Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Skenarët e mundshëm të përfundimit të luftës në Ukrainë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Skenarët e mundshëm të përfundimit të luftës në Ukrainë
BoteKuriozitete

Skenarët e mundshëm të përfundimit të luftës në Ukrainë

Published: January 11, 2024
Shpërndaje

Që nga fillimi i agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, aftësia e Kievit për të luftuar ushtrinë pushtuese është varur nga mbështetja perëndimore. Ndërsa rrezikohen ndihmat për vendin në luftë, ky vit mund të jetë veçanërisht i vështirë për Ukrainën. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Andriy Borys, bisedoi me analistë të çështjeve ushtarake dhe diplomacisë lidhur me situatën në fushën e betejës dhe skenarët e mundshëm të përfundimit të luftës.

Suksesi i Ukrainës në luftën kundër Rusisë varet nga vazhdimi i ndihmës nga Perëndimi, thonë disa ekspertë ushtarakë dhe të sferës së diplomacisë.

Gjenerali amerikan në pension, David Petraeus, thotë se nëse Kongresi miraton një paketë ndihme shtesë për Ukrainën me vlerë 61 miliardë dollarë dhe Kievi furnizohet nga Perëndimi me avionë luftarakë F-16 dhe raketa, aeroplanët luftarakë ukrainas mund të operojnë më afër vijës së frontit. Zoti Petraeus thotë për Zërin e Amerikës se madje e gjithë kjo mund të mos jetë e mjaftueshme për të depërtuar fortifikimet e Rusisë në juglindje.

- Publicitet -

“Ukrainës i duhet të kapërcejë fortifikimet e mëdha në vijën e mbrojtjes ruse që njihet si vija Surovikin, ose në të kundërt të dominojë në ajër. Por nuk jam i sigurt se numri i avionëve që mund të ofrojë Perëndimi do të jetë i mjaftueshëm për të dominuar në ajër”.

Historiani ushtarak Frederick Kagan, me Institutin për Studimet e Luftës, thotë se pa raketa kundërajrore nga Perëndimi, sulmet ruse ndaj qyteteve ukrainase, si ato në Kiev dhe Kharkiv në fillim të janarit, do të jenë edhe më efektive dhe se lufta mund të zgjasë për vite të tëra. John Herbst, drejtor i Qendrës Euroasia në Këshillin e Atlantikut, thotë se përfundimisht Rusia nuk do ta fitojë luftën.

“Madje, edhe në skenarin më të keq, Ukraina nuk do të pushtohet plotësisht. Ukrainasit zhvilluan një luftë guerile disa vjeçare kundër forcave sovjetike pas Luftës së Dytë Botërore. Le të shpresojmë që nuk shkon deri në atë pikë”.

Lodhja e Rusisë nga lufta mund të jetë pozitive për Ukrainën. Ministria e Mbrojtjes e Britanisë thotë se nëse vazhdon ky ritëm i viktimave ruse, ato do të tejkalojnë mbi gjysmë milioni deri në vitin 2025. Michael Kofman, ekspert për çështjet e ushtrisë ruse në organizatën “Carnegie Endowment for International Peace”, thotë se Rusia ka nevojë për më shumë trupa.

“Rusia mund të rekrutojë trupa të mjaftueshme çdo muaj për të mbuluar humbjet, por nuk ka njerëz të mjaftueshëm për t’i zëvendësuar. Ata do të duhet të dyfishojnë ritmin aktual të mobilizimit ushtarak, ose do të duhet të shpallin një tjetër mobilizim të pjesshëm”.

Zoti Kofman thotë se ndihma ndërkombëtare mund ta ndihmojë Ukrainën që të përshtatet për të zmbrapsur sulmet ruse.

“Ukraina mund ta shtojë prodhimin e dronëve dhe sistemeve të tjera për të zvogëluar nevojën për municione artilerie. Por gjithashtu do të ketë nevojë për burime financiare dhe ndihmë nga Perëndimi për prodhimin industrial dhe ndryshimin e përpjekjeve të luftës për gjërat që mund ti bëjë vetë Ukraina”.

Duke cituar burime anonime të administratës së presidentit Biden, një artikull i botuar në portalin amerikan “Politico” në dhjetor thekson se Uashingtoni po zhvendos objektivin nga mbështetja e një fitoreje të plotë për Ukrainën, tek manovrat për një marrëveshje paqeje me Rusinë.

Heather Conley, presidente e Fondit Marshall Gjerman të Shteteve të Bashkuara, thotë se Ukraina nuk mund ta pranojë kurrë një marrëveshje paqeje të diktuar nga Rusia.

“Ata duan të marrin gjithçka. Putini e cilëson Odesën një qytet rus. Ata duan të vendosin një regjim kukull në Kiev dhe Ukraina të mos ekzistojë si shtet më vete.” Por ekspertët paralajmërojnë se një ngjarje e papritur, si vdekja e një udhëheqësi botëror, një fatkeqësi natyrore ose shpërthimi i një lufte të re, gjithashtu mund të çojë në ndryshimin e situatës në Ukrainë.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?