Policia e Shtetit thotë se ka zhvilluar një operacion kundër krimeve zgjedhore, duke ushtruar kontrolle fizike dhe në banesa të 5 shtetasve, mes tyre edhe ish kryetari të bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, të cilit SPAK i sekuestroi edhe celularin.
Policia thotë se gjatë kontrollit në një ambient në pronësi të Roshit u gjetën dhe u sekuestruan fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish.
“Shtetasve O. S., 38 vjeç, T. Rr., 44 vjeç, të dy banues në Kavajë, dhe shtetasit T. H., 35 vjeç, banues në Qerret, Durrës, Policia u sekuestroi telefonat celularë. Ndërsa shtetasit M. S., 37 vjeç, banues në Kavajë, Policia i sekuestroi një DVR, kupona nafte dhe një pistoletë manovër”, thote policia.
Këta persona dyshohen për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe hetimet në kuadër të procedimit penal vijojnë.
Njoftimi i Policisë:
Operacion në kuadër të hetimeve për krime zgjedhore, kontroll fizik dhe në banesat e 5 shtetasve të dyshuar.
Sekuestrohen fatura, kupona nafte, lista zgjedhësish, DVR, pistoletë manovër dhe 5 telefona celularë.
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me oficerët e BKH-së, në funksion të procedimit penal nr. 82, i vitit 2025, ekzekutuan vendimin e datës 17.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për kontrollin fizik dhe atë në banesat e 5 shtetasve.
Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj shtetasit E. Rr., 50 vjeç, banues në Kavajë, iu bllokua telefoni celular, si dhe në një ambient në pronësi të tij u gjetën dhe u sekuestruan fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish.
Shtetasve O. S., 38 vjeç, T. Rr., 44 vjeç, të dy banues në Kavajë, dhe shtetasit T. H., 35 vjeç, banues në Qerret, Durrës, Policia u sekuestroi telefonat celularë.
Ndërsa shtetasit M. S., 37 vjeç, banues në Kavajë, Policia i sekuestroi një DVR, kupona nafte dhe një pistoletë manovër.
Këta shtetas dyshohen për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe hetimet në kuadër të procedimit penal vijojnë.
j.l./ dita
Këta të pedese flasin për vjedhje këta jan hajdutat e shekullit, tradhtarët e kombit, jan më keq se ballistët.
O shkodrani prej Belgjike , ne rast se nuk ke harruar ai Rroshi eshte i yti, i Rames , i PS-es dhe tani edhe kusheriri i tij ishte i nje partie qe beri aleance me PD-en por jo i Pd-es, ishte nje kamikaz i Rames per te perçare elektoratin e PD-es .
Konkretizoni se cfare nenkupton fjala trushplarese “ambjent”. Se prapa saj pervec ndonje kiosku apo mejhone sufllaqesh mund te fshihet dhe ndonje hotel super grandioz si ato qe kane mbire e po mbijne si kerpudha pas shiut buze detit, e sidomos prane zones qe e kap bashkia e katunareve dhjerokratikas.
Ja kesaj i thone te luftosh krim elektoral : Paskan gjetur liste zgjedhesish ne nje ambient te Roshit, kur te tilla kane patur ne xhepa e nder duar te gjithe patronazhistet qe rrinin tek dyert ose vinin rreth e rrotull qendrave te votimit. Keta kishin dhe etiketa fallco ne qafe si vezhgues u zbuluan plot te tilla) por natyrisht SPAK nuk ka aspak mandat ti ndaloje as ti shikoje madje.
Po gruan ia gjetën këtij?
Shanin Ramiz Aline keto Zarbat.Sali Berisha me Edin e revoltuar,qe do vriste gjithe komunistet,nga Ramiz Alia tek i ati.
Ramizi organizoi dy zgjedhje model demokratike,te ndershme,As BE me Ameriken nuk e arrijne jo keta zarbat.Beri nje ligj zgjedhor me kandidate me ftyre per cdo zone,aq te ndershem,sa humbi vete perballe gjeollogut Mark Kroqi,
Po paska qene njeriu me i ndershem,e shanin Hajdutet,Maloku kreshnik.Ky vuri dore mbi Zgjedhjet ne 1996.Kujtoi se vetem maloket dijne te vjedhin.Ke rene ne Usta o Sali.Tani prit kush do vdesi i pari nga ju te dy.Ketu eshte gara.
Gare tjeter nuk ka.
E more kavojsi pi Baldushku, ato hotele qe mbijne si kepurdhat mbas shiut jane prone e investitoreve strategjik si burri i Xhaçkes, si Roshi e te tjere me firmen e te famshmit Ramut dhe me lejen tende qe e voton per keto firma . Nuk e dija qe Baldushku qenka katund i Kavajes !
O kavajs,,akoma me saliun o rrot cari,,,,,ik o karabush se saliu Ka 35 vjet qe ja u fut juve kavajsave,,,Jo se ju plasi rrocka per demokraci Juve,,ju jeni interesaxhinj ,,,ju shkoni ku shkon parja,,,
O dhjerokrat kavaje. Nga e di me kaq siguri se cilet jane pronaret e vertete te hoteleve buze detit, e vecanerisht ne zonen qe kap bashkia e kavajes?
Se roshave te PS apo juve kodoshave te PD qe po qani prej 12 vitesh me lot humbjen e privilegjeve, kete dyshoj se s’do e mesosh kurre, prandaj mos u hidh e perdridh si zuskat me pretendimin se ato i perkasin vetem “investitoreve strateQike” te katapultuar drejt majave te pisnesit prej brekushegrisurit dymetrosh me vetem njemije euro kapital fillestar.
O kavajs,,,po aty tek ju doli edhe sali lushaj me token ne bregdet,,,ngriti lokalin zbriti nga shpellat e vicidolit,,
Nuk flas me çeçen sepse nuk ja kuptoj gjuhen por po i pergjigjem pak ketij kavojsit pi Baldushku. Me sa kuptova nga komenti i fundit besoj se qenkemi ne te njejten vije me nje perjashtim te vogel, qe un besoj tek DEMOKRACIA, jo tek PD-PS kurse ti i beson PS-es, un votova pe partine mundesia megjithese nuk e njoh aspak , kurse ti me siguri per PS-en . Me vjen keq qe bejme debat sepse nga ky debat un nuk fitoj asgje , ti ndoshta.
O kavojso. Aty lidhe gamorin, ke trungu i kalbet i demon-kracise. Akoma s’e ke kuptu qe te mirat qe sjell ky “sistem kaq i brishte” (trampistat i futen shqelmin brenda nates demokracise me te fuqishme ne bote) jane per ata qe mbajne vete ne duar frenat e sistemit, dhe jo ata qe kapen fort pas bishtit.
Sa per ate se per cfare particke ke votuar as qe me intereson fare fare, se e di qe vota jote s’leviz dot nga vendi as gamorin, dhe jo me te ndikoje sado pak ne ndryshimin e situates.
Personalisht, sa per dijenine tende dhe cilitdo tjeter, kam votuar vetem nje here. Asokohe jo me vullnetin tim, por me presion, me kercenim, me detyrim. Kane kaluar fiks 40 vite qe atehere dhe po ato kukulla qe ishin asokohe ne pushtet, po ato jane dhe sot. I vetmi ndryshim qendron ne faktin se kane hedhur ke koshi i plenave kemishat me arna te baballareve pseudo-komuniste, dhe kane veshur kemishat firmato qe i beri peshqesh pseudo-demokracia.