Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sot protesta e opozitës para Kryeministrisë, Policia njofton masat, rrugët që do të bllokohen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Sot protesta e opozitës para Kryeministrisë, Policia njofton masat, rrugët që do të bllokohen
Kronike

Sot protesta e opozitës para Kryeministrisë, Policia njofton masat, rrugët që do të bllokohen

Published: July 11, 2024
Shpërndaje

Ditën e sotme në orën 20:00 do të zhvillohet protesta e opozitës para Kryeministrisë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar lidhur me akset rrugore të cilat do të bllokohen për automjetet që prej orës 18:00.

Akset rrugore që do të bllokohen për automjetet janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

- Publicitet -

Gjithashtu Policia sygjeron përdorimin e rrugëve alternative, si dhe bën thirrje për distancim nga aktet e dhunës.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga Policia e Shtetit, ka marrë masat e nevojshme, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit që do të zhvillohet ditën e sotme, më datë 11.07.2024, në orën 20:00, përpara Kryeministrisë.

Njoftojmë qytetarët se duke filluar nga sot, në orën 18:00, deri në përfundim të tubimit, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, në rrugët e poshtëshënuara:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe për të marrë pjesë në tubime dhe i bën thirrje organizatorëve, drejtuesve, pjesëmarrësve në tubime, dhe perfaqësuesve të subjekteve politike, që të ushtrojnë të drejtën e tyre në perputhje me Kushtetutën dhe legjislancionin në fuqi.

Në këtë kuadër, Policia e Tiranës bën thirrje për të gjithë pjesëmarrësit në tubim, që të distancohen nga çdo akt që cenon sigurinë dhe jetën e tyre, dhe çdo akt dhune ndaj punonjësve të Policisë, përfaqësuesve të mediave apo vetë pjesëmarrësve.

Policia garanton qytetarët se ka marrë të gjitha masat në përmbushje të përgjegjësive institucionale, për garantimin e rendit dhe të sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, si dhe për garantimin e sigurisë rrugore, në të gjithë territorin e vendit, veçanërisht në sheshet dhe në segmentet rrugore, në të cilat do të zhvillohet tubimi.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    July 11, 2024 at 2:01 pm

    Korbi korbit s`ja nxjerr syte.
    Te dy hajduter,Te dy antishqiptare,Te dy shesin Atdheun.
    Klowni vuri ne Himare nje grek,qe ka vrare edhe familjen e vet,,Maloku Cernagores ju pergjigj me nje grekoman te Lobit me te poshter grek te Vorioepiroteve te Amerikes,,Me Klanin Niko Gazojanis,Nikolas Geixh.Kedo te votoje Laberia Bregut nga keta te dy,E humbur del Shqiperia.
    C`faj kane policet e shkrete qe do durojne molotovet,guret dhe derrasat e militanteve te ketyre.Ata jane aty per rrogen.?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gazetari nxjerr videon, Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë
  • Rama ankohet për algoritmin, por dhjetëra llogari false i kanë shpërndarë sot fjalimin
  • Polici dhe Gardë pranë resorteve: KISH nxjerr në garë Dhërmiun dhe Palasën
  • Në arrati prej disa vitesh, Kushtetuesja prish vendimin e Gjykatës së Lartë për ish-shefin e Antidrogës
  • E FUNDIT: Refit Buzi vret veten, disa orë pasi vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën

Komentet e Fundit

  1. K R on Gazetari nxjerr videon, Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë
  2. Te respektoj on Gazetari nxjerr videon, Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë
  3. Anonymous on Rama ankohet për algoritmin, por dhjetëra llogari false i kanë shpërndarë sot fjalimin
  4. Glaukias on Rama ankohet për algoritmin, por dhjetëra llogari false i kanë shpërndarë sot fjalimin
  5. demo on Gazetari nxjerr videon, Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?