Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Skandali te Onkologjiku, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq 6 persona
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Skandali te Onkologjiku, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq 6 persona
AktualitetKronike

Skandali te Onkologjiku, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq 6 persona

Published: April 30, 2026
Shpërndaje

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq gjashtë persona të përfshirë në skandalin e onkologjik në QSUT, një ngjarje e zbuluar në qershor të vitit 2024.

Në mesin e të pandehurve është ish-zv.drejtoresha e QSUT, Brikena Qirjazi, si dhe mjekë, specialistë të spitalit Onkologjik dhe administratori i një kompanie farmaceutike. Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Sipas hetimeve, pacientët me sëmundje tumorale nuk merrnin shërbimin e nevojshëm në spitalin shtetëror, por orientoheshin drejt klinikave private, ku paguanin tarifa të larta për trajtime që duhej t’i përfitonin falas në QSUT.

- Publicitet -

Prokuroria ka dokumentuar se koordinatori i shërbimit, shtetasi E.L., ndërhynte në mënyrë të paligjshme në listat e pritjes, duke përzgjedhur pacientë dhe duke i drejtuar drejt klinikave private në këmbim të përfitimeve financiare.

Po ashtu sipas prokurorisë, administratorja A.P. rezulton se ka dërguar pacientë në privat në kundërshtim me rregullat ligjore dhe procedurat mjekësore, ndërsa ish-zv.drejtoresha Brikena Qirjazi akuzohet se nuk mori masat e nevojshme për funksionimin e shërbimit dhe për vënien në punë të pajisjeve jetike për trajtimin e pacientëve.

Një nga elementët më të rëndë të dosjes lidhet me një aparaturë të kobalt-terapisë, e instaluar pranë Onkologjikut, e cila nuk u vu kurrë në funksion. Sipas Prokurorisë, pajisja u vendos në kushte të papërshtatshme dhe pa ndërtimin e një bunkeri antiradioaktiv sipas standardeve ndërkombëtare, duke u kthyer potencialisht në rrezik edhe për personelin mjekësor.

Hetimet zbuluan gjithashtu se specialistja D.K. kishte hartuar një ekspertizë të pasaktë mbi menaxhimin e burimeve radioaktive, çka çoi në vendimmarrje të gabuar dhe dëm ekonomik për institucionin.

Ndërkohë, administratori i një klinike private, shtetasi H.G., akuzohet për fshehje të të ardhurave dhe moslëshim faturash tatimore për shërbimet mjekësore, ndërsa F.M., administrator i kompanisë “Flori Farma”, dyshohet se ka tregtuar barna kontrabandë, përfshirë medikamentin “Valamor”.

Çështja fillimisht ishte referuar në SPAK për vlerësim, por më pas iu rikthye Prokurorisë së Tiranës, duke u veçuar një procedim më vete për një mjek onkolog për veprën e korrupsionit pasiv.

Skandali u bë publik në vitin 2024 dhe çoi në shkarkimin nga detyra të disa zyrtarëve dhe mjekëve me urdhër të ministres së Shëndetësisë të asaj kohe, Albana Koçiu, e cila e cilësoi situatën si të papranueshme dhe deklaroi se “ata mjekë nuk mund të ndotin bluzat e bardha”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protestat kundër qeverisë, Mevlan Shanaj kritikon artistët: Heshtja s’është gjithmonë shenjë urtësie
  • Zbardhet dëshmia e 24-vjeçares që u mor peng nga Refit Buzi: Më kërcënoi
  • VIDEO: Zjarr i përmasave të mëdha në Zvërnec, tymi i dendur mbulon Vlorën
  • Binjakët e Serbisë
  • T’i kërkosh Ramës dorëheqjen

Komentet e Fundit

  1. Asd on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  2. Vl on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  3. K R on “Besa s’ka lidhje me sorrat dhe korbat”, Rama: Të vijnë për dorëheqje poshtë penxheres sime deri në 2029
  4. vladimir halilaj on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  5. demo on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?