Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mblidhet sot Komisioni i Reformës Zgjedhore, OSBE: Normalizoni procesin parlamentar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Mblidhet sot Komisioni i Reformës Zgjedhore, OSBE: Normalizoni procesin parlamentar
Lajmi i funditPolitike

Mblidhet sot Komisioni i Reformës Zgjedhore, OSBE: Normalizoni procesin parlamentar

Published: January 19, 2024
Shpërndaje

Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore pritet që të mblidhet sot në orën 11:00.

Ky Komision do të drejtohet nga dy bashkëkryetarët, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj.

Mbledhja e këtij Komisioni vjen pas takimeve që u zhvilluan me përfaqësuesit e OSBE në vendin tonë.

- Publicitet -

OSBE u bën thirrje të gjithë deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë që të normalizohet procesi parlamentar. Përfaqësuesit e OSBE në Tiranë bëjnë po ashtu me dije se po përkushtohen maksimalisht në Reformën Zgjedhore.

“Çmojmë partneritetin tonë me Kuvendin e Shqipërisë. U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të kontribuojnë për një proces parlamentar të qetë e funksional. Punimet e papenguara dhe dialogu konstruktiv në komisione janë thelbësore. Përkushtimi ynë për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në kohë mbetet i fortë. Angazhimi pozitiv i të gjithëve është vendimtar për të pasur sukses!”, thuhet në deklaratën e OSBE.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi e quan provokim dhe thotë se do të luhet akti i 3 dhe i fundit i mazhorancës.

“Mbledhja e nesërme është akti i tretë i një strategjie që është diskutuar në mbledhjen e grupit të PS. Aktin e fundit e luan nesër përmes mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore me përfaqësues vetëm të vullnetit të mazhorancës. Komisioni i Reformës Zgjedhore është ngritur në Shkurt 2022 dhe nga ajo kohë është zhvilluar vetëm 1 ose 2 mbledhje, ekzaktësisht janë miratuar ato që tentohen të miratohen edhe nesër. Është miratuar nevoja për t’i çuar një kërkesë ODIHR për asistencë dhe ODIHR ka kthyer përgjigje në Korrik 2022 që është i gatshmë dhe pret t’i dërgoheshin pikat e kontaktit. Straetegjia është që nuk do ketë Reformë Zgjedhore. Duke kuptuar këtë strategji, rreth 54 deputetë të opozitës kërkuan ndryshimin e përbërjes së komisionit. Ky propozim i joni u bllokua me votë nga grupi parlamentar i PS. Nesër do vazhdojnë teatrin e rifllimit të një pune për të vazhduar më pas në heshtje”.

Bardhi tha se opozita nuk do ta lejojë këtë komision pasi sipas saj nuk është bipartizan siç duhet të jetë, por vetëm i mazhorancës që imponon se cilët duhet të jenë anëtarët. “Ne kemi shpallur betejën tonë për të mos lejuar funksionimin e Kuvendit sa kohë ne nuk na lejohet të ushtrojmë në normalitet detyrat tona”, tha Bardhi.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Trafik kilometrik nga Tuneli i Llogarasë drejt Orikumit
  • “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  • Vila luksoze në Palasë, SPAK sekuestron projektin e arredimit: Dyshime se mund të jetë pasuri e fshehur e Ballukut
  • “Wall Street Journal”: Gangsteri i dyshuar që po i hap telashe marrëveshjes së dhëndrit të donald Trump në Shqipëri
  • 710 euro qira, 760 euro pagë: Tirana e dyta në Europë për barrën e strehimit

Komentet e Fundit

  1. Clark on Revolucion në Japoni, shkencëtarët krijojnë plastikën që shpërbëhet në ujërat e detit brenda disa orësh
  2. Ervin on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  3. Keta jemi ky eshte niveli on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  4. Besnik on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  5. Dashi on Situatë e jashtëzakonshme në Krujë, zjarri jashtë kontrollit përfshin zonat e banuara, urdhërohet evakuim i menjëhershëm

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?