Presidenti Donald Trump po bën përpjekje për një zgjidhje paqësore të luftës në shkallë të plotë tashmë trevjeçare të Rusisë në Ukrainë. Zëri i Amerikës shqyrtoi disa përqasje të ndryshme të paraqitura nga organizatat studimore kohët e fundit që synonin arritjen e një paqeje të qëndrueshme për këtë luftë.
Strategjia e trysnisë maksimale
Një plan i Qendrës për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA), i titulluar “Si të fitohet: Një plan me shtatë pika për paqe të qëndrueshme në Ukrainë”, bën thirrje për “një strategji trysnie maksimale për ta sjellë Rusinë në tryezën e negociatave me mirëbesim”.
Plani propozon që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre:
“Duhet të ofrojnë mbështetje materiale të menjëhershme për Ukrainën pa kushte, duke synuar lodhjen e ushtrisë ruse dhe në këtë mënyrë përmirësimin e pozicitave negociuese të Ukrainës”.
“Duhet të rriten sanksionet ndaj institucioneve financiare ruse dhe subjekteve të sektorit energjetik, të përdoren pasuritë e ngrira ruse për të mbështetur mbrojtjen dhe rindërtimin e Ukrainës dhe të vendosen sanksione dytësore për të intensifikuar trysninë ekonomike jo vetëm ndaj Rusisë, por edhe ndaj regjimeve autoritare të Kinës, Iranit dhe Koresë së Veriut”.
CEPA thotë se “Ukraina dhe Evropa” duhet të përfshihen në bisedimet për paqe me Rusinë, se Shtetet e Bashkuara duhet të mbështesin “një koalicion të vullnetshëm të udhëhequr nga evropianët” për të zbatuar një “vijë armëpushimi me një forcë ndërkombëtare” dhe se “aleatët evropianë duhet të bëjnë përparim të qëndrueshëm dhe sa më të shpejtë të jetë e mundur drejt anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian”.
Një nga autorët e raportit, Catherine Sendak, drejtuese në CEPA për mbrojtjen dhe sigurinë transatlantike, i tha shërbimit ukrainas të Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara duhet të hyjnë në bisedime me Rusinë vetëm duke “pajisur Ukrainën me mjetet më të forta të mundshme” dhe duke përdorur “mjetet e tyre diplomatike” më të vështira.
Ajo shtoi se çështja e anëtarësimit të mundshëm të Ukrainës në NATO nuk duhet të përfshihet në bisedimet me Rusinë. “Ta diskutosh këtë me një vend jo-anëtar të NATO-s … nuk besoj se është e dobishme për ndonjë negociatë”, tha zonja Sendak, duke vënë në dukje se kjo do t’i jepte Rusisë “të drejtën e vetos, nëse dëshironi, mbi … përzgjedhjen e anëtarëve për t’u bërë pjesë, ose jo, e aleancës”.
Josh Rudolph, studiues në Fondin Marshall Gjerman dhe kreu i Grupit të Punës të Demokracisë Transatlantike, ka punuar mbi politikat me Rusinë dhe Ukrainën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare gjatë administratës së parë të Presidentit Trump.
Muajin e kaluar, ai ofroi rekomandime politike për administratën aktuale të Presidentit Trump për përfundimin e konfliktit në Ukrainë.
“Afrojuni [presidentit rus Vladimir] Putin nga një pozitë e fortë. Ndërsa Putini dukej i ashpër dhe i aftë në fillim të mandatit të parë të (Presidentit) Trump, gabimi i tij në Ukrainë e ka lënë atë në pozita të dobësuara. Si partneri dominant në këtë marrëdhënie, (Presidenti) Trump dhe jo Putini, mund të përcaktojë kushtet negociuese”.
“Të dini kur të largoheni. Një moment jetik në negociata do të vijë kur Putini të refuzojë të bëjë lëshime të mëdha. (Presidenti) Trump duhet të jetë i përgatitur të largohet”.
“Kombinoni sanksionet me çmimet më të ulëta të naftës dhe gazit. Mënyra më e mirë për ta bërë Putinin të kuptojë se presioni në Ukrainë do të sillte katastrofë për sundimin e tij është t’i bësh trysni Rusisë financiarisht… Duke shfrytëzuar marrëdhëniet e tij më të ngrohta me Arabinë Saudite krahasuar me ato që kishte [ish-Presidenti Joe] Biden, (Presidenti) Trump duhet të furnizojë tregun e karburanteve fosile, gjë që do t’i bënte sanksionet të qëndrueshme, do t’i shkaktonte mangësi makinerisë së luftës ruse dhe do të gjeneronte rreziqe të stabilitetit politik në Moskë”.
Zoti Rudolph rekomandoi gjithashtu armatosjen “e plotë” të Ukrainës; duke i dhënë asaj “të gjitha 300 miliardë dollarët e pasurive të ngrira të Rusisë”; duke e bërë Evropën “të paguajë më shumë për armët” dhe të sigurojë 100,000 forca si “paqeruajtës”; duke u mundësuar “kompanive amerikane të rindërtojnë Ukrainën”; dhe ftesën e Ukrainës për t’u bashkuar me NATO-n nëse Presidenti rus Putin refuzon të pranojë kushtet “e arsyeshme” të marrëveshjes së paqes.
Zoti Rudolph i tha Zërit të Amerikës se Presidenti Trump mund t’i bindë ata që janë skeptikë në Shtetet e Bashkuara për vazhdimësinë e armatosjes së Ukrainës, se nga një gjë e tillë si pjesë e një marrëveshjeje paqeje do të përfitonin punëtorët amerikanë.
“Ai mund t’u thotë atyre, OK, tani kemi një marrëveshje të mirë, është siguruar nga mineralet e rralla, i ka dhënë fund luftës dhe për ta mbajtur në fuqi, do të na duhet të ofrojmë një vazhdimësi furnizimi me armë të prodhuara nga Amerika, të cilat, meqë ra fjala, krijojnë të gjitha këto vende pune dhe objekte dhe fabrika amerikane nëpër shtetet” e qeverisura nga republikanët.
Duke kërkuar përfitime ekonomike
Në një raport të titulluar “Dollarët dhe botëkuptimi: Interesi i Amerikës për një fitore të Ukrainës”, Elaine McCusker, Frederick W. Kagan dhe Richard Sims nga Instituti Amerikan i Sipërmarrjes shqyrtuan koston e ndaljes së mbështetjes për Ukrainën, duke arritur në përfundimin se kjo do të çonte në humbjen e Ukrainës dhe përparimin e Rusisë më tej brenda Evropës, duke i detyruar Shtetet e Bashkuara të rrisin praninë në Evropë.
“Mbështetja e Ukrainës në fitoren kundër Rusisë është në interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara”.
“Një botë në të cilën Rusia mbizotëron do të ishte më e rrezikshme dhe më e shtrenjtë për Amerikën – duke kërkuar një rritje të vlerësuar prej 808 miliardë dollarësh në shpenzimet e mbrojtjes gjatë pesë viteve”.
“Në të kundërt, një angazhim shumëkombësh i shtuar dhe i përshpejtuar ndaj Ukrainës dhe përfundimi i luftës në një afat të afërt do të rezultonte në një Ukrainë të gjallëruar dhe të lirë, me një ushtri të sapo-modernizuar dhe të sprovuar nga betejat dhe një bazë industriale të zhvilluar, e cila do të ndihmonte në stabilizimin e Evropës”.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Frederick Kagan tha se një fitore ruse në Ukrainë do të ishte një fitore për Iranin, Kinën dhe Korenë e Veriut, duke inkurajuar tendencat aventuriere në rajonet e tyre përkatëse dhe do të lejonte Rusinë të rindërtonte ushtrinë e saj duke marrë burime shtesë njerëzore dhe materiale nga brenda Ukrainës.
Një marrje e Ukrainës nga Rusia do të dërgonte një valë refugjatësh në Evropë, duke destabilizuar më tej kontinentin, tha zoti Kagan.
“Kanë kryer mizori mbi popullsinë ukrainase në zonat që pushtojnë. Do të prisja që kjo do të përkeqësohej sa më shumë që lëvizin rusët në perëndim dhe sa më shumë të lëvizin në zonat më të vështira tradicionale anti-ruse, pro-perëndimore të Ukrainës perëndimore. Tmerret do të jenë të papërshkrueshme”, parashikoi ai.
Ai tha se rritja e ndihmës për Ukrainën do ta kthente atë në një brez mbrojtës për paqen dhe sigurinë evropiane – një vend me një ushtri të sprovuar nga beteja dhe industri ushtarake në zhvillim të shpejtë – duke mundësuar kështu që Shtetet e Bashkuara të përqëndrohen në rajone të tjera.
“Projekti 2025 i Tranzicionit Presidencial” i Fondacionit Heritage përfshin rekomandime politike në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë.
Materiali vë në dukje se lëvizja konservatore amerikane është e ndarë mbi Ukrainën – njëra palë mbështet Kievin, tjetra favorizon largimin – dhe projekti ofroi një rrugë të mesme.
Ndër rekomandimet e Projektit 2025:
“Në lidhje me Ukrainën, përfshirja e vazhdueshme e SHBA-ve duhet të paguhet plotësisht; e kufizuar tek ndihma ushtarake (ndërsa aleatët evropianë trajtojnë nevojat ekonomike të Ukrainës); dhe të kenë një strategji të përcaktuar qartë të sigurisë kombëtare që nuk rrezikon jetët e amerikanëve”.
“Pavarësisht pikëpamjeve, të gjitha palët pajtohen se sulmi në Ukrainë (i urdhëruar) nga Putini është i padrejtë dhe se populli ukrainas ka të drejtë të mbrojë atdheun e tij. Konflikti ka dobësuar rëndë forcën ushtarake të Putinit dhe ka dhënë një shtysë për unitetin e NATO-s dhe rëndësinë e tij për vendet evropiane.
“Presidenti i ardhshëm konservator ka një mundësi që shfaqet një herë në një brez për të sjellë zgjidhje për tensionet e politikës së jashtme brenda lëvizjes dhe për të hartuar një rrugë të re përpara që njeh Kinën komuniste si kërcënimin përcaktues ndaj interesave amerikane në shekullin e 21-të”.
James Carafano, ekspert i sigurisë kombëtare në Fondacionin Heritage, dhe drejtues i ekipit për mbrojtjen dhe politikën e jashtme, i tha Zërit të Amerikës se është në interesin e Shteteve të Bashkuara që të kenë një Ukrainë të lirë dhe të pavarur që të mund të mbrojë veten.
“Pra çështja praktike është se një Evropë e Bashkuar mund ta mbrojë veten dhe Shtetet e Bashkuara mund ta mbrojnë Evropën, nëse Ukraina pushtohet nga Rusia. Pasi e kemi bërë këtë të qartë – a jemi… më mirë me rusët në anën tjetër të Ukrainës? Dhe përgjigja është ‘absolutisht’.”
VOA
Asnje marreveshje nuk ka vlere per fashistet aktuale , pa nenshkrimin zyrtare te popullit heroik te ukrahines.Kete na meson historija e njerezimit!
Raportet per gjendjen e Frontit dhe ushtrine Ruse jane si Raportet per Ushtrine e Enver Hoxhes dhe Gjendjen e popullsise,qe mund te clirohej me 5 desante ajrore,ca arka me konserva dhe nje radiomarrese.Komunizmin e permbysi Papa polak,populli Polonise Martyre,Antirus deri ne vdekje.As ShBA,as Evropianet nuki e kuptuan se cfare zagari rrezikshem ishte per Demokracine ne Bote Enver Hoxha me junten Policore Ushtarake,,nga zagar sllav ishte kthyer ne model per stalinistet fanatike te gjithe botes.I pari dhe i vetmi qe e goditi direkt enver hoxhen ishte Papa Vojtila nga Bari,.Ju drodhen leqet e kembeve,filloi te ndrroje zembreket e Sigurimit,.
Ecni ne vete o fantaziste te SHBA,Ju jeni te pjerdhur,,Kujtoni se rrezohet Cari rus me Embargo ekonomike,aq sa rrezuat Fidel castron,qe e kishit ne dere
_______________________________________________
Cfare do ndodhi po te jene te gjithe
te pranishem ne tavolinen e bisedave
per per te arritur ne nje mareveshje
per nje paqe te qendrushme ne Ukraine?
________________________________________________
Per aresye se interesat, frikerat, eksperiencat
historike te shteteve Europiane jane te ndryshme
dhe besimi i plote tek njeri tjetri nuk eshte vendosur
akoma, do duhet mjaft kohe, qe te arrijne nje
koordinim te gjithe aneshem, ne harmoni me
interesat e tyre.
Ne kete moment te historise te gjithe vendeve te
Europes i intereson nje treg i perbashket qe
ekonomit e tyre te ecin perpara.
Por ne shume probleme te tjera, ne perputhje me
kushtet e tyre, ato nuk mund te komandohen nga
Burokratet e Brukselit, qe nuk arrijne ti kuptojne
kerkesat e popujve te vendeve europiane.
Amerika per 80 vite ka qene katalizatori kryesor
ne funksionimin normal te Kontinentit Europian,
e per kete aresye, qe te vendoset paqa dhe stabiliteti
duhet te pranohet nga vendet europiane, qe Amerika
ti perfaqesoje ATO ne tavolinen e bisedimeve.
Pra ATO duhet te bisedojne paraprakisht me Qeverine
Amerikane e cila do gjeje menyren me te mire per te
gjetur zonen ku perputhen interesat e vendeve te
Europes dhe do i kete parasysh gjate bisedimeve per
paqen ne Ukraine.
Mendoj se ky eshte edhe interesi i popullit te Ukraines
qe per hir te egzistences se tyre duan qe paqa te vendoset
sa me shpejt, sic ka thene prej shume kohe me pare, dhe
perserite edhe disa dite me pare, Governatori i Kievit, ne
nje konference ne Europe, dhe ku nje numur mjaft i vogel
te individeve nga BE, te pranishem ne salle, e duartrokiten.
Konkluzioni qe nxorra ishte:
ATO duan te vazhdoj lufta deri sa te realizojne Interesat e tyre.
Por interesate tyre, jane te ndryshme dhe bisedat mund te
vazhdojne me mual dhe vite deri sa Ukraina te shkaterrohet
plotesisht.
Presidenti Trump eshte me Popullin e Ukraines.
Trump perfaqeson te drejten e Ukrainsave per te
jetuar, qe DIKUSHI apo DIKUSHET, po ja mohojne,
ku perfshihen edhe Ukrainas te niveleve te larta te
korruptuar, nga nje Pushtet Qe Korrupton.
Problemi do zgjidhet perfundimisht, kur ne tavolinen
e bisedimeve te jene Amerikanet dhe Ruset, qe jane
dhjete hapa perpara ne kete loje shahu gjeostrategjik,
ku synimi I tyre kryesor eshte nje Stabilitet qe pengon
degradimine botes ne nje KOLOSE gjigand ku njerezit,
dhe aktore ambicoze te cekulibruar, qe kontrollohen nga
instiktet me te egra dhe qe nuk shohim pertej hundes se
tyre te vriten me njeri tjetrin e ti vene zjarrin gjithe planetit.
Fitorja arrihet ne fushen e Betejes.
Perendimi e ka furnizuar Ukrainen me miljarda,.Ashtu si mjeku maskara mban gjalle me shishe serumi te semurin per ta patur si thes furnizimi.POR JO PER TA SHERUAR. Perendimi nuk e furnizoi Ukrainen me Arme qe sjellim Fitoren.
Ukraina pati Rezultate ne Lufte sa kohe pati Furnizimet e Veta. Me furnizimet e Perendimit po vdes ngadale.
Kurre Perendimi nuk e furnizoi me Arme per Fitoren.Jo kane rreze te gjate,jo kane rreze te shkurter,Duhet ta kene te mesme.
Teknologjia ushtarake Amerikane dhe Europiane ne Ukraine deshtoi para teknologjise Ruse,Kineze dhe Iraniane.
Ashtu si pushket prej gome te kembsorise Amerikane deshtuan para kallashnikovit AK47 ne Vjetnam.
Ashtu si rraketet dhe bombat me napalm deshtuan para rraketave toke-ajer sovjetike.
Nje tek aeroplan rus ben kerdine mbi mbrojtjen Ukraine duke asgjesuar ne ajer te gjitha raketat dhe predhat kunderajrore.Amerikane!Gjenerale te NATOs!Mos jepni mend duvaxhijve shqiptare si te asgjesojne Armatimin e “prapambetur”,por korigjoni Veten,se keni mbetur Tek Lufta e Gjirit.