Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sot një muaj nga tërmeti i Turqisë, janë regjistruar 13 mijë paslëkundje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sot një muaj nga tërmeti i Turqisë, janë regjistruar 13 mijë paslëkundje
AktualitetBote

Sot një muaj nga tërmeti i Turqisë, janë regjistruar 13 mijë paslëkundje

Published: March 6, 2023
Shpërndaje

Një muaj nga tërmetet shkatërruese në Turqi e Siri, gati 46 mijë të vdekur vetëm në anën turke të kufirit e 6.000 në krahun tjetër dhe 13 mijë paslëkundje, njerëzit në zonat më të prekura ende jetojnë në frikë.

Të mbijetuarit përballen me një të ardhme të pasigurtë; problemi më i madh i tyre i momentit është gjetja e një strehe të sigurt për të jetuar. 1.5 milionë njerëz janë pa shtëpi, dhe është e paqartë se sa kohë do të duhet për t’u gjetur atyre strehimin e duhur, ndërsa toka vazhdon të lëkundet.

Agjencia turke e emergjencave,e Afad thotë se pothuajse dy milionë njerëz janë larguar nga zona e tërmetit. Disa jetojnë me miqtë ose të dashurit e tyre në pjesë të tjera të vendit. Fluturimet dhe trenat jashtë rajonit janë falas për ata që duan të largohen. Ka megjithatë, dhe nga ata që nuk duan të lëvizin.

“Frikë kemi, por nuk duam të ikim nga këtu. Është shumë e rëndësishme kjo për ne; këtu kemi ndërtuar jetën. Gjithçka që kemi, është këtu”, shprehet një banore.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan sakaq përballet me zgjedhjet e ardhshme mes zemërimit në rritje për reagimin e ngadaltë të qeverisë së tij ndaj tërmeteve të fuqishme që kanë goditur së fundmi Turqinë.

Udhëheqësi turk, i cili ka qenë në pushtet për një kohë të gjatë, po bën thirrje për unitet dhe ka premtuar një plan të madh strehimi për banorët e zonave të goditura nga tërmeti, një çështje që pritet të dominojë fushatën për zgjedhjet e 14 majit.

- Publicitet -

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Trump humbet rëndë
  • Tërmet politik në SHBA: Demokratët rimarrin kontrollin e Kongresit
  • 04 nëntor 2026
  • Kriza e mbeturinave rëndon Prishtinën dhe ambiciet politike të kryetarit të saj
  • Akti normativ kundër protestave, shoqëria civile: Cenon të drejtat dhe liritë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on ​Ndahet nga jeta avokati Saimir Vishaj: Nga beteja me kancerin, te drama personale e divorcit dhe aksidenti i fundit fatal
  2. Zaza on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  3. Kokpalari 21 janarit on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  4. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  5. Zdromsi on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?