Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK bën bilancin për 2024 dhe i “përgjigjet” Ramës: Nga 2791 persona në paraburgim, vetëm 270 hetohen nga ne
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > SPAK bën bilancin për 2024 dhe i “përgjigjet” Ramës: Nga 2791 persona në paraburgim, vetëm 270 hetohen nga ne
KronikeLajmi i fundit

SPAK bën bilancin për 2024 dhe i “përgjigjet” Ramës: Nga 2791 persona në paraburgim, vetëm 270 hetohen nga ne

Published: February 19, 2025
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka publikuar një raport lidhur me hetimet e zhvilluara përgjatë vitit që lamë pas. SPAK ka vendosur të flasë me shifra, pas kritikave të bëra përgjatë ditëve të fundit për përdorimin pa kriter të masës së sigurisë “arrest me burg”.

Në bilancin e publikuar nga ky institucion rezulton se për vitin 2024 janë proceduar 629 persona për çështjet e lidhura me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Nga këto  236 persona (37.5%) janë hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg”;  246 persona (39.1%) janë hetuar në gjendje të lirë, ndërsa  147 persona (23.4%) janë hetuar me masa të tjera sigurimi.

- Publicitet -

Sipas raportit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në vitin 2024 numri total i personave në paraburgim është 2791, nga të cilët vetëm 270 persona ose 9.7% janë nën hetimin e SPAK.

Këto statistika nga SPAK kanë ardhur pas akuzave të kryeministrit Edi Rama i cili një ditë më parë tha se paraburgimi është kthyer në normë dhe nuk do të lejojnë që të “kyçet brenda pa gjysh kushdo qoftë”.

“Ne nuk mund të pranojmë që në emër të pavarësisë të kapërcehen fazat e hetimit dhe të gjykimit dhe as nuk mund të pranojmë që në emër të pavarësisë paraburgimi të bëhet faktikisht një normë për të kapur dhe për të kyçur brenda pa gjyq këdo qoftë.

Kur kushtet e domosdoshme që duhen plotësuar për tu paraburgosur dikush janë shumë të qarta dhe praktikisht nuk kanë të bëjnë fare me një pjesë të atyre për të cilët janë konsideruar të përmbushura. Por këto janë të gjitha çështje të një diskutimi dhe një debati demokratik”, tha Rama ditën e djeshme.

Postimi i plotë i SPAK:

Gjatë vitit 2024, Prokuroria e Posaçme ka kryer hetime ndaj 629 personave.

Prej tyre, vetëm 236 persona ose 37.5% janë hetuar nën masën e sigurimit “arrest me burg”, i parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

246 persona ose 39.1% janë hetuar në gjendje të lirë.

147 persona ose 23.4 % të hetuar me masa të tjera sigurimi.

Raporti i të paraburgosurve:

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, numri total i personave në paraburgim është 2791 për vitin 2024.

Nga totali prej 2791, numri i personave në paraburgim të hetuar nga SPAK është 270 persona ose 9.7%

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Na myten says:
    February 19, 2025 at 11:20 am

    Leter Noc Rrokut

    Reply
  • Flase says:
    February 19, 2025 at 11:24 am

    Spak te mos i pergjigjet Rames , por popullit shqiptar qe nuk eshte i infektuar nga sindromi krimit dhe kur do denoje krimin qe ka bere Sali Berisha : 21 janari dhe Gerdecin, pa per 1997 e Remzi Hoxhen e dime qe e keni gojen mbyllur se mbani akoma prokurore dhe gjykates te Sali Berishes brenda. Dumani kur do ktheje pergjigje per prokurorin e Veliajt dhe KPL e KPGJ kur do kthejne pergjigje per kete probleme, po inspektori larte i drejtesise rron apo jo? Mos u merrni me Ramen qe te kene pune gazetaret si Habilekaj me shoke apo Lala e mireinformuar fshehtas nga ju, por merruni me detyren tuaj perballe popullit!

    Reply
  • Humoristi says:
    February 19, 2025 at 12:00 pm

    Kjo asht diktature e pastert.Si mund te paraburgosen rreth 3000 shqiptare,dhe dalin ne gjygje rreth 300 fakure!?Kjo asht arsyeja qe avoketrit,prokuroret,gjykatesi jane bere obeze!?

    Reply
  • Per ata qe ne 1990, kane qene mbi 20 vjecare says:
    February 19, 2025 at 1:05 pm

    A – ja , dmth fillimi i drejtesise postdiktatoriale ne Shqiperi ,fillon dhe mbaron me denimin e antishqiptarit Sali Berrisha….pas tij mund te analizohen deri ne qelize e gjithe politika shqiptare.

    Reply
  • Arben says:
    February 19, 2025 at 7:45 pm

    Filloi politikën edhe skapi

    Reply
  • Jimi says:
    February 19, 2025 at 8:18 pm

    SPAK ! Mbarro pune me vrasesit dhe pastaj shko tek xhepistat !

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    February 19, 2025 at 8:49 pm

    Deri sa nuk ndalohet kryekriminel Berisdha qe ke bere njemije te zeza Shqiperise , ku ka vjedhur dhe i ka lyuer duart me gjak shqiptari drejtesi nuk ka . Rama nuk eshte budalla qe i kerkon Standarte. Nuk eshte standart kure burgos vetem ne nje krah politik dhe len te lire kriminelet qe i kan bere gjemen Shqiperise !
    Pergji ndaj Rames esht kur juve te keni ndaluar Berishen me bandat e tiuje qe nuk kan te numeruera !

    Reply
  • demo says:
    February 19, 2025 at 9:40 pm

    Zoti SPAK, mos u sekelldis
    Vazhdo keshtu si e ke nis
    Do ti vije radha edhe Berishs
    Edi Rams edhe Lubis.

    Berisha kerkon t`ju shkrije
    Edi Rama t`ju lepije
    Nga Keta dhe me te zinje
    Media plot me gjarperinje.

    C`u ke bere mor Aman
    Media plot me zaberhan
    Artiste e sharlatan
    duvaxhinj e lypsaman.

    Reply
  • TIRONA says:
    February 19, 2025 at 10:08 pm

    Flase-Plotesisht dakord me ju
    Por SPAK ka frike nga karaxhic

    Reply
  • Sinqeritet says:
    February 20, 2025 at 7:18 am

    Altin Dumani:
    1)Kush eshte Nesti Angoni?
    2)Si ta lejon ndergjegja te firmosesh nje sajese te ndyre?
    3)Perse ke frike nga karaxhic?
    4)Perse i shmangesh 21 Janarit qe ke marre detyre nga Brukseli?
    5)Perse i shmangesh 26 Viktimave te pjekura?

    Reply
  • kur hiqen Maskat says:
    February 20, 2025 at 7:39 am

    Rama del neper ekrane duke u sperdredh bythesh e i drejtohet SPAK e ky i fundit del e i ”pergjigjet”
    Nje shfaqje teatrale qe i vihet publikut perballe nga mediat per ta kandisur se Pushteti Rama nuk e ka nder shale ate SPAK.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Amendamenti i kongresmenit amerikan: SHBA të hetojë lidhjet e qeverisë shqiptare me drogën
  • Rama sulmon sërish protestuesit: Janë mbledhur të gjithë dështakët dhe zemërakët
  • Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  • EMRAT / Protesta te parlamenti, Policia: 19 të arrestuar dhe 12 nën hetim
  • Pengimi i arrestimit të Ballukut, kreu i SPAK: Dëmton hetimin, imuniteti nuk duhet të ekzistojë fare

Komentet e Fundit

  1. Detari on Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit
  2. K R on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  3. Detari on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Ramat qe zbrazin Shqiperine nga rinia on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. pyetje nga publiku on Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?