Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK heton “të vetët”, detaje nga dosja Nr.26 e “Toyota Yaris”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > SPAK heton “të vetët”, detaje nga dosja Nr.26 e “Toyota Yaris”
KronikeLajmi i fundit

SPAK heton “të vetët”, detaje nga dosja Nr.26 e “Toyota Yaris”

Published: September 29, 2024
Shpërndaje

Disa prokurorë dhe gjyqtarë, që janë pjesë e organikës së SPAK dhe gjykatës së Posaçme, mësohet të jenë marë në pyetje lidhur me një hetim që mban Nr.26, në të cilin është arrestuar Drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka.

Ndërsa për këtë çështje 3 të tjerët biznesmeni Astrit Vladi, ish-oficerja e Krimeve të Rënda, Erjona Dautaj dhe avokati Radovan Çela, janë shpallur në kërkim.

Veprimet proceduriale në marjen në pyetje të njerëzve të Drejtësisë, duke përfshirë dhe individë në prokurorinë dhe gjykatën e Tiranës, por edhe atë të Vlorës, janë duke u kryer nga prokurori i SPAK, Klodian Braho.

- Publicitet -

Gjatë kësaj kohe SPAK ka kryer verifikime brenda vetes, për shkak të një serie të gjatë bisedash, të zhvilluara në “Sky” nga persona të tretë, të cilët pohojnë se kanë paguar euro tek prokurorë dhe gjyqtarë, në këmbim të zgjidhjes së problemit me Drejtësinë.

Krahasimi i dëshmive me bisedat e zbardhura në “Sky” dhe me prova të tjera shtesë, do të sillte prokurorin Braho të dilte në një konkluzjon përfundimtar mbi kolegët dhe ish-kolegët e tij.

Ndërsa “Ora News” ka mësuar se ky hetim tashmë po monitorohet dhe nga shërbimet e inteligjencës, pasi dosja ka marë spunto pikërisht nga kodet “Sky” të mbëritura në Shqipëri nga autoritet e Drejtësisë Belge.

Prokurorët Belgë, zbuluan se dështimi i hetimit të dosjes “Toyota Yaris”, ku u kapën 3.4 milion euro, ka erdhur si pasojë e vendimarjes së gabuar dhe korrupsionit tek zyrtarët e lartë të prokurorisë dhe gjykatës në Shqipëri.

Për këtë çështje në 19 Tetor 2021 Elvis Vladi është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit e 6 muaj burgim për akuzën e “Mosdeklarim të ardhurash në kufi”.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai u dënua përfundimisht me 1 vit burg, ndërkohë në të njëjtën dosje u dënua edhe Agim Ceka për “armëmbajtje pa leje” me 2 vjet 4 muaj.

Kurse akuzat për Alfred Vladi, Alban Mollaymeri, Eduart Cani dhe djali i tij, Klevi Cani, u pushuan nga gjyqtarja e Tiranës, Migena Laska.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • ALBAN DEGA says:
    September 29, 2024 at 4:52 pm

    NUK MUND TE PASTROHAT SHTEPIA E PERBASHKET E SHQIPTAREVE SHQIPERIA NGA BANDITET KRIMINELET MAFIOZET PLEHRAT E STERKORRUPTUARA POLITIKE BIOLOGJIKE OLIGARKIKE MEDIATIKE… NONEGRATIKE … VRASESIT E DEMOKRACISE
    LIGJIT E DREJTESISE PO NUK U SPASTRUA ME FSHESE TE HEKURT I GJIRIZIT I SHTEPISE SE LIGJIT E DREJTESISE

    Reply
  • Alban Dega says:
    September 29, 2024 at 5:18 pm

    Vetem maja e majes se ajzbergut te krimeve dhe shitblerjes se sekreteve hetimore, ligjit dhe drejtesise ( PERDITESIM )

    NUK MUND TE PASTROHETSHTEPIA E PERBASHKET E SHQIPTAREVE SHQIPERIA
    NGA BANDITET
    KRIMINELET
    MAFIOZET
    PLEHRAT E STERKORRUPTUARA POLITIKE BIOLOGJIKE OLIGARKIKE MEDIATIKE… NONEGRATIKE …
    VRASESIT E DEMOKRACISE
    LIGJIT E DREJTESISE DHE SHQIPERISE
    PO NUK U SPASTRUA ME FSHESE TE HEKURT OBORRI…SHTEPIA E LIGJIT E DREJTESISE NE BAZE TE PARIMIT UNIVERSAL :
    ASKUSH E AS VET LIGJI NUK QENDRON MBI LIGJIN E DREJTESINE !
    PERNDRYSHE SHQIPERIA NUK DO TE BEHET KURRE ASNJEHERE .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama që në mëngjes në Ministrinë e Arsimit, gurin e mban me vete
  • Rama mbledh grupin parlamentar në orën 09:00,
  • Pedagogët, marshim solidariteti me studentët sot në orën 10:00
  • Përplasja në oborrin e Katedrales, Mitropoliti: Policia të rikthehet në binarët e ligjit
  • 20 tetor 2026

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama që në mëngjes në Ministrinë e Arsimit, gurin e mban me vete
  2. Rita on Rama mbledh grupin parlamentar në orën 09:00,
  3. Pupupu on Takim me Policinë, nuk përmbahet Kryeministri: “Protestuesit, brez TikToku, s’lidhin dot 7 fjalë, vijnë nga periferitë, u duhet psikolog”
  4. K R on Kur njerëzit vendosin të të përgjigjen me atë që ke prodhuar vetë, asnjë kështjellë nuk të shpëton
  5. haka tek i zoti on INTERVISTË: Kushtetutë e re dhe Referendum, Mazi propozon daljen nga kriza me një Këshill të drejtuar nga një ish-President

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?