Uragani Ian ka lënë pa energji elektrike më shumë se dy milionë konsumatorë në Florida të Shteteve të Bashkuara.
Zyrtarët kanë paralajmëruar se problemet me rrymë mund të shkaktohen për shkak të dëmtimit të linjave elektrike, nga stuhitë dhe erërat e forta.
Ian, uragan që ka arritur pikun ditë më parë – në kategorinë e katërt – gradualisht është duke humbur forcën dhe është vlerësuar se tani është në kategorinë e parë.
Uragani ka arritur në Florida në mbrëmjen e së mërkurës me erëra në deri 241 kilometra në orë.
Ian konsiderohet se është një prej uraganeve më të fuqishme që kanë goditur tokën amerikane në vitet e fundit.
Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis ka paralajmëruar njerëzit që të përgatiten për disa ditë të rënda.
Patrulla kufitare e Shteteve të Bashkuara është në kërkim të 23 migrantëve që janë zhdukur pasi barka e tyre është fundosur gjatë stuhisë.
Florida Power & Light, kompania më e madhe e shtetit, paralajmëroi për “dëmtime të mëdha në infrastrukturën elektrike” dhe parashikoi se pjesë të sistemit të saj do të duhej të riparoheshin pasi uragani të kalonte nëpër shtet.
Makinat e zhytura në ujë, parkingjet e përmbytura dhe ndërprerjet e energjisë elektrike janë disa nga skenat dramatike që po shohim në të gjithë Floridën jugperëndimore, ndërsa sistemi i stuhisë largohet nga bregu.
Ian ka zbarkuar fillimisht në Kubë, ditën e martë, duke lënë të vdekur dy persona dhe duke dëmtuar rrjetin e furnizimit me energji.
Presidenti i SHBA, Joe Biden tha se kishte kontaktuar De Sandys për ta informuar atë se qeveria federale do t’i ofronte ndihmë Floridës. Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave të SHBA dërgoi 700 zyrtarë në Florida dhe dërgoi 3,5 milionë litra ujë dhe 3,7 milionë ushqime në Alabama, si dhe gjeneratorë.
Our community in Southwest Florida will not be the same for a very long time as a result of #huricaneian . This storm surge has destroyed everything in its path and it’s still going. #HurricaneIan #FortMyers pic.twitter.com/y5n2Z0Jav9
— Joe Guerra (@_jg54) September 28, 2022
WATCH: Footage of the damage that #HurricaneIan has caused. Storm Ian is approaching Category 5. The hurricane has winds up to 250 km/h (155 mph), just short of the threshold for a Category 5 storm, the strongest classification. #Hurricane #Florida pic.twitter.com/TIhagTQ1At
— BNN Newsroom (@BNNBreaking) September 28, 2022
j.l./ dita
