Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sondazhet: Konservatorët e Merzit fitojnë zgjedhjet në Gjermani, AfD-ja rritet bindshëm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Sondazhet: Konservatorët e Merzit fitojnë zgjedhjet në Gjermani, AfD-ja rritet bindshëm
BoteLajmi i fundit

Sondazhet: Konservatorët e Merzit fitojnë zgjedhjet në Gjermani, AfD-ja rritet bindshëm

Published: February 23, 2025
Shpërndaje

Aleanca konservatore e Gjermanisë CDU/CSU, e udhëhequr nga Friedrich Merz, i ka fituar zgjedhjet e së dielës për Qeverinë e re federale, me 28.5 – 29 për qind të votave, sipas sondazheve të para televizive.

Partia e të djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë (AfD) renditet e dyta me 19.5 – 20 për qind të votave, që do të thotë se e ka dyfishuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021, bazuar në shifrat e publikuara nga transmetuesit publikë, ARD dhe ZDF.

Sipas tyre, partia e kancelarit Olaf Scholz renditet e treta.Dalja në zgjedhje ka qenë 83 për qind, në krahasim me 76.6 për qind më 2021.

- Publicitet -

Më shumë se 59 milionë njerëz kanë pasur të drejtë të votojnë në shtetin me 84 milionë banorë, për të zgjedhur anëtarët e Bundestagut – dhomës së ulët të parlamentit – me 630 ulëse.

Merz lavdëron “fushatën e mrekullueshme zgjedhore”

Nëse rezultatet e sondazheve do të vërtetohen, Merz duket se do të jetë kancelari i ri i Gjermanisë, vendit me ekonominë më të madhe në Evropë.

Mirëpo, për të siguruar shumicën në parlament, atij do t’i duhet të krijojë koalicion me të paktën një parti tjetër, me shumë mundësi me Socialdemokratët (SPD) e kancelarit në shkuarje, Olaf Scholz.

Merz u është drejtuar mbështesëve nga selia e partisë, duke lavdëruar “fushatën e mrekullueshme zgjedhore”, dhe ka folur me “respekt për kundërshtarët politikë”.

“Tani do të diskutojmë së bashku, sepse është e rëndësishme të formojmë Qeverinë sa më shpejt që është e mundur. Bota nuk është duke na pritur neve”.

Sipas tij, të gjithë në botë duhet të shohin që Gjermania ka një Qeveri të qëndrueshme dhe të besueshme.

“Sonte do të festojmë, nesër do ta nisim punën”.

Scholz: Na duhet ta pranojmë që humbëm zgjedhjet

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se rezultati i zgjedhjeve është i “hidhur” për partinë e tij, SPD, duke e quajtur situatën “humbje”.

SPD-ja duket se ka regjistruar atë që është rezultati më i dobët në Gjermaninë e pasluftës, me rreth 16 – 16.5 për qind.

Duke folur para mbështetësve në Berlin, Scholz ka thënë se është koha që “të pranojmë se kemi humbur zgjedhjet”.

Sipas tij, partia ka pasur rezultate më të mira në zgjedhjet e kaluara, për të cilat ka qenë përgjegjës ai, dhe që rezultati tani është “më i keq, dhe për këtë jam përgjegjës, gjithashtu”.

Scholz e ka uruar Friedrich Merzin për fitoren.

Liderët e AfD-së: Kemi mandat për të bërë ndryshim politik

Rritja e AfD-së, parti kundër imigrimit, është rezultat i zemërimit publik rreth çështjeve të migrimit dhe sigurisë, pas një morie të sulmeve të kryera nga migrantët, dhe pas shqetësimeve për dobësim të ekonomisë.

Pavarësisht kësaj, AfD pritet të mbetet jashtë pushtetit, tani për tani, sepse të gjitha partitë tjera kanë refuzuar të bashkëpunojnë me të.

Liderët e AfD-së kanë thënë se janë shumë të lumtur me rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

Njëri prej udhëheqësve, Tino Chrupalla, ka thënë se është “shumë krenar” me partinë.

“Ne ishim të bashkuar, fushata jonë ka pasur cak dhe kemi qenë të disiplinuar”, ka thënë ai, duke qenë afër Alice Weidelit, udhëheqëses tjetër të partisë.

“Ne mund të bëjmë ndryshim epokal”, ka thënë ai, duke shtuar se janë të hapur për negociata.

“Ne kemi fituar besimin e votuesve dhe kjo duhet të jetë diçka që e pranojnë të gjithë”, ka shtuar ai.

Të Gjelbërit, një tjetër partnere e mundshme për CDU/CSU, duket se ka siguruar 12-13.5 për qind të votave.

Zgjedhjet janë mbajtur pas prishjes së koalicionit trepartiak të Scholzit, në fund të vitit të kaluar./REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • demo says:
    February 23, 2025 at 8:33 pm

    Shko gjej tartan,Litium tani ne Serbi,o Scholz,se u marroset pas Serbise. Ju shtiu trute e gomarit Edi Rama.
    Fitoi Sali Berisha,.Vajti bekoi Merzin Kancelar te ardhshem te Gjermanise,.Ja ku qelloi djalli ne shenje.
    Po merr pushtetin ky o Rameee!Te pakten mos vidh keto dy muaj qe kane mbet.Thuaj asaj Belindes te marre Lejen e zakonshme me Ata Drejtoret,,Dergoje ne Maldive deri ne Zgjedhje me gjithe Drejtora.

    Reply
  • !!! says:
    February 23, 2025 at 9:23 pm

    Afd do të rrëmben 1/2 e bundesministrisë pas 5 vite Bundeskanzler dhe kështu do të ndodhë në gjitha shtetet Europiane pra rrena dhe demagogjia mbi demokracitë liberale do të shembet absolut

    Reply
  • demo says:
    February 23, 2025 at 10:21 pm

    Merkel e beri Gjermanine Han pa porta,

    Reply
  • Mallkimi i Shqiperis Myslymanizmi.Vari i shqiptaris Ortodoksizmi says:
    February 24, 2025 at 7:14 am

    Ne daten 20 shkurt,bijt e krimineleve komunist,u mblodhen ne sheshi Skenderbe ,ne perkujtim te babajt te tyre shpirteror,kryekriminelit Hoxha. “RILINDIA” (Rivdekia)u tregoj shqiptareve, se bijt e eterve kriminel , po rilindin idealin vrastar komunizmin.Fitoria e te djathtes ne Gjermani eshte “RIVDEKIE” e neokomunisteve ne Shqiperi.Me 11 Maj ,shqiptaret fitojne lirine e munguar.

    Reply
  • Vlonjati says:
    February 24, 2025 at 8:51 am

    Ty të mallkon kushdo që të lexon për marrëzirat që shkruan , së shpejti edhe Zoti ka për të të mallkuar jevg i qelbur rrugaç e maskara I fëlliqur .

    Reply
  • Deni says:
    February 24, 2025 at 12:15 pm

    Leri njerezit te vjellin vrer se ate pune bejne dhe ne shtepite e tyre…te tille njerez nuk i duhen familjes se tyre jo me shoqerise…ashtu funksionin anti-propaganda dhe dezinformimi ne PD…e kane treguar gjate me shume se 30 vjete qe nuk mund te heqin dore e te dalin nga rrenket e tentakulat e tyre komuniste…akoma mendojne se ne jemi ne sistemin e viteve 80…ata prisnin me gojen hapur te vjellat nga kati i 8te me shume kenaqesi e me pasthirrma,keshtuwe keto gjera i duken fare normale…deficente qe ne gjeneze…shqip vari leshte

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • TRAGJIKE: U fut në lumë për t’u freskuar, ndërron jetë futbollisti 21-vjeçar francez
  • Rikthimi i Neymar në Botëror pas 981 ditësh, lot në dhomat e zhveshjes
  • Rusia dëbon konsullin rumun dhe mbyll konsullatën në Shën Petersburg
  • Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  • Debate në Konferencën e Kryetarëve, PS rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat mbi protestën

Komentet e Fundit

  1. oikoi on K.E – BELA MAFIA
  2. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  3. Aldrin on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Aldrin on Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA
  5. Shkodrani-Belgjike on Ndodh sërish! Helmohen kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?