Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Situata e krijuar në hyrje të kantierit të Aeroportit të Vlorës, reagon Shoqëria koncesionare VIA
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Situata e krijuar në hyrje të kantierit të Aeroportit të Vlorës, reagon Shoqëria koncesionare VIA
AktualitetKronike

Situata e krijuar në hyrje të kantierit të Aeroportit të Vlorës, reagon Shoqëria koncesionare VIA

Published: May 19, 2026
Shpërndaje

Shoqëria koncesionare “Vlora International Airport – VIA” sh.p.k. ka sqaruar situatën e krijuar këtë të hënë në hyrje të kantierit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, “Vlora International Airport – VIA” sh.p.k. thekson, se bëhet fjalë për një çështje të qartë kontraktuale me shoqërinë MABCO Constructions S.A. dhe jo për një konflikt politik, mediatik apo për një “bllokim të aeroportit”.

Në reagim thuhet, se problemi lidhet me vonesa të konsiderueshme në realizimin e punimeve, mospërmbushje të detyrimeve kontraktuale dhe shkelje të afateve të përcaktuara nga kontrata. Më tej, VIA sqaron se procedurat e hyrjes në kantier janë procedura standarde sigurie dhe zbatohen për të gjithë pa përjashtim.

Shoqëria koncesionare thekson ndër të tjera, se Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është projekt strategjik kombëtar dhe nuk mund të mbahet peng nga vonesat, presioni publik apo taktikat që zhvendosin debatin nga dokumentacioni kontraktual tek tensioni në hyrje të kantierit.

- Publicitet -

Reagimi i plotë:

SQARIM PËR PUBLIKUN

Shoqëria koncesionare “Vlora International Airport – VIA” sh.p.k. sqaron opinionin publik, institucionet dhe mediat lidhur me situatën e krijuar sot në hyrje të kantierit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke theksuar se bëhet fjalë për një çështje të qartë kontraktuale me shoqërinë MABCO Constructions S.A. dhe jo për një konflikt politik, mediatik apo për një “bllokim të aeroportit”, siç është tentuar të paraqitet publikisht.

Problemi lidhet me vonesa të konsiderueshme në realizimin e punimeve, mospërmbushje të detyrimeve kontraktuale dhe shkelje të afateve të përcaktuara nga kontrata. Vetëm deri më 08.04.2026 janë evidentuar 429 ditë vonesë dhe dëmvonesa të përllogaritura në 4.290.000 euro, shumë e cila vijon të akumulohet deri në pranimin provizor të punimeve.

VIA sqaron se procedurat e hyrjes në kantier janë procedura standarde sigurie dhe zbatohen për të gjithë pa përjashtim. Ato kanë për qëllim mbrojtjen e kantierit, sigurinë e personelit, kontrollin e hyrje-daljeve dhe parandalimin e hyrjes së personave të paautorizuar. Asnjë subjekt nuk mund të hyjë në kantier pa respektuar autorizimet dhe procedurat përkatëse.

Shoqëria koncesionare thekson se Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është projekt strategjik kombëtar dhe nuk mund të mbahet peng nga vonesat, presioni publik apo taktikat që zhvendosin debatin nga dokumentacioni kontraktual tek tensioni në hyrje të kantierit. VIA deklaron se mbetet plotësisht e angazhuar për vijimin e punimeve, mbrojtjen e interesit publik, respektimin e standardeve teknike dhe përfundimin e projektit sipas detyrimeve kontraktuale dhe institucionale.

Në fund, VIA i bën thirrje MABCO-s që çdo pretendim të trajtohet vetëm në rrugë ligjore dhe kontraktuale, duke shmangur çdo përpjekje për tensionim të situatës në hyrje të kantierit apo përdorim të punonjësve dhe nënkontraktorëve për presion publik./Dosja.al

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Trump pret Zelenskyn, takimi në Uashington më 28 korrik, Ukraina rikthehet në fokusin e SHBA
  • VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  • Shkarkohet Prokurori i Përgjithshëm i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, njeriu që kërkoi urdhërarrest për Netanyahun
  • VIDEO: Momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng
  • Vuçiç u lë mesazh ushtarëve: Kosova është e jona dhe duhet mbrojtur

Komentet e Fundit

  1. Nato on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  2. Nata on “Na morën vetëm se ishim aty”
  3. Lame Kodra on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  4. Pyet veten on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  5. Claus on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?