Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Situata në Kombëtare, ja tre kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar Rejan
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Situata në Kombëtare, ja tre kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar Rejan
AktualitetSport

Situata në Kombëtare, ja tre kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar Rejan

Published: September 29, 2022
Shpërndaje

Kombëtarja shqiptare është në një situatë që do t’i nevojitej një “barkë shpëtimi”.

Presidenti Armand Duka apo FSHF-ja, nuk e kanë zyrtarizuar ende largimin e trajnerin Edi Reja, edhe pse tashmë gjendja dihet dhe mund të themi që çdo gjë ka mbaruar. Por çështja është sa kohë do të humbim akoma për të nisur një kapitull të ri.

Nga një anë federata mirëkuptohet për faktin që kërkon një ndarje paqësore me italianin, sepse ai është ende nën kontratë dhe i përfundon më 26 nëntor.

- Publicitet -

Madje flitet që 76-vjeçari, ose me saktë 77, pas datës 10 tetor, do të qëndrojë për të drejtuar edhe dy miqësoret, me Arabinë Saudite dhe Italinë.

Por a është kjo në interes të Kombëtares? Patjetër që jo, sepse është një kohë e humbur.

Nëse do të vijë një trajner i ri, pse të mos fillojë nga detyra që përpara këtyre miqësoreve. Do të ishte një mundësi e mirë për t’u njohur me grupin e lojtarëve, mentalitetin, frymën dhe ambientin kuqezi, që më pas do të sillte edhe përgatitjen për kualifikueset e radhës.

Kështu që FSHF-ja s’duhet ta zvarrisë më shumë këtë punë, por të kthejë faqen e librit menjëherë për të nisur një tjetër kapitull, që urojmë të jetë më i suksesshëm sesa ky që sapo u mbyll.

Aktualisht kanë filluar spekulimet për emrat e kandidatëve për stolin e Shqipërisë, që pritet të zëvendësojnë Edi Rejën.

Xhankarlo Kamoleze është njëri prej tyre, për vetë faktin që ka qenë edhe më përpara duke mbajtur postin e drejtorit teknik të ekipeve kombëtare dhe ka mbikëqyrur nga afër gjithë situatën. Ai është larguar së fundmi nga ky post dhe FSHF-ja nuk ka dhënë ndonjë arsye për këtë largim.

Një tjetër opsion është Besnik Hasi, i cili mbetet “kandidati i përjetshëm” për këtë post. Një ishkapiten kuqezi që aktualisht është pa ekip dhe më parë ka drejtuar skuadra si Anderleht, Olimpiakos apo Legian e Varshavës.

Një tjetër alternativë që spekulohet, është mundësia e rikthimit të Xhani de Biazit, trajnerit të suksesshëm që arriti të kualifikohej me Shqipërinë në “EURO 2016”. Edhe pse ai është trajner i Azerbajxhanit, me ofertën e duhur mund të shohim edhe një rikthim të bujshëm.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Jep dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve
  • Hodhën shishe uji dhe vezë drejt Ramës, Sekretariati i Etikës përjashton me 60 ditë Bardhin dhe Balliun
  • Bojkoti paralizon GJKKO-në, në rrezik afatet e paraburgimit dhe të drejtat e të pandehurve
  • Çfarë synon përhapja në mënyrë të përsëritur e “lajmit” të rremë për “shkarkimin e drejtorit të Policisë së Shtetit”
  • Si po futen në Shqipëri pesticide kineze e indiane, Ministria e Bujqësisë “mbyll sytë”

Komentet e Fundit

  1. Humoristi on Marta Kos: Ndryshimet e Kuvendit të Kosovës në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në
  2. Valbona on Marta Kos: Ndryshimet e Kuvendit të Kosovës në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në
  3. ANA on Marta Kos: Ndryshimet e Kuvendit të Kosovës në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në
  4. Liria on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  5. Flamur Struga on Marta Kos: Ndryshimet e Kuvendit të Kosovës në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?