Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Skuterat vrasës! Mbrëmjen e së hënës një gjimnazist humbi jetën në Durrës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Skuterat vrasës! Mbrëmjen e së hënës një gjimnazist humbi jetën në Durrës
Kronike

Skuterat vrasës! Mbrëmjen e së hënës një gjimnazist humbi jetën në Durrës

Published: November 14, 2023
Shpërndaje

Përdorimi i skuterave elektrik po praktikohet gjithnjë e më shpesh, veçanërisht nga të miturit, si një mënyrë për të shmangur trafikun dhe mundësuar lëvizjen e shpejtë në qytet. Por gjithnjë e më shumë po shtohen edhe aksidentet fatale nga përdorimi i tyre. Mbrëmjen e së hënës një gjimnazist humbi jetën në Durrës, dy javë pasi u aksidentua rëndë teksa po lëvizte me skuter në një nga rrugët kryesore të qytetit. Këto ngjarje rrugore kanë vënë në lëvizje policinë e shtetit e cila ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi dhe në shkolla.

“Përsa i përket skuterave elektrikë nga ana e DVP Durrës janë marrë një sërë masash për konstatimin e shkeljeve të përdoruesve të këtyre mjeteve, por edhe për ndërgjegjësimin. Në shumë raste përdorues janë dhe minorenë nën 14 vjeç të cilët nuk e njohin legjislacionin dhe nuk kanë ndërgjegjësimin e duhur dhe në kuadër të këtyre kanë qenë dhe takimet që DVP ka zhvilluar me nxënës të arsimit parauniversitar”– tha specialisti i trafikut në DVP-në Durrës, Miludjan Çaçellari.

Shpejtësia relativisht e lartë, mungesa e pistave të dedikuara për skuterat, si dhe mungesa e mbrojtjes fizike nga përdoruesit e tyre i kanë kthyer skuterat në një burim rreziku.

- Publicitet -

“Ju e dini që rrugët në Shqipëri nuk janë në normat e duhura dhe skuteri nuk ka vend këtu. Humbi jetën dhe gjynah, por nuk është faji i askujt. Faji është lart. Duhen të gjitha, kaskat, duhen rrugët, sinjalistika e gjithçka,”- tha një qytetar. “Bezdisin se nuk kanë rrugë. Shumë të rrezikshme”, u shpreh një qytetare.

“Mbrëmë një grua mori djalin me një skuter dhe kaloi kundravajtje. Turp. Nuk ka ndonjë polici që t’i kapë këto?! Duhet të futet në ligj ndëshkimi i tyre”, u shpreh një tjetër qytetar.

Për të shmangur rreziqet e shumta dhe për të siguruar një përdorim sa më të sigurtë, është e rëndësishme që përdoruesit e skuterave të respektojnë rregullat e sigurisë rrugore dhe të përdorin kaska mbrojtëse.

“Apeli ynë është për prindërit e përdoruesve të këtyre mjeteve që të kufizojnë përdorimin në orët me ndriçim të kufizuar ose të përdorin jelek fluorescent, ose kaskën mbrojtëse dhe të zbatojnë rregullat e kodit rrugor”,- tha Çaçellari. Sipas specialistëve, duhet edukim, parandalim dhe masa konkrete për t’i bërë rrugët më të sigurta si dhe për të reduktuar numrin e aksidenteve.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • SPAK kërkon dënimin me 1 vit burg të kryebashkiakut të Vaut të Dejës
  • KLP vendos masë disiplinore ndaj prokurores Albjona Papajani
  • Ministria i heq lejen e mjedisit kompanisë “Kurum” pas skandalit të mbetjeve të rrezikshme
  • Një nga pasuritë strategjike të naftës në Shqipëri, gati t’i besohet një subjekti që dokumentet zyrtare e paraqesin në prag falimenti
  • BSH: Tensionet e brendshme sociale do ndikojnë turizmin, shërbimet dhe do ushqejnë inflacionin

Komentet e Fundit

  1. Valbona on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  2. demo on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  3. Valbona on Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  4. Greta on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  5. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?