Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I arrestuari për përdhunim u fut në Big Brother, tani mëson rininë si manipulohen gratë për seks me pagesë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > I arrestuari për përdhunim u fut në Big Brother, tani mëson rininë si manipulohen gratë për seks me pagesë
BoteKryesore

I arrestuari për përdhunim u fut në Big Brother, tani mëson rininë si manipulohen gratë për seks me pagesë

Published: January 5, 2023
Shpërndaje

 

7 vjet para arrestimit të tij në Rumani, Andrew Tate u hetua për sulm seksual dhe abuzim fizik në Mbretërinë e Bashkuar, kohë gjatë së cilës ai u shfaq në shoun televiziv Big Brother për pesë ditë.

Influenceri famëkeq u arrestua për sulm seksual dhe abuzim fizik në vitin 2015, ndërkohë që ai dhe vëllai i tij drejtonin një biznes. Bëhet fjalë për një faqe online përmes të cilës vajzat e punësuara bënin seks online, me kamera.

- Publicitet -

Dy gra i thanë VICE World News se ishin abuzuar dhunshëm, njëra e përdhunuar, tjetra e rrahur në mënyrë të përsëritur nga Andrew Tate dhe se policia e Mbretërisë së Bashkuar dhe Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës nuk e ndoqën çështjen seriozisht, duke e lënë atë të lirë që të merrte famë globale në mënyrë të pakontrolluar.

Policisë iu deshën katër vjet për t’ia kaluar hetimin e saj Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës (CPS) – puna e të cilit përfshin vlerësimin nëse ekziston një perspektivë dënimi.

Sipas gruaa me të cilën foli VICE World News, të cilën po e quajmë “Sally”, Tate përdori të njëjtën metodë për të cilën u arrestua në Rumani, në biznesin e tij në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2015, përpara se të zhvendosej në Rumani, por CPS nuk pranoi ta ndiqte penalisht rastin.

“Kur pashë që ai u arrestua në Rumani u trondita dhe nuk dija si të reagoja. Unë qava. Gjithçka që lexova është ajo që i thashë policisë [në momentin e padisë]. Nëse CPS do e kishte ndjekur, asgjë nga këto nuk do të kishte ndodhur,”– tha Sally.

Një grua e dytë, të cilën po e quajmë “Helen”, tha se ishte “e lumtur që ishte bërë diçka, por jo plotësisht shpresëdhënëse, pasi ai ishte liruar më parë”.

“Unë kam qenë shumë e frustruar nga policia britanike dhe sistemi gjyqësor për një kohë të gjatë, ata mund ta kishin ndaluar atë që të bënte të njëjtin abuzim ndaj këtyre grave në Rumani,”- tha ajo. (Identiteti i Helenit po mbrohet gjithashtu për ta mbrojtur atë nga ngacmimet e mbështetësve të Tate).

Tate u lirua nga Policia e Hertfordshire pas padive të grave, por edhe pse ishte i dyshuar për një vepër penale dhe një hetim policor ishte në vazhdim, ai u shfaq si një konkurrent në shown televiziv Big Brother në 2016.

Producentët u informuan nga policia për hetimin, por e mbajtën atë në emision për pesë ditë përpara se ta largonin. Gjatë asaj kohe, ai u shfaq duke luajtur lojën ‘e vërtetë apo sfidë’ në vaskën e nxehtë duke puthur një nga konkurrentet femra.

Channel 5 tha në atë kohë se Tate ishte hequr nga shtëpia e Big Brother për shkak të “informacioneve që dolën në dritë”. Raportet e shtypit e lidhën dëbimin e tij nga shtëpia me një video që ishte shfaqur ku ai godiste ish-të dashurën e tij dhe më pas e rrihte me rrip. Zemërimi i publikut u zbut pasi Tate publikoi një video të ish-it të tij duke thënë se e gjitha ishte “pjesë e një loje”.

Por ajo që publiku nuk e dinte është se – ndryshe nga pretendimet e asaj kohe – arsyeja e vërtetë që Tate u hoq ishte hetimi për sulmin seksual dhe abuzimin fizik, për të cilat u njoftuan producentët.

E pyetur në lidhje me trajtimin e ankesës, kompania e prodhimit të Big Brother, tha se pasi u informua nga policia për hetimin më 8 qershor 2016, “filloi një proces konsultimi të gjerë me Channel 5 dhe ekipet ligjore, duke përfshirë avokatët që përfaqësojnë Andrew Tate”. Kompania tha se Tate ishte “i monitoruar nga afër në çdo kohë” gjatë kësaj periudhe.

Qëndrimet helmuese të Tate ndaj grave nuk janë sekret dhe atij iu mbyllën profilet nga shumë platforma të mediave sociale, madje disa u përpoqën të hiqnin klipet ku dukej Tate, edhe pse jo në profilin e tij.

Pas marrjes së Twitter nga Elon Musk, profili i Tate në Twitter u rivendos. Por gratë me të cilat folëm thonë se historia e tij e abuzimit mizogjen është shumë më e keqe se ajo që njihet deri tani. Të dy të mbijetuarat, jo vetëm që mendonin se autoritetet kishin dështuar të jepnin drejtësi për abuzimin që kishin pësuar; ata në fakt e kishin lejuar Tate të vazhdonte rrugën e tij abuzive.

Tate më pas nisi një biznes të ri në Rumani që tani është objekt i një hetimi të krimit të organizuar dhe ndërtoi një perandori të madhe biznesi të mediave sociale. Tate tani njihet për fitimin e miliona dollarëve duke shitur kurse online që premtojnë t’u mësojnë miliona ndjekësve të tij të rinj “sekretet e krijimit të pasurisë”.

Ai gjithashtu drejtoi një kurs të quajtur “Diploma Pimpin’ Hoes” i cili udhëzon burrat se si të rekrutojnë gra për punë në internet duke përdorur manipulime. Metodologjia është e ngjashme me metodën “loverboy” që autoritetet rumune pretendojnë se ai dhe vëllai i tij përdorën për të abuzuar me gratë.

Tate nuk e ka fshehur përdorimin e qasjes shfrytëzuese të “loverboy” në biznesin e tij, duke u mburrur madje për këtë.

“Mbi 50% e punonjëseve të mia ishin në të vërtetë të dashurat e mia në atë kohë dhe, nga të gjitha të dashurat e mia, ASNJË nuk ishte në industrinë e argëtimit për të rritur para se të më takonin mua”.

“Detyra ime ishte të takoja një vajzë, të shkoja në disa takime, të flija me të, të testoja nëse ishte cilësore. Ta bëja që të binte në dashuri me mua që të bënte gjithçka që unë them, dhe më pas do e fusja në punë, me argumentin që të mund të bëhemi të pasur së bashku,”– mëson të rinjtë ai.

Kur VICE World News kontaktoi policinë e Hertfordshire në lidhje me akuzat, ata u përgjigjën me deklaratën e mëposhtme: “Ne e pranojmë se ka pasur disa vonesa në hetim. Kjo u adresua në atë kohë dhe u kërkua falje. Çështja u mbyll vetëm në fund të vitit 2019 pasi një dosje e çështjes ishte dërguar në Shërbimin e Prokurorisë së Kurorës dhe ata morën vendimin për të mos ndjekur penalisht. Të gjithë ata të përfshirë në hetim u përditësuan më tej në atë kohë.”

Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës tha: “Në këtë rast, ne shqyrtuam me kujdes të gjitha provat e ofruara nga policia në lidhje me secilin ankues dhe arritëm në përfundimin se ato nuk përmbushnin testin tonë ligjor dhe nuk kishte asnjë perspektivë realiste për një dënim”.

Vëllezërit Tate aktualisht po mbahen në paraburgim në Rumani.

Marrë nga ViceNews

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?