Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Situatë dramatike në Greqi/ Pas ferrit në Rodos edhe Korfuzi evakuon banorët dhe turistët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Situatë dramatike në Greqi/ Pas ferrit në Rodos edhe Korfuzi evakuon banorët dhe turistët
BoteKryesore

Situatë dramatike në Greqi/ Pas ferrit në Rodos edhe Korfuzi evakuon banorët dhe turistët

Published: July 24, 2023
Shpërndaje

Vijon emergjenca e zjarreve në Greqinë fqinje. Pas Rodosit, edhe ishulli i Korfuzit po përballet me situatë alarmante, si pasoje e flakëve të shpërthyera pasditen e së dielës. Të paktën 2500 vetë u evakuan nga 17 fshatra dhe roja bregdetare shpëtoi 59 persona që gjendeshin në plazhin e Nisakit.

Zjarrfikësit punuan gjatë gjithë natës për të penguar që flakët të arrinin zonat e banuara dhe sipas autoriteteve lokale shumica e vatrave janë vënë nën kontroll. Deri më tani, banesat dhe hotelet nuk janë prekur, por për motive të sigurisë banorë dhe turistë janë larguar nga zonat e afërta me frontet e zjarrit, dhe janë transferuar në stadiumin Agios Markos dhe teatrin e Korfuzit.

Video që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë vendas e turistë teksa largohen në këmbë, duke tërhequr valixhet e tyre.

- Publicitet -

Edhe ishulli i Rodosit përjetoi një fundjave ferri, me flakët që arritën resortet turistike duke detyruar rreth 19 mijë persona të largohen nga banesat apo hotelet. Turistët e kaluan natën në qendra emergjence apo aeroporte, teksa presin që kompanitë ajrore të organizojnë fluturime për t’i kthyer në shtëpi.

“Po qëndrojmë këtu prej dy ditësh. Nuk ka batanije, nuk ka asgjë. Ka fëmijë të shtrirë këtu, të cilët kanë nevojë për qumësht. Nuk kemi marrë asnjë informacion nëse do të kthehemi në shtëpi apo jo”, thotë një turist austriak.

Turqia, Kroacia dhe Egjipti kanë dërguar avionë për shuarjen e flakëve në Rodos, i cili bashkë me Korfuzin është mes ishujve më të preferuar në Greqi, veçanërisht nga turistët britanikë dhe gjermanë.

Shërbimet e emergjencës po luftojnë me flakët edhe në ishullin e Evias në lindje të Athinës dhe Aigio në jugperëndim të kryeqytetit. Greqia, ashtu si Spanja dhe Italia po përvëlohet prej ditësh nga temperatura mbi 40 gradë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ​Izraeli dhe SHBA-të po i drejtohen kutisë së votimit. Pasojat do të jenë globale
  • Botën e ndryshojnë idetë, jo paratë: Çfarë i mëson Beogradi Tiranës
  • Fatos Tarifa: Autoritarizmi nuk vjen gjithnjë me çizme
  • Kremlini pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhje: Shpresojmë të ruajmë akoma marrëdhëniet me Serbinë
  • “Mezi qeveris vendin tënd, por i jep leksione botës”, Rama kritikohet ashpër në rrjetin X

Komentet e Fundit

  1. per sherbetoret e pushteteve ka vetem neveri on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  2. Katiu on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  3. Vili on Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK, ja për çfarë do të pyetet
  4. As shahist, as poet... on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  5. Fjalë me vend on Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?