Ditën e diel, vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje shiu. Reshjet e shiut priten priten të jenë prezente që në orët e para deri në mesditë në pjesën më të madhe të vendit.
Në zonat e verilindjes, mbi 600-700 metra, dhe në juglindje, mbi 900 metra lartësi, priten reshje të dobëta dëbore.
Reshjet e dendura të dëborës të shoqëruara me erëra të forta dhe rënie të ndjeshme të temperaturave, kanë përfshirë gjatë natës qarkun e Kukësit. Për shkak të temperaturave të ulëta, në disa segmente rrugore janë krijuar ngrica, ndërsa në qafat malore, në lartësi mbi 800 metra mbi nivelin e detit, trashësia e dëborës ka kaluar 20 centimetra.
Mjegulla do të jetë e pranishme në mëngjes dhe në mbrëmje.
Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 6-10 m/s, e cila hera herës kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore të vendit pritet të fitoje shpejtësi deri në 10m/s. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-4 ballë
