Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Skandali: Audituesi i KLSH refuzon t’i përgjigjet Komisionit Hetimor të Kuvendit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Skandali: Audituesi i KLSH refuzon t’i përgjigjet Komisionit Hetimor të Kuvendit
Uncategorized

Skandali: Audituesi i KLSH refuzon t’i përgjigjet Komisionit Hetimor të Kuvendit

Published: June 13, 2024
Shpërndaje

Audituesi i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bexhet Zeqiri, thirrur sot nga Komisioni Hetimor i Kuvendit, pasi ju lexua formula e betimit dhe u betua në bazë të nenit 360 të Kodit të Procedurës Penale, në shkelje të rëndë të parashikimeve të Kodit të Procedurës Penale, refuzoi më shumë se një herë të dëshmojë ndaj pyetjeve që ju bënë në komision.

Kjo është hera e parë që një dëshmitar i thirrur në Komisionin Hetimor, refuzon hapur t’i përgjigjet pyetjeve të bëra nga ana e Komisionit Hetimor, duke shënuar një precedent të rëndë dhe të rrezikshëm për autoritetin e një komisioni parlamentar dhe produktit të tij.

Ky precedent hap rrugën e mosdeklarimit ose të refuzimit për të deklaruar nga cdo dëshmitar i thirrur nga ana e komisioneve hetimore, duke dëmtuar në thelb jo vetëm reputacionin e ketij instrumenti parlamentar, por dështuar punën e komisionit në marrjen e një prove kaq të rëndësishme siç është dëshmia.

- Publicitet -

Skandali merr përmasa më të rënda, kur refuzimi për t’ju përgjigjur pyetjeve vjen nga një punonjës i shtetit shqiptar, i paguar nga taksapaguesit dhe i detyruar për të dëshmuar për veprimtarinë e tij shtetërore që duhet të realizohet në sytë e publikut dhe për publikun.

Pavarësisht paralajmërimit të Zv/Kryetarit të komisionit, Plarent Ndreca, që i kujtoi detyrimet e tij ligjore për të dëshmuar dhe dhënë shpjegime për punën e tij shtetërore para Komisionit Hetimor, përsëri nënpunësi i administratës shtetërore refuzoi përgjigjen ndaj organit më të lartë të Republikës.

Një sjellje e tillë arrogante dhe në kundërshtim të hapur me detyrimet e parashikuar nga Kodi i Procedurës Penale, jo vetëm dëshmon për nivelin shumë të ulët etik dhe disiplinor të këtij nënpunësi të KLSH, jo vetëm dëshmon kryerjen e një vepre penale nga ana e tij, por refuzimi për të dëshmuar për akte zyrtare publike, kompromenton seriozisht punën e KLSH në auditimin e realizuar ndaj Ministrisë së Shëndetësisë për kontratat objekt hetimi parlamentar dhe qëllimet e këtij auditimi.

Njëkohësisht kjo sjellje, kompromenton rëndë pozicionin e KLSH dhe drejtuesit aktual të tij (në varësi të të cilit është audituesi refuzues), në raportet me Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, përballë të cilit ai do raportojë në muajin Qershor. Nëse një vartës i tij nuk denjon t’i përgjigjet Kuvendit, madje sillet në mënyrë arrogante dhe aspak dinjitoze për një zyrtar shteti, çfarë mund të pritet nga titullari i të njëjtit institucion.

Të gjithë titullarët e institucioneve kushtetuese kanë raportuar në Kuvend dhe u janë përgjigjur të gjithë pyetjeve të bëra nga deputetët e Kuvendit. Madje në komsionin hetimor “TIMS” i janë përgjigjur thirrjes dhe kanë dëshmuar edhe Ministri i Brendshëm i Republikës dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, duke mbajtur një standard që siç duket KLSH nuk e ka.

Mbetet për t’u parë se kush do jetë reagimi i Kuvendit ndaj një precedent të tillë në konsumim të hapur të një vepre penale.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protesta e studentëve, pedagogët shembin gardhin metalik dhe përballen me FNSH-në
  • Bojkoti, GJKKO vendos që gjyqi i Metës dhe Kryemadhit të vijojë pa avokatë
  • Adea Pirdeni bëhet ministre me portofol e Administratës Publike, Begaj firmos dekretin
  • Tensione pranë Xhamisë së Namazgjasë, protestuesja godet me shuplakë policin
  • Kancelari gjerman mesazh Shqipërisë: Ndryshimi duhet të vijë nga ju brenda, vetëm reformat ju sjellin në BE

Komentet e Fundit

  1. Skypion on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  2. K R on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  3. TIRONA on INTERVISTË / 31 vjet nga zhdukja e Remzi Hoxhës, rrëfimi shokues: Çfarë ndodhi me mua dhe me Remziun në Vain të Lezhës
  4. demo on Këngëtarja e njohur, mesazh Ramës: Më mirë largohu vetë tani, më pas do duhet të ikësh si diktator
  5. capi on VIDEO: Sherr në Kuvend, deputetët e PD përplasen fizikisht me Ballën, Peleshi ndërpret seancën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?