Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Skandali i radhës në çështjen administrative “Dado”: Artur Metani shqyrtoi ankimin për një proces ku ai vetë kishte marrë pjesë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Skandali i radhës në çështjen administrative “Dado”: Artur Metani shqyrtoi ankimin për një proces ku ai vetë kishte marrë pjesë
Kronike

Skandali i radhës në çështjen administrative “Dado”: Artur Metani shqyrtoi ankimin për një proces ku ai vetë kishte marrë pjesë

Published: May 6, 2026
Shpërndaje

Një zhvillim i ri i dalë gjatë gjykimit administrativ për pavlefshmërinë e dekretit të emërimit të prokurorit Ols Dado po kthen çështjen në një nga skandalet më të rënda institucionale të viteve të fundit në sistemin e drejtësisë.

Dokumentet e administruara në proces tregojnë se në vitin 2008, në mbledhjen e Këshillit të Prokurorisë ku është kaluar kandidatura e Ols Dados për prokuror, ka qenë i pranishëm si përfaqësues i Presidentit të Republikës edhe Artur Metani, në atë kohë këshilltar juridik pranë Presidentit.

Vite më vonë, kur Erion Veliaj ka paraqitur një ankim lidhur me ligjshmërinë e këtij emërimi, ky ankim është shqyrtuar dhe arkivuar pikërisht nga Artur Metani, tashmë në cilësinë e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

- Publicitet -

Pra, i njëjti funksionar publik ka marrë pjesë institucionalisht në procesin e emërimit dhe më pas ka shqyrtuar vetë ankesën që vinte në diskutim ligjshmërinë e atij procesi.

Në çdo shtet normal të së drejtës, vetëm ky fakt do të mjaftonte për të ngritur menjëherë diskutimin mbi konfliktin e interesit dhe detyrimin për të hequr dorë nga shqyrtimi i çështjes.

Ligji shqiptar për konfliktin e interesit detyron funksionarët publikë të deklarojnë dhe shmangin çdo situatë ku ekziston mbivendosje rolesh apo interesash në një procedurë administrative ose institucionale. Deri më sot nuk rezulton publikisht që Artur Metani të ketë bërë një deklarim të tillë përpara se të shqyrtonte dhe arkivonte ankimin e Erion Veliajt.

Ky fakt hedh një dritë shumë më të rëndë mbi mënyrën se si funksionojnë mekanizmat e kontrollit brenda sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Sepse pyetja që lind tani nuk lidhet më vetëm me ligjshmërinë e emërimit të Ols Dados si prokuror.

Pyetja është shumë më e madhe:
a po funksionon sistemi i drejtësisë si një mekanizëm i mbyllur korporativ, ku anëtarët e sistemit kontrollojnë, mbrojnë dhe legjitimojnë njëri-tjetrin, edhe kur vetë ligjshmëria e veprimeve të tyre vihet seriozisht në dyshim?

Nëse ky standard do të pranohej për çdo qytetar tjetër, çdo procedurë administrative në Republikën e Shqipërisë do të konsiderohej e kompromentuar nga konflikti i interesit.
Por kur bëhet fjalë për vetë sistemin e drejtësisë, duket se ligji fillon të zbatohet ndryshe.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Publikohet ditari privat i Papa Françeskut: Shkruan se ka parë tri herë djallin dhe që i është shfaqur hyrja e ferrit pas abuzimeve seksuale të klerit në Kili
  • VIDEO: Aksident në aksin Levan-Tepelenë, Benzi përmbyset në rrugë
  • ​Shënimi “ka ndërruar jetë” në kolonën e adresës së re: Kalvari 7-vjeçar i familjeve të tërmetit
  • Barbari me fytyrë socialiste
  • Veliaj mund të gjykohet online, SPAK propozon videokonferencë, shtyhet seanca

Komentet e Fundit

  1. SHQIPTAR on Takimi i ministrave, Athina rikthen çështjen e detit: “12 miljet janë e drejta jonë e patjetërsueshme, Greqia do vijojë të rritet”
  2. Anonymous on 24 nëntor 2026
  3. SHQIPTAR on Takimi i ministrave, Athina rikthen çështjen e detit: “12 miljet janë e drejta jonë e patjetërsueshme, Greqia do vijojë të rritet”
  4. SHQIPTAR on Takimi i ministrave, Athina rikthen çështjen e detit: “12 miljet janë e drejta jonë e patjetërsueshme, Greqia do vijojë të rritet”
  5. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on PS voton përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?