgjua diplomati italian, që fliste për demonstratën e studentëve
HistoriKryesore

Si u përgjua diplomati italian, që fliste për demonstratën e studentëve

Published: August 29, 2023
Shpërndaje

Sigurimi i Shtetit përgjonte përfaqësitë apo ambasadat e huaja në Tiranë. Të paktën këtë thotë një dokument interesant i publikuar së fundmi.

Përmbajtja e bisedës së përgjuar ka lidhje me protestat e para të studentëve shqiptarë në dhjetor 1990. Biseda që është regjistruar nga Sigurimi i Shtetit, është një dialog telefonik mes një gazetari të “Reuters” dhe një funksionari të Ambasadës italiane në Tiranë.

Gazetari interesohet për protestat e studentëve të datës 9 dhjetor 1990, për përmasat, të plagosurit, të arrestuarit, si dhe për situatën në Shqipëri. Ndërsa funksionari i përgjigjet me cilësinë e një dëshmitari okular, duke i treguar të gjitha detajet e përleshjes, që ndodhi pranë ambasadës italiane.

- Publicitet -

Zbardhja e përgjimit i është dërguar Sekretarit të Parë të Komitetit Qendror të PPSh-së, Ramiz Alia, sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së Xhelil Gjoni dhe Kryeministrit, Adil Çarçani.

Ja përmbajtja e dokumentit.

Sekret:

Ekzemplar nr.
TIRANE, ME 11.12.1990

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË, MINISTRIA E PUNËVE TE BRENDSHME, DREJTORIA E I

Nr. 11464

Lënda: Për interesimet e një korrespondenti të agjencisë “Rojter” në Itali, për demonstratën e studentëve.

Shokut: Ramiz, Adil dhe Xhelil

Një korrespondent i agjencisë “Rojter” në Itali, në bisedën telefonike që zhvillon në datën 9.12.1990 me De Nikolan, punonjës i ambasadës italiane në Tiranë, me të cilën ai është njohur më parë në Tiranë, interesohet të mësojë prej tij, nëse është dhënë ndonjë njoftim për demonstratën e studentëve në Shqipëri, numrin e tyre, ndërhyrjen që bëri policia, nëse është qëlluar me armë në drejtim të tyre, numrin e të vrarëve dhe të arrestuarve dhe të dhëna të tjera në këtë drejtim.

Në përgjigje De Nikolas, i thotë:

“…Agjencia e ATSH-së e ka dhënë një lajm të tillë dhe në fakt këtu është zhvilluar një demonstratë e madhe në afërsi të ambasadës tonë, të cilën e pamë me sytë tanë.

Ishin rreth 500-1000 studentë dhe ata donin të grumbulloheshin në qendër, por u bllokuan nga policia, rreth 100 metër larg ambasadës, në rrugën “Labinoti” dhe ruajtësit e rendit, u detyruan të ndërhyjnë për t’i shpërndarë.

Demonstrata filloi në orën 10.30 dhe vazhdoi deri në 13 e 30, pastaj u rrethuan nga policia dhe u ndeshën trup me trup, duke i goditur me gurë, kështu që nuk mund të avanconin më.

U pa që policia përdori dhe shkopinjtë e gomës, sepse ishin të siguruar me kokore dhe mbrojtëse. Meqenëse dhe rruga nga mbrapa ishte e bllokuar, studentët u detyruan të shpërndahen nëpër një fushë, që ndodhet afër ambasadës tonë dhe mundën të strehoheshin nëpër shtëpi private, të shqiptarëve që ndodheshin aty pranë.

Ne dëgjuam dhe të shtëna me armë, por më duket nuk ka pasur të vrarë. Dëgjohej që ata thërrisnin: “Liri Demokraci”, e në favor të Ramiz Alisë dhe kërkonin përmirësim të kushteve të jetesës, bile u dëgjua të thërrisnin edhe; “Rroftë Gorbaçovi”!

Unë, në fakt, pashë një të plagosur para se të fillonte përleshja me policinë, por ai mund të ketë rënë vetë nga ndonjë mur, kështu që nuk mund të them se sa të plagosur kishte. E njëjta gjë ndodhi edhe në mbrëmje të datës 8.12.1990 dhe thanë se, edhe një grup të studentëve, i ka pritur edhe Ramiz Alia.

Kur bashkëbiseduesi e pyet, nëse është qetësuar gjendja dhe se agjencia ATSH-së, flet vetëm për një takim të ministrit të Arsimit, e Rektorit të Universitetit me studentët, De Nikolas, i thotë: “Unë ju thashë për ato që kam dëgjuar dhe parë vetë dhe them se gjendja tani është qetësuar dhe normalizuar dhe çdo gjë duket paqësore”.

Në vazhdim korrespondenti i “Rojterit”, pyet se; kush ndërmori hapin e parë, policia apo studentët, e çuditet që ATSH-ja dha lajmin kaq shpejt, mandej kërkon të mësojë nëse ka pasur veprime të tilla në këtë universitet dhe sa studentë ka gjithsej, pasi flitet për 12 mijë vetë.

Nëpunësi i Ambasadës Italiane, në përgjigje i thotë:

“Në fakt edhe mua më çudit një fakt i tillë, pasi është hera e parë që shikohet një demonstratë e tyre. Unë di se këtu është vetëm një universitet, por numrin e tyre, nuk e di. Pashë me sytë e mi që arrestuan disa vetë, për të cilët thonë se ishin organizatorët”.

Ministri i Punëve të Brendshme

Hekuran Isai – (firma, vula)

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • chess player says:
    August 29, 2023 at 7:58 pm

    mbasi me censuruat nje koment te KUADRI CIA-S qe kishte “ndihmuar” sigurimin nuk do komentoj dhe ju lutem boll me lajme te tilla pa vlere..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Botërori 2026: Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale
  • FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  • Shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës, dyshohet se u vodhën 3 milionë euro
  • 13-vjeçarja medalje si shënuesja më e mirë në Europë e basketbollit shqiptar
  • Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi

Komentet e Fundit

  1. Lala i Lushnjes on Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi
  2. demo on FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  3. Një banor I Tiranës on FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  4. fshatari.pafshat on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’
  5. Shqiptar on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?