Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sierra Leone në shtetrrethim, të burgosurit arratisen nga qelia dhe enden të lirë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sierra Leone në shtetrrethim, të burgosurit arratisen nga qelia dhe enden të lirë
AktualitetBote

Sierra Leone në shtetrrethim, të burgosurit arratisen nga qelia dhe enden të lirë

Published: November 26, 2023
Shpërndaje

Në Sierra Leone është vendosur shtetrrethim kombëtar, pasi persona të armatosur bastisën burgjet, duke liruar të burgosurit. Sipas asaj që shkruan BBC, të burgosur nga një numër i madh burgjesh u liruan të dielën në mëngjes.

Më herët, persona të armatosur kishin sulmuar kazermat ushtarake në kryeqytetin, Freetown. Banorët raportuan se kishin dëgjuar të shtëna nga këto kazerma, të cilat ndodhen pranë rezidencës presidenciale.

Pas sulmit, Ministria e Informacionit deklaroi shtetrrethim të menjëhershëm. Banorët nëpër vend janë rekomanduar që të qëndrojnë brenda, ndërsa fluturimet drejt dhe nga aeroporti i vetëm ndërkombëtar i vendit janë anuluar.

- Publicitet -

Rreth mesditës, ministri i Informacionit, Chernor Bah, tha se agresorët ishin shtyrë në rrethinat e Freetown.

Në platformën sociale X, ai shkruajti: “Pjesa më e madhe e qytetit është e qetë dhe nën kontrollin e forcave shtetërore të sigurisë”.

“Pjesa më e madhe e qendrave të vuajtjes së dënimit, përfshirë burgjet e Pademba Road u sulmuan më herët gjatë ditës së sotme dhe në interes të mbrojtjes së jetëve të civilëve, përshirë të të burgosurve, forcat e sigurisë u detyruan që të bënin një tërheqje taktike”.

Burime ushtarake i thanë BBC se disa prej personave të armatosur, përfshirë roja i ish-presidentit Ernest Koroma, janë arrestuar.

Gjatë orëve të mëngjesit, në rrugët e Freetown u shfaqën ushtarë të pajisur me armatime të rënda në një makinë policie, ndërsa të tjerë brohorisnin se planifikonin të “pastronin Sierra Leonen”.

Mbetet e paqartë sa të burgosur janë liruar, por pamjet shkruan BBC, tregojnë shumë persona që arratiseshin nga burgu i Pademba Road. Në një video shfaqej reperi i njohur Boss LAJ, i cili u fut në qeli vitin e shkuar për grabitje, e që sot vraponte i lirë.

Në X, presidenti Julius Maada Bio foli për një rezolutë për “mbrojtjen e demokracisë në Sierra Leone” dhe u kërkoi qytetarëve të qëndronin brenda.

Situata politike në Sierra Leone mbetet e tensionuar që prej Qershorit, kur presidenti Bio u rizgjodh në krye të shtetit. Procesi zgjedhor në fjalë është dënuar nga vëzhguesit ndërkombëtarë për mungesë transparence në numërim, aktet e dhunës dhe intimidim të votuesve.

Në Gusht një numër ushtarësh u arrestuan dhe u akuzuan se po planifikonin grusht shteti ndaj presidentit.

8 shtete në Afrikën Perëndimore dhe atë Qendrore janë nën sundimin ushtarak pas një sërë grushtesh shteti, përshirë në Guinenë fqinje.

Dhunën e kësaj të diele e kanë dënuar ashpër SHBA, Bashkimi Europian, Mbretëria e Bashkuar, si dhe blloku rajonal Ecowas.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Në kulmin e krizës, pritet të shtohet taksë e re për naftën 3 lekë/litër
  • VIDEO: Delegatët braktisin sallën teksa Netanyahu nisi fjalimin në Asamblenë e OKB-së: Jeni frikacakë
  • Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Rama mban sot fjalimin e tij në hapje të debatit
  • VIDEO: Bledi Çuçi dhe bashkëshortja përplasen me protestuesit, iu nxjerr gishtin e mesit
  • “O Kriminel, o mafia”, aktivistët qëllojnë me vezë Ramën në SHBA: E gjithë Shqipëria të urren

Komentet e Fundit

  1. e verteta nuk humb kurre on VIDEO: Bledi Çuçi dhe bashkëshortja përplasen me protestuesit, iu nxjerr gishtin e mesit
  2. Berlin on VIDEO: Delegatët braktisin sallën teksa Netanyahu nisi fjalimin në Asamblenë e OKB-së: Jeni frikacakë
  3. vlonjati on E pyeti për Agasin, ish-drejtuesja e SHISH kapet me gazetaren: “Klodi, si po ia kalon ti me ata agjentët serbë në dhomat e Rognerit”
  4. vlonjati on E pyeti për Agasin, ish-drejtuesja e SHISH kapet me gazetaren: “Klodi, si po ia kalon ti me ata agjentët serbë në dhomat e Rognerit”
  5. demo on Nё Hagё gjykohet Europa

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?