Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si zhvillohet dhe rreziku që mbart diagnostikimi i vonë i diabetit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Si zhvillohet dhe rreziku që mbart diagnostikimi i vonë i diabetit
AktualitetLifestyleShendetesi

Si zhvillohet dhe rreziku që mbart diagnostikimi i vonë i diabetit

Published: November 15, 2022
Shpërndaje

Pas fëmijëve dhe të rinjve deri në 25 vjeç, skema e rimbursimit të fishave të diabetit do të shtrihet edhe tek të moshuarit. Autoritetet e dikasterit të Shëndetësisë bëjnë me dije se edhe për këtë kategori, duke nisur nga viti i ardhshëm do të bëhet i mundur rimbursimi i plotë i fishave të diabetit. Konkretisht bëhet fjalë për të moshuarit mbi moshën 65 vjeç. “Për të gjithë të moshuarit  mbi 65 vjeç, ne do të kemi një mbështetje direkte për rimbursimin e fishave falas. Një përpjekje për të lehtësuar një barrë për të moshuarit, të cilët vuajnë nga sëmundja e diabetit, që është gati sa një pension mujor në vit dhe qeveria është e vendosur që me këtë buxhet të mbulojë këtë financim”, ka konfirmuar dje në Ditën Botërore të Diabetit ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli.

Diabeti është një sëmundje kronike, e cila shfaqet kur pankreasi nuk prodhon aspak ose prodhon një sasi të pamjaftueshme insuline. Sëmundja karakterizohet nga hiperglicemia (rritja e sheqerit në gjak), si rezultat i sasisë së pamjaftueshme ose absolute të insulinës (një ndër hormoneve kryesore që prodhon pankreasi). Vlerat normale të sheqerit në gjak janë nga 70-110 mg/dl. Për një person me diabet, vlerat e sheqerit dy orë pas buke, janë më të mëdha se 140 mg/dl. Sipas autoriteteve të shëndetit publike, nëse insulina nuk prodhohet ose nuk funksionon mirë, sheqeri nuk thithet dhe rritet niveli i tij në gjak.

Diabeti është në fakt një sëmundje e vetme, dhe karakterizohet nga çrregullimi i prodhimit të insulinës. Nëse organizmi nuk ka mundësi të prodhojë insulinë kemi diabet tip 1, ose nëse prodhimi është i pamjaftueshëm apo ka pamundësia të veprimit të insulinës në qelizat e organizmit kemi diabet tip 2. Ndërkohë që forma e tretë e zhvillimit të kësaj sëmundje është edhe ai që njihet si diabeti i shtatzënisë. Tipi i 3-tё i diabetit është diabeti gestacional. Ky tip karakterizohet nga hiperglicemia, apo rritja e sheqerit në gjak, me vlera mbi normalen por më të ulëta se vlerat diagnostikuese tё diabetit, dhe ndodh gjatë shtatzënisё. Femrat me diabet gestational kanë një rritje të rrezikut pёr komplikacione gjatë shtatzënisë dhe në lindje. Gjithashtu, ato kanë rrezik mё tё lartë për të zhvilluar diabet tip 2 në të ardhmen.

- Publicitet -

Shenjat dalluese

Ka shumë shenja dhe simptoma që tregojnë për diabetin. Shenjat dhe simptomat ndër më karakteristiket e kësaj sëmundjeje përfshijnë: etjen e pazakontë, urinim i shpeshtë, ndryshime në peshë (shtim, ose rënie), lodhje ekstreme ose pafuqi dhe mungesë e theksuar energjie, turbullim të shikimit, infeksione të shpeshta dhe të përsëritura, prerje dhe plagë që shërohen shumë ngadalë, ndjesi si shpimi me gjilpëra ose mpirje në duar dhe këmbë”. Këto shenja mund të mos shfaqen të gjitha njëherësh.

Testet diagnostikuese

Diagnoza e diabetit kërkon kryerjen e dy analizave laboratorike: Matja e glukozës,sheqerit në gjak para ngrënies(esëll) në mëngjes dhe Testi i tolerancës së glukozës, ku mbasi merret nga goja të 75 gram sheqer, matet niveli i sheqerit në gjak çdo 2 orë, ose një ripërsëritje mbas një dite e matjes së glukozës në gjak esëll. Ndërsa matja e hemoglobinës së glukozuar,Hba1c, përdoret kur është diagnostikuar diabeti dhe përdoret për të kontrolluar atë në 2-3 muajt e fundit. Rezultati mund të quhet pozitiv nëse glicemia në gjak para ngrënies është e barabartë ose më shumë se 126 mg/dl, ose testi i tolerancës së glukozës është i barabartë ose më shumë se 200mg/dl dhe nëse glicemia para ngrënies është midis 110-125 mg/dl bëhet fjalë për pre-diabet apo tolerancë e dëmtuar e glukozë.

Diabeti është shkaku kryesor i sëmundjeve kardiovaskulare, verbërimit, (humbjes së shikimit) insuficiencës renale dhe amputieve të gjymtyrëve të poshtme. Disa komplikacione mund të kapen në fazat e tyre të hershme nëpërmjet depistimit, duke mundësuar dhënien e trajtimit për parandalimin e  rëndimit të mëtejshëm të tyre. Ndaj theksi vendoset tek nevoja dhe rëndësia e përfshirjes së depistimit për komplikacionet nga diabeti në kujdesin shëndetësor për njerëzit të cilët vuajnë nga diabeti. “Sa më herët që personi të diagnostikohet aq më shpejt fillon edhe trajtimi, duke reduktuar rrezikun për komplikacione të rrezikshme dhe të kushtueshme. Një njeri me diabet tip 2 mund të jetojë për disa vite pa dhënë asnjë shenjë apo simptomë të sëmundjes, por gjatë kësaj periudhe niveli i lartë i sheqerit në gjak në mënyrë të heshtur e dëmton trupin e tij. Ndaj është një nevojë urgjente depistimi, diagnostikimi dhe dhënia e trajtimit të duhur njerëzve të cilët vuajnë nga diabeti”, bëjnë me dije ekspertët e shëndetit publik.

Tre janë shtyllat kryesore të kontrollit të kësaj sëmundjeje: dieta, mjekimi dhe aktiviteti fizik. I sëmuri me diabet mund të marrë çdo lloj ushqimi, por sasia do të ndryshojë në varësi të përmbajtjes së sheqernave dhe yndyrave që ato kanë. Dieta ka shumë rëndësi në mjekimin e diabetit. Disa persona me diabet arrijnë vlera normale të sheqerit në gjak vetëm duke mbajtur dietën e rekomanduar nga mjeku endokrinolog dhe pa asnjë mjekim tjetër shoqërues. Dieta është specifike për çdo person me diabet. Ajo varet nga metabolizmi bazal, nga BMI-ja (indeksi trupor i cili përcaktohet nga pesha dhe gjatësia e personit) dhe nga aktiviteti i tij fizik. Pra është specifike për çdo person që jeton me sëmundjen e diabetit.

Ndërlikimet që shkakton diabeti

Zemra  është një ndër organet që dëmtohet se tepërmi nga sëmundja e diabetit. Sëmundja e arterieve koronare është komplikacioni më i shpeshtë. Të sëmurët me diabet tip 2 kanë rrezik dy herë më të shpeshtë se sa personat pa diabet për të bërë sëmundje kardiovaskulare (të zemrës). Insuficienca kardiake kongjestive është më e shpeshtë në të sëmurët me diabet dhe shfaqet më rëndë.

Ndërlikimet prekin edhe sistemin nervor sidomos nervat e gjatë të anësive (kjo quhet neuropati). Një ndër ndërlikimet më serioze që shfaqet tek diabetikët është dhe problemi me sytë (retinopatia). Të sëmurët ankojnë për turbullim të shikimit, vështirësi në pamje e cila mund të jetë e ndikuar dhe nga niveli i lartë i sheqerit në gjak.

Dihet tashmë  që veshkat bëjnë filtrimin e mbeturinave të depozituara në gjak. Sheqeri i lartë në gjak dhe tensioni arterial mund të dëmtojnë enët që bëjnë filtrimin duke e bllokuar këtë proces. Dëmtimi i veshkave nga diabeti mund të ndodh ngadalë saqë personi nuk arrin ta kuptojë. Një ndër shenjat kryesore që tregon se veshka është duke u dëmtuar është se personi fillon të ndjejë këmbët të fryra dhe të urinojë më shpesh, sidomos gjatë natës. Sa më shumë dëmtimi i veshkës përkeqësohet, më shumë proteina humbet përmes urinës. Kjo quhet proteinuri. Personi mund të ndjejë të përziera, lodhje, këputje, të humbasë oreksin dhe të ketë dhembje të këmbëve.

Tek të sëmurët me diabet duhet të tregojmë një kujdes të veçantë për këmbët. Çdo i sëmurë duhet që t’i lajë çdo ditë këmbët me ujë të ngrohtë dhe me sapun, më pas duhet t’i thajë ato me peshqir të pastër. Duhet t’i presin thonjtë me kujdes jo thellë dhe t’i bëjnë me limë. Gjithashtu duhet të përdorin çorape pambuku, dhe të veshin këpucë sa më të rehatshme. Ato duhet t’i kontrollojnë çdo ditë këmbët se mos është shfaqur ndonjë flluske apo plagë të vogla me qëllim që në momentet e para të paraqiten tek mjeku i tyre për t’u mjekuar sepse çdo vonesë mund të jetë një rrezik për këmbën. Të mos prekin objektet e nxehta për t’u ngrohur sepse mund të digjen.

Si meshkujt dhe femrat me diabet paraqesin vështirësi seksuale, sidomos nëse ata janë të diagnostikuar prej vitesh. Dëmtimi i nervit të quajtur neuropati diabetike autonome, shkakton impotencë tek burrat dhe femrat mund të kalojnë në humbje të ndjeshmërisë rreth zonës vaginale. Kontrolli i sheqerit është zgjidhja më e mirë për parandalimin e kësaj problematike.

Ndërlikimet mund të prekin edhe trakti tretës (zorra dembele, çrregullime të tretjes etj, apo edhe sistemin urinar (infeksione urinare) nefropatia diabetike (shfaqja albuminës në urinë).

Diabeti tip 1

  • Ndodh kur trupi nuk prodhon dot sasinë e duhur të insulinës.
  • Diagnostikohet më shpesh tek fëmijët dhe adoleshentët.
  • Simptomat më të shpeshta janë etje, humbje peshe dhe lodhje.
  • Nuk mund të parandalohet.
  • Menaxhimi kërkon injektimin çdo ditë të insulinës, kontroll të rregullt të glukozës në gjak, i cili ndihmon në parandalimin e hershëm të komplikacioneve.
  • Familjarët e personave me diabet tip 1 kanë një rrezik më të madh që gjatë jetës të bëjnë diabet.
  • Të lindurit nga një nënë diabetike tip 1 kanë 3 për qind rrezik të jenë të sëmurë.
  • Rreziku bëhet 6 për qind nëse dhe babai është i sëmurë.

Diabeti tip 2

  • Njihet si diabeti i të rriturve ose i pavarur nga insulina), prek 80 – 90 për qind të rasteve me këtë tip diabeti.
  • Është një çrregullim heterogjen dhe përfaqëson një numër të madh defektesh të ndryshme fillimisht gjenetike dhe mjedisore.
  • Rezulton nga mungesa e pjesshme e insulinës (një mospërputhje midis prodhimit të insulinës dhe kërkesave për insulinë), ndryshe nga mungesa absolute e insulinës tek pacientet me tipin 1.
  • Shkaktohet nga kombinimi i historisë familjare dhe faktorëve si ushqyerja jo e shëndetshme dhe mungesa e aktivitetit fizik.
  • Është i parandalueshëm.
  • Simptomat mund të jenë të ngjashme me ato të diabetit tip 1, urinim i shpeshtë, etje humbje peshë, lodhje, por shpesh diagnostikohet pa simptoma.
  • Menaxhimi ka të bëjë me marrjen e rregullt e medikamenteve të rekomanduara.
  • Kontrolli i glicemisë në gjak parandalon dhe zbulon komplikacionet e hershme.

Diabeti i shtatzënisë

  • Kur gjatë shtatzënisë trupi nuk prodhon dot sasinë e duhur të insulinës sëmureni me diabet.
  • Gjendje e përkohshme në shtatzëni.
  • Nëse nuk trajtohet në këtë fazë shton rrezikun për komplikacione gjatë shtatzanisë dhe lindjes.
  • Rrit rrezikun për diabet tip 2 për nënën dhe fëmijën.
  • Mund të diagnostikohet nga ekzaminimet e paralindjes se sa nga shfaqja e simptomave.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 15, 2022 at 9:42 pm

    Diabeti semundja qe vret ne heshtje. Kini kujdes nga kjo e flamosura

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?