Një deklaratë e fortë dhe befasuese nga Ministrja e Jashtme e Ekuadorit, Gabriela Sommerfeld, ka vënë Shqipërën për keq në fokusin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Sommerfeld përmendi ‘mafian shqiptare’ si pjesë të rrjeteve kriminale transnacionale që sipas saj, kanë kapur ekonomi, politika dhe institucione në Amerikën Latine, krahas karteleve të njohura si Sinaloa dhe Jalisco Nueva Generación.
“Kemi të bëjmë me organizata kriminale me emra si Sinaloa, Jalisco Nueva Generación, mafia shqiptare dhe të tjera, të cilat ushqejnë korrupsionin, destabilizojnë shtetet dhe pengojnë zhvillimin”, tha ajo në fjalimin zyrtar në OKB.
Më tej, ajo shtoi se vetëm gjatë vitit 2023, Ekuadori ka sekuestruar mbi 294 tonë drogë dhe po shtyn reformat që parashikojnë lejimin e bazave të huaja ushtarake për të ndihmuar në kontrollin e territorit.
Vende si Italia, Belgjika, Spanja dhe Britania e Madhe i kanë përmendur shpesh rrjetet shqiptare si pjesë e krimeve të rënda në Europë, duke përdorur shprehje si “mafia shqiptare”.
Por ndryshimi qëndron tek përdorimi i këtij termi në skenën më të lartë diplomatike të botës, në Asamblenë e OKB-së, gjë që në vetvete bart pasoja serioze për imazhin e Shqipërisë si shtet dhe për shqiptarët si diasporë.
Ky moment mund të shfrytëzohet si mundësi nga Tirana zyrtare: jo vetëm për të sqaruar qëndrimin ndaj krimit, por edhe për të pozicionuar veten si partnere e besueshme në luftën kundër krimit të organizuar global.
Përndryshe, narrativa që ndërtojnë të tjerët do të vijojë të formësojë perceptim të ekzagjeruar për shqiptarët në botë.
j.l./ dita

Asgje te re dhe te pavertete nuk ka thene.
Ato qe shkruani ju perdite lidhur me pastrimin e parave te krimit ne ndertim me lejt e Zdromsit dhe Njishit. Faktet aty jane.
Ajo do te thote qe mafia shqiptare eshte me e reja ne loje, te tjeret jane pjese e mobiljeve atje. Citimi i emrave te grupeve mafioze nuk i ben keto shtete me te besueshme por tregon paaftesine per te ndertuar shtet serioz. Mafie do ket gjithmone por diferencen e ben menyra se si shtetet e konfrontojne ate.
cudi, nuk degjojme per kriminele suedeze ose grek, vetem skiptar!
Kjo Ministrja e Jashtme e Ekuadorit me mbiemrin Sommerfeld (puro gjerman), me siguri e ka pasur gjyshin nazist, nga ata qe u arratisen me shumice ne Ameriken Latine pas mbarimit te Luftes se Dyte Boterore. Jo se ka ndonje te keqe, po le te shikoje nje here ne shtepi se mos gjen ndonje dhemb floriri nga ata qe u shkulnin atyre te gjoreve neper kampet e perqendrimit.
>
Krimi nuk ka kombesi, fakti qe nje kriminel ose qofte edhe nje bande kriminale mund te kete nje kombesi te dhene nuk e ben pergjegjes per kete pune kombin perkates. Ne shqiptaret jemi shume te ndjeshem ndaj kesaj pune se hapemi bythesh kur del ndonje “gjeni” shqiptar andej ketej, prandaj edhe per analogji merzitemi shume kur del ndonje kriminel shqiptar. Permendja e kombesise se dikujt, qofte per mire, qofte per keq eshte shprehje e fshehur e racizmit, ose ksenofobise, ose e lavdise se kote, apo perbuzjes, qe naconalistet duan t’i japin nje kombi mbeshtetur ne vecorite e nje individi. Te gjithe ne kete bote jane njerez, pavaresisht nga kombesia, me te mirat dhe te keqijat qe mund te kete nje qenie njerzore.
Greket jane profesoret e Kontrabandes Boterore,o Detari.Kur shqiptaret jetonin ne erresiren marxiste leniniste,greket transportonin drogen ne gjithe boten,,jo me skafe e gomone,por me Flota.
Tani natyrisht qe mafiozet greke,jane brezni me Resorte,Ndermarrje,Flota nafte,Flota kontejnerash,.Bysnesmene te ndershem.Nuk kane nevoje rrezikojne neper Ameriken Latine si spacciatoret shqiptare.
Vetem nje gje po te them,Ne kohe te Zogut pashaporta shqiptare kalonte me nderim Doganat e shteteve te Europes perendimore,kurse pashaporta e grekut i grisej ne ftyre,ashtu si griset sot pashaporta e shqiptarit.Greku kontrollohej.
o demo seshte koha e zogollit, jemi ne 2025 u lodhem me kriminelet skiptar, nuk u lodhet dhe ju me ato britmat e arabit nga minarete? kur do beheni burra me 2 r, po tallet gjithe bota me ju
Ku ka Fe ne Shqiperi? 5 jefq e 5 katundare qe shkojne n`xhami e 5 grekomane qe ndesin qiri per kershendella nuk quhen popull.Ku la enver goxha fe ne Shqiperi?Fjala pare qe msonte fmija ishte Parti Enver.Keta qe hiqen si fetare jane si Sali Berisha sekretari organizates,qe te vret naten e te qan diten.
Po pse ju duket cudi ? Njeriu i ri kapitalist Shqiptar ky eshte ! Per te ka rendesi e njeh vetem lekun , asgje tjeter ! Edhe ata qe bejne shkolle e bejne me shpresen se nje dite do te behen ministra a drejtor e do vjedhin miliona ose fundja do largohen. Para se ti kerkoni llogari pyesni veten perse kokcepat e Shqiperise mbushin burgjet kudo ne Evrope ? Mos valle edukohen atje nga vijne pa ligje e rregulla, pa shtet ? Mos valle i gezojne leket e krimit ne vendin nga vijne ? Mos u hidhni kot perpjet, Shqipot jane problem kudo ne bote , edhe kur nuk merren me krime sillen si shpellare ketu e 35 vjet , te hapin barkun e te vjen ndot tu afrohesh .
E shef Detari??Doli lajm i rreme.
Kur them une qe gazetaret jane qenia me e poshter e popllit shqiptar,.Se rrejne dhe nuk mbajne pergjegjsi,,Cpifin dhe nuk kane as ftyre te pergenjeshtrojne cpifjen e vet.
Kush rreh nje gazetar-e,shkon ne Parajse.
Kjo eshte shume serioze, pse nuk i ndeshkon shteti keta gazetare?
Detari: lajmi është i vërtetë. Ministrja e jashtme e Ekuadorit, pra jo ambasadorja, por ministrja e jashtme, ka përmendur mafien shqiptare në OKB. Sidoqoftë, dua të shfryhem: sa njerëz të këqinj janë shqiptarët! Ndër kriminelët më të mëdhenj në botë. Merre me mend sikur zviceranët, apo suedezët, të merreshin me krime dhe mos t’u jepnin punës. Një vend nuk ngrihet me krime.