Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Goditet banda italo-shqiptare dhe “banka” italo-kineze me qarkullim qindramilionë euro
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Goditet banda italo-shqiptare dhe “banka” italo-kineze me qarkullim qindramilionë euro
KronikeLajmi i fundit

Goditet banda italo-shqiptare dhe “banka” italo-kineze me qarkullim qindramilionë euro

Published: September 25, 2024
Shpërndaje

 

Autoritetet italiane njoftuan një operacion të përbashkët të disa shteteve, përfshirë Shqipërinë, kundër një bande kriminale “me bazë në Shqipëri” të angazhuar në trafikun ndërkombëtar të drogës si dhe një bande tjetër italo-kineze, e cila dukej se ofronte shërbimin e “bankës” për këtë grup kriminal.

Prokuroria e Breshias në Italinë e veriut drejtoi hetimin dhe operacionin për arrestimin e të dyshuarve, në të cilin u angazhuan gati 400 karabinierë. Operacioni u krye në bashkëpunim me Europil, Eurujust dhe institucione të tjera dhe urdhërarrestet u ekzekutuan në Itali, Shqipëri, Zvicër e Poloni përkundrejt 61 të dyshuarve.

- Publicitet -

Prokurorët sekuestruan gjatë operacionit edhe 60 milionë euro para dhe asete si dhe 360 kilogramë drogë, e cila, nëse do të shitej në treg, do të krijonte për strukturën kriminale një xhiro të përgjithshme prej 30 milionë eurosh.

Edhe ky është një nga hetimet e lehtësuara nga përdorimi nga eksponentë të krimit, të aplikacionit Sky ECC, një aplikacion që premtonte komunikim të sigurt dhe të papërgjueshëm, por që u sekuestrua nga autoritetet në Francë dhe që deri tani ka mundësuar goditjen e shumë grupeve kriminale, në shumë vende, por veçanërisht në Shqipëri.

Hetimet vijuan nga viti 2020 deri në vitin 2024.

“Aktiviteti hetimor u krye përmes të dhënave të siguduara nga SKY ECC të cilat u ballafaquan nga përgjimet telefonike, telematike e mjedisore të kryera paralelisht krahas aktiviteteve hetimore më tradicionale,” thuhet në njoftimin e Guardia di Finanza.

“Në veçanti, grupi kriminal, me bazë në Shqipëri dhe me strukturë të pranishme në territorin kombëtar, ka importuar në Evropë drogë nga Amerika Latine përmes përdorimit të rrugëve të transportit detar të mallrave për ta sjellë në Itali përmes Spanjës e Holandës,” vijon më tej njoftimi.

Organizata kishte pesë baza logjistike operative të identifikuara në zonën e Italisë së veriut, në të cilat dorëzohej droga dhe administroheshin paratë e siguruara nga shitja e saj ndërsa një strukturë kriminale paralele, e cila u përshkrua nga hetuesit si grup italo-kinez, merrej me shërbimet shërbimet financiare, përfshirë transferimin e kapitaleve të paligjshme jashtë vendit.

Hetuesit gjetën një sasi të stërmadhe faturash me vlerë totale prej 375 milionë eurosh të përdorura për të qarkulluar paranë që në të vërtetë vinte nga trafiku i drogës.

Kjo skemë, sipas hetuesve italianë, është novatore për krimin e organizuar pasi pakëson rreziqet e kapjes së parave cash nëpër pikat e kalimit kufitar si dhe duket sikur i kushton më pak përdoruesve.

Kapja nga autoritetet franceze të komunikimeve  të krimit përmes SKY ECC kanë mundësuar deri tani në Shqipëri operacionin Metamorfoza, atë të shtatë bandave apo hetimin e atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në Durrës. Në rastin më të freskët, SPAK goditi falë Sky ECC organizatën kriminale të njohur si Vëllezërit Çopja, të cilët, nga baza e tyre në Dubai, qarkulluan dhjetëramilionë euro në Shqipëri për të kryer investime apo për të paguar vrasës në një konflikt të përgjakshëm që patën me një grup kriminal rival./VOA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  • Vdekja e gruas shtatzënë, nis procedimi penal për tre mjekët në maternitetin e Pogradecit
  • Jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Veliaj rikthen Alban Dokushin
  • Gazetarët kundërshtojnë hyrjen në fuqi të rregullores kufizuese të GJKKO-së
  • Kafshët e Kopshtit Zoologjik të Tiranës përballen me vapën ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Detari on Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit
  2. Antiturk on LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  3. demo on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  4. Dashi on Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  5. aqif kapertoni on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?