Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sot votohet për referendumin në zonat e pushtuara nga Rusia në Ukrainë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sot votohet për referendumin në zonat e pushtuara nga Rusia në Ukrainë
AktualitetBote

Sot votohet për referendumin në zonat e pushtuara nga Rusia në Ukrainë

Published: September 23, 2022
Shpërndaje

Sot në rajonet e Ukrainës të pushtuara nga forcat ruse votohet një referendum për aneksimin e këtyre territoreve në Federatën Ruse.

Kështu raportojnë mediat ruse, sipas të cilave referendumet do të zhvillohen në rajonet Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia.

Sipas autoriteteve lokale pro-ruse, pyetja e referendumit bëhet në rusisht dhe ukrainisht dhe ka të bëjë drejtpërdrejt me aderimin e territoreve përkatëse në Federatën Ruse.

- Publicitet -

Në adresimin e tij ditor, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se votimet janë jodemokratike.

Liderët e instaluar nga Kremlini në këto katër rajone kanë thënë më 20 shtator, se planifikojnë të mbajnë votimet për aneksim prej 23 deri më 27 shtator.

Ukraina dhe kombet e Perëndimit kanë thënë se nuk do t’i njohin këto referendume si legjitime.

Vendimi për mbajtjen e tyre vjen teksa ushtria ukrainase është duke zhvilluar kundërofensivën drejt këtyre rajoneve, duke çliruar qyteza e fshatra dhe duke rritur mundësitë për mposhtjen e forcave ushtarake ruse.

Zyrtarët perëndimorë dhe ekspertët kanë thënë se planet e Putinit që të përdorë këto referendume të paligjshme për të fituar kontrollin mbi tokën e pushtuar ukrainase, dhe kërcënimet se do të përdorë armë bërthamore për të mbrojtur veten, janë tentime për të frikësuar Kievin dhe përkrahësit e Perëndimit nga zgjerimi i kundërofensivës.

Putin ka thënë më parë se do të përdorë të gjitha sistemet e mundshme të armëve për t’iu përgjigjur kërcënimeve ndaj integritetit territorial të Rusisë. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka ftuar më 22 shtator anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, “që të dërgojnë mesazh të qartë se këto kërcënime bërthamore duhet të ndalen menjëherë”.

Ai i ka konsideruar përpjekjet e Rusisë që të aneksojë më shumë territor ukrainas si “një tjetër përshkallëzim dhe mohim të diplomacisë”. Kremlini ka kryer një mori veprimesh në territoret ukrainase që kontrollon, të cilat zbehin edhe më shumë legjitimitetin e procesit të votimit.

Sipas vlerësimeve të Perëndimit, Moska ka dëbuar rreth 1.6 milion ukrainas nga këto rajone drejt Rusisë, si dhe ka dërguar shtetas rusë në territoret ukrainase. Ajo po ashtu ka marrë të dhëna personale dhe biometrike të qindra mijëra shtetasve ukrainas në të ashtuquajturat “kampe filtrimi”, ashtu që të manipulojë procesin e votimit, kanë thënë ekspertët.

Ukrainasit nga këto rajone që banojnë në Rusi, do të mund të votojnë. Nikolai Bulaev, zëvendësshef i Komisionit Qendror Zgjedhor në Rusi, ka thënë se pret që “qindra mijëra” ukrainas që tashmë janë në Rusi, të marrin pjesë në këto të ashtuquajturat referendume. Rusia nuk njihet për mbajtje të zgjedhjeve të lira dhe të drejta, pasi shpesh ka pasur raportime në media për mashtrime dhe manipulime.

E përditshmja Kommersant ka raportuar se aktualisht nuk ekziston asnjë databazë me informacione për numrin e qendrave të votimit që do të hapen në Rusi për shtetasit ukrainas. Blinken u ka bërë thirrje vendeve anëtare të OKB-së “që të dënojnë referendumet mashtruese dhe të deklarojnë që gjithë territori i Ukrainës është dhe do të mbetet pjesë e Ukrainës”.

Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën, pavarësisht këtyre proceseve. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Portugezi nxori thikën, unë ia mora nga dora”, dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen e Ksamilit
  • Kostoja e jetesës godet familjet e reja në Tiranë, kryeqyteti po “zbrazet” nga lindjet
  • Lëkundje tërmeti në vend, ndihen në disa qytete
  • Zbardhet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil
  • Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Komentet e Fundit

  1. Nuk jemi shtet mysliman, por laik. on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  2. Lexo Vikipedian on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  3. ¿? on Shehaj denoncon: Kapri u kërcënua nga zyrtari i PS!
  4. Titi on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  5. Ëndërrime on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?