Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK çon për gjykim Bardh Spahinë: Nuk zbatoi vendimin e Gjykatës për kreun e Ujësjellësit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > SPAK çon për gjykim Bardh Spahinë: Nuk zbatoi vendimin e Gjykatës për kreun e Ujësjellësit
KronikeLajmi i fundit

SPAK çon për gjykim Bardh Spahinë: Nuk zbatoi vendimin e Gjykatës për kreun e Ujësjellësit

Published: February 26, 2025
Shpërndaje

SPAK ka çuar për gjykim dosjen e ish-kreut demokrat të Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia. SPAK e ka marrë të pandehur pasi e akuzon se ka shkarkuar në shkelje të ligjit drejtorin e Ujësjellës Kanalizimeve në kohën kur drejtonte Bashkinë Shkodër.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në përfundim të hetimeve paraprake, ka dërguar për gjykim, më 24.02.2025, procedimin penal nr.139 viti 2024, në ngarkim të pandehurit: B.S, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, sipas nenit 320 të Kodit Penal.

- Publicitet -

Prej analizës së akteve dhe provave të administruara gjatë hetimeve të kryera, rezulton e provuar se i pandehuri, B.S., në cilësinë e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve, Shkodër, njëkohësisht edhe Kryetar i Bashkisë, Shkodër ka marrë vendimet nr.16 dhe nr.17, dt.18.07.2022 për të liruar nga detyra shtetasin M.M., në funksionin e administratorit të Ujësjellës Kanalizimeve dhe duke emëruar në këtë detyrë shtetasin, A. B.

Këto vendime janë ankimuar nga shtetasi Mark Molla, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër, e cila me vendimin nr. 16 (2984), dt. 19.07.2022 ka vendosur: “Pranimin e kërkesës, sigurimin e padisë duke vendosur pezullimin e vendimit nr.16 datë 18.07.2022, vendimit nr. 17 datë 18.07.2022 të Asamblesë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizime, Shkodër deri në marrjen e vendimit të formës së prerë nga gjykata të vendimit që do të zgjidhë çështjen civile të regjistruar mbi bazën e kërkesë padisë”.

Nga ana e të pandehurit B.S., duke qenë në dijeni të vendimit nr.16 (2984), dt. 19.07.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për sigurimin e padisë, pavarësisht faktit se ka patur një vendim gjyqësor të qartë dhe të ekzekutueshëm në mënyrë të menjëhershëm për Asamblenë e Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve, Shkodër për pezullimin e vendimeve nr.16 dhe nr.17, dt. 18.07.2022, me të cilat ishte shkarkuar shtetasi, Mark Molla, dhe emëruar A.B., (si rrjedhojë nga Gjykata është urdhëruar rivendosja në detyrë e shtetasit Mark Molla, deri në përfundim të procesit gjyqësor), nga ana e tij, është anashkaluar ky urdhërim gjyqësor duke nxjerrë shtatë (7) ditë më vonë, në dt.25.07.2022, tre vendime të tjera me nr.18, nr.19, nr.20, përmes të cilave sërish ka shkarkuar nga detyra shtetasin, M.M., dhe ka emëruar A.B si administrator, veprime këto të kryera me qëllim pengimin e ekzekutimit të vendimit gjyqësor nr. 16 (2984), datë 19.07.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Në thelb rezulton se vendimet nr.18, 19 dhe 20 të dt.25.7.2022 të kenë të njëjtën vendimmarrje (si vendimet nr.16 dhe 17 dt.18.7.2022), me të njëjtin objekt, por me numër dhe datë të ndryshme, përmes të cilëve, i pandehuri ka anashkaluar urdhërimet e vendimit nr.16 (2984) datë 19.07.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për sigurimin e padisë.

Mosrespektimi i vendimit gjyqësor që përbën titull ekzekutiv cënon në thelb shtetin e së drejtës dhe shkakton pasiguri juridike. Organet/nëpunësit publikë, të cilëve, një vendim gjyqësor iu drejtohet me urdhërime, duhet vetëm ta zbatojnë dhe jo të bëjnë interpretime apo diskutime ligjore nëse është i mbështetur ose jo në ligj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • loni says:
    February 26, 2025 at 8:02 pm

    SPAK-u kerkon te laje mutin me shure, nuk e heton per zjarin qe i vuri shkolles ( qe as armiqte s’e kane bere) por per nje te perjashtuar nga puna, si me kafete e Nexhmies.

    Reply
  • Mirësia says:
    February 27, 2025 at 2:19 am

    SPAKUT i ka hypur vetja në qef dhe me shpatën e padrejtësisë pret çfarë i del përpara se unë jam mbi gjithçka i thotë vetes dhe mënyra e komunikimit në organin e akuzës vlen shumë për të dëshiruar.
    Me sa po shikojmë në organin e prokurorisë dhe në përgjithësi në drejtësinë shqiptare gjëmat qenkan më të mëdha se çfarë pandehnim pas vetingut.
    Tani imagjinoni seç kanë bërë ata që kanë drejtuar këto 34vjet në këto organe dhe si i shpëtuan drejtësisë pa i futur gjembë në këmbë, si Gjin Gjoni me shokë.
    E vodhën dhe e poshtruan këtë popull dhe tani asnjë organ i drejtësisë të mbetur pas vetingut nuk u muar me to, sepse ata të gjithë përfundimisht kanë qenë bashkëfajtorë.
    Të gjithë këtyre nënpunësve të drejtësisë i kanë dhënë pasuri dhe para, vëllai, motra, nëna, babai, vjerri, vjerra(se ku i gjetën këto për çudi), për habi ky justifikim u përdor nga të tërë të larguarit nga këto organe dhe asnjë pronë nuk u sukuestrua, e kaluan pa u lagur nga “vetingu”
    Njërëz mos e harroni të kaluarën, ajo është shumë e afërt dhe prej saj po e pësojmë vazhdimisht duke u gjendur brenda një rrethi vicioz.

    Reply
  • Shkodrani says:
    February 27, 2025 at 11:46 am

    M.M duke e larguar nga ujesjellesi eshte shpetuar nga Bardh Spahia, pasi do te perfundonte shume me keq per korrupsionin dhe keqmanazhimin e ujesjellesit te Shkodres. Bashkia e Shkodres ka mjaft fakte, edhe te protokolluara, ku qytetaret denoncojne M.M.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, një ndër vendet e NATO-s që shpenzon më shumë për mbrojtjen (në raport me të ardhurat)
  • A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  • Rënie dramatike: Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve
  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  5. TIRANA on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?