Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK humb gjyqin në Gjykatën e Strasburgut me ish-drejtorin e RTSH: Arrestimi i tij i paligjshëm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > SPAK humb gjyqin në Gjykatën e Strasburgut me ish-drejtorin e RTSH: Arrestimi i tij i paligjshëm
KronikeLajmi i fundit

SPAK humb gjyqin në Gjykatën e Strasburgut me ish-drejtorin e RTSH: Arrestimi i tij i paligjshëm

Published: February 25, 2025
Shpërndaje

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka vendosur se Shqipëria ka shkelur të drejtat e ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçi, duke e mbajtur në paraburgim për një periudhë të gjatë pa arsye të mjaftueshme ligjore.

Në vendimin e saj, Strasburgu e konsideron të padrejtë mbajtjen për më shumë se shtatë muaj në paraburgim të Gëllçit, i cili u dënua me 1 vite e ka muaj burg për shpërdorim detyre në lidhje me një kontratë shtesë për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro.

Lajmi është bërë me dije nga vetë avokati i Gëllçit, ndërsa vendimi është publikuar edhe në faqen e Gjykatës Europiane të të Drejtave të njeriut.

- Publicitet -

Reagimi i avokatit të Thoma Gëllçit:

Gjykata e Strasburgut i dha te drejte sot Thoma Gellcit dhe konfirmoi qe arrestimi i tij ishte i paligjshem.

Arrestimet jane bere buke e djathe per SPAK (dhe jo vetem), te cileve u intereson me shume shfaqja e cirkut televiziv te lajmeve ditore me arrestime e prerje kokash sesa respektimi i standardeve evropiane.

Thoma Gellci, ish-drejtor i RTSH u arrestua ne tetor 2021 për akuzën e shpërdorimit të detyrës lidhur me nje tender. Ai u vendos në paraburgim me vendim të GJKKO me pretendimin se ekzistonte dyshimi i arsyeshëm për përfshirjen e tij në veprime të paligjshme.

Gjykata e Strasburgut konstatoi se argumentet per arrestimin ishin te pambeshtetura dhe shume te pergjithshme.

SPAK nuk dha prova konkrete as se cilat prova duhej të mblidheshin dhe pse nuk ishin mbledhur më parë, si dhe rreziku i arratisjes nuk ekzistonte. Gjykata e Strasburgut shtoi dhe se zgjatja e paraburgimit ishte e pajustifikuar, pasi autoritetet hetimote nuk treguan “kujdes të veçantë” për hetimin.

Sipas Gjykates se Strasburgut, Shqipëria shkeli Konventen duke mbajtur Gellcin në paraburgim për një periudhë të pajustifikuar dhe pa dhënë prova.

Duke e konsideruar si nje fitore te rendesishme morale, Strasburgu ofroi nje shume simbolike demshperblimi moral, por pa harruar qe te ngarkoje mbi shtetin edhe kostot avokatore te Gellcit.

Tani do vijoje beteja ne gjykatat tona per te vene ne vend drejtesine evropiane qe e shtremberoi nevoja revolucionare e SPAK, me mbeshtetjen e hapur te mazhorances qeverisese.
P.s…

Avokatura e shtetit, qe eshte ne varesi direkte te Kryeministrit, luftoi fort qe Gellci mos ta fitonte kete kauze morale ne Strasburg, duke insistuar se arrestimi ishte i rregullt dhe i bazuar mbi prova.

Ndersa sot Kryeministri shqetesohet per standardet e arrestimit kur SPAK, nje monstruozitet i prodhuar prej frymes se tij politike, ka nisur te sharroje dege afer vete Kryeministrit.

Tani, une si avokati qe hengra dynjane per tre vjet e gjysem per te luftuar shejtan-budallenjte e bashkuar te SPAK dhe qeverise, e ftoj ta perdore te “sy m’sy-ja” e vet precedentin Gellci ne Strasburg, por me kushtin qe te pranoje te lepije ate qe vartesit e tij, avokate te shtetit, kane peshtyre deri tani kunder Thoma Gellcit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Ay Qy Qe says:
    February 25, 2025 at 12:53 pm

    Kjo nuk zhvlereson faktin qe ai eshte hajmut duti!

    Reply
  • TV says:
    February 25, 2025 at 1:27 pm

    SPAKu tek i cili endé shpresojmë ta zërë për brirësh demin e korrupsionit, po vret veten me vendime të tilla.
    Thoma Gëllçi ka qënë dhe mbetet një njeri me integritet si gazetar dhe administrator.
    Arben Kraja, Altin Dumani, ky vendim është turp për ju të dy, por edhe një moment t’i vini gishtin kokës e mos luani me jetën e njerëzve.
    Por sigurisht me ca Ols idiotë e hakmarrës, s’ke ç’pret!
    Kuvendi duhet menjëherë të ndërhyjë, të forcojë bazën ligjore dhe instrumentat e kontrollit edhe mbi palaçot e KLP e KLGj, që bëjnë favore e mbyllin sytë për njëri tjetrin.

    Reply
  • Ku është gabimi i SPAK-ut? says:
    February 25, 2025 at 1:37 pm

    Gabimi i SPAK-ut është se bën arrestime pa plotsuar dosjen dhe e quan “paraburgim”, gjoja se mund të arratiset si Ahmetaj! E drejta është që plotësohet dosja dhe kur është e qartë për korrupsionin, i kërkohet gjykatës për masën me burg. Justifikimi se mund të arratiset duket qesharak, sepse me Interpol mund t’a kthesh në Shqipëri dhe vetë gjykata është toleruese ndaj Ahmetaj që Çimi i Berishës i bën intervista! Me veprimet e tij SPAK-u shkel një ligj ndërkombëtar që ka lidhje me të drejtat e njeriut dhe kjo është arsyeja që i humb të gjitha gjyqet në Strasburg. Drejtësia shqiptare çalon edhe pas Vetingut dhe duket qartë që kur bën arrestime selektive dhe para votimeve duke u motivuar politikisht.

    Reply
  • Haka Tekizoti says:
    February 25, 2025 at 1:50 pm

    A mund të hedhësh në gjyq prokurorin që të arrestoi? Nëse kolegët e tij nē gjykatat tona mbrojnë prokurorin – siç po ndodh edhe në raste të tjera, çoje në Strasburg dhe kërko prej tij një dëmshpërblim të atillë që të mos i mjaftojnë gjithë sa ka fituar me korrupsion gjatë këtyre 30 e ca viteve. Vetëm kështu mund të vijnë në vete këta horra që kanē zaptuar drejtësinë.

    Reply
  • demo says:
    February 25, 2025 at 2:01 pm

    Integritetin si gazetar dhe Administrator e ka te shkruar ne balle. E kam pare andej nga 85 kur e mbante xha Gaqo ne tavoline per ti renditur korrespondencat e rretheve.U bene ca muaj qe nuk po shihja shkrimet e mija ne revisten Hosteni dhe vete ne Redaksi.O xha Gaqo,po te kane ardhur shkrimet e mija?-Jo tha xha Gaqo.Pashe kete rrumin e zi si klysh jevgu.-Po Ti more djale,di gje?-Jo,tha ky. Ardjan Klosi,qe rrinte te tavolina perballe,ma beri me shenje,.
    I griste ky i bukri shejtan.Ne Ate kohe,ishte konviktor. Aq mund te bente dhe te hante ndonje panine me qofte qe ja servirte falas redaksia per renditjen e shkrimeve. Se c`ka bere me vone,e se ka vjedhur apo jo ne RTSH,kete e dijne Ata qe kane punuar me te. Dhe ATA qe e denuan.

    Reply
  • Aldrinp says:
    February 25, 2025 at 3:32 pm

    Sa natyrshem lidhen drejtoret me tenderat.
    Pse valle?
    Zhdukin leket e shtetit me tendera fiktive, dhe veteshpallen viktima te pafajshme.
    Gabimet ne procedure i kushtojne SPAK legjitimitetin, dhe e kthejne padashur Hajdutin ne viktime
    Zhdukin qindra miliona nga buxheti i shtetit me tendera dhe hakerrohen qe kane te drejte ta bejne

    Reply
  • Lex says:
    February 25, 2025 at 10:08 pm

    Vendimi i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) për çështjen Gëllçi kundër Shqipërisë lidhet me paraburgimin e zgjatur të tij, jo me dënimin përfundimtar nga gjykatat shqiptare.

    ✅ A ishte dënuar nga gjykata shqiptare?
    Po, zoti Gëllçi u dënua me një vit e katër muaj burg për shpërdorim detyre, pasi përfitoi ulje dënimi nga gjykimi i shkurtuar. Vendimi i GJEDNJ-së nuk e hedh poshtë këtë dënim, por trajton vetëm ligjshmërinë e paraburgimit të tij.

    ✅ Çfarë vendosi GJEDNJ për paraburgimin?
    Gjykata vendosi se paraburgimi i tij për më shumë se shtatë muaj ishte i pajustifikuar, sepse:

    Gjykatat shqiptare nuk dhanë arsye të forta përse duhej të mbahej në burg për aq gjatë.
    Nuk treguan qartë se cilat prova rrezikoheshin ose se ai mund të ndikonte te dëshmitarët.
    Nuk shqyrtuan masa më të lehta, si ndalimi i daljes nga vendi apo mbikëqyrja me detyrim paraqitjeje.
    Për këtë arsye, GJEDNJ vendosi se Shqipëria kishte shkelur të drejtën e tij për liri dhe i dha 500 euro dëmshpërblim për vuajtjen morale dhe 5,000 euro për shpenzime gjyqësore.

    ✅ Po për dyshimin e arsyeshëm?
    Gjykata e pranoi se kishte dyshim të arsyeshëm që ai kishte kryer shpërdorim detyre, prandaj paraburgimi i tij fillimisht ishte i ligjshëm. Por me kalimin e kohës, ky dyshim nuk mjaftonte më për ta mbajtur në burg, sepse nuk kishte prova të reja dhe nuk u vërtetua që ai rrezikonte hetimin.

    🔍 Përfundimi
    Vendimi i GJEDNJ-së nuk e ndryshon dënimin e tij penal, por tregon se qëndrimi i tij në paraburgim për kaq gjatë ishte i padrejtë. Shqipëria tani duhet të paguajë dëmshpërblimin që vendosi Gjykata Evropiane.

    Reply
  • Ben Dibrani says:
    February 27, 2025 at 6:10 pm

    Nëse prokuroria apo gjykata këtu kanë marrë një vendim të padrejtë, të gjithë shumën për dëmin moral dhe material duhet ta paguajnë ato institucione nga fondet e veta dhe sidomos prokurori dhe gjykatesi i çështjes; është e pabesueshme që ca njerëz të papërgjegjshëm të marrin në qafë jetën e dikujt dhe të dalin pa lagur.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ​Ballisti i Frashërit dhe ballisti i kotecit
  • Ndahet nga jeta në mënyrë tragjike në plazh profesori i volejbollit shqiptar
  • Pse ka kaq shumë makina luksoze në Shqipëri?
  • Ç’synon “Mburoja e Akilit”, sistemi mbrojtës që Greqia po ndërton me ndihmën e Izraelit?
  • BKH, kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës

Komentet e Fundit

  1. Riçhard on ​Ballisti i Frashërit dhe ballisti i kotecit
  2. Kola on ​Ballisti i Frashërit dhe ballisti i kotecit
  3. demo on Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
  4. 1thundrak on Shehaj ‘rrëmbeu’ dokumentin e huasë, Rama: Iku me vrap si ballistët që vidhnin pula në kotec
  5. 1thundrak on Pse heshtin artistët?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?