Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK këmbëngul në konfiskimin e pasurive të biznesmenit të ndërtimit të kompanisë “Alessio” dhe fierakut Ormenaj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SPAK këmbëngul në konfiskimin e pasurive të biznesmenit të ndërtimit të kompanisë “Alessio” dhe fierakut Ormenaj
AktualitetKronike

SPAK këmbëngul në konfiskimin e pasurive të biznesmenit të ndërtimit të kompanisë “Alessio” dhe fierakut Ormenaj

Published: July 24, 2023
Shpërndaje

SPAK nuk heq dorë nga kërkesa për konfiskimin financiar të firmës së bosit të ndërtimit “Alessio”, Anton Gjinaj, i njohur dhe me emrin Pashuk Gjinaj duhet të konfiskohen dhe duhet t’i kalojnë shtetit. Kjo është kërkesa që Prokuroria e Posaçme i ka dërguar GJKKO pasi ka përfunduar hetimin pasuror ndaj biznesmenit në bazë të ligjit antimafia. Në njoftimin e Prokurorisë janë renditur edhe 2 raste të tjera konfiskimi, për dy vëllezërit Shota nga Fushë-Kruja dhe të fierakut Veip Ormeni, të dënuar nga autoritetet belge. 

Sipas SPAK nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar përsa i përket pasurive  të këtij shtetasi dhe familjarëve të tij, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri dhe Spanjë.

Janë në total 22 pasuri e zëra në pronësi të Gjinaj, kryesisht troje ndërtimi, kompania, makina, banesa dhe të tjera. Në vitin 2010, Gjinaj është deklaruar fajtor nga  Gjykatës Provinciale të Alicante,me seli në Elce, Spanjë  dhe është dënuar me 8 vjet e 9 muaj burgim për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Po kështu,Pashuk Gjini ne muajin Qershor te vitit 2006 në bashkëpunim me pjesëtare të tjerë të grupit kriminal, shtetasit Eduart Shehi, Matijas Fernadez, Maxim Antonov, Roy Evans, Edëin Dubbelman, Pieter Cornels dhe persona te tjerë të paidentifikuar, kanë trafikuar në Spanjë një sasi prej 50 kg e 610 gram lëndë narkotike të llojit ‘’heroinë’, me një vlerë tregu prej 1 941 623 Euro. Nga verifikimet e kryera rezulton Pashuk Gjini me datë 17.02.2011, ka bërë ndërrimin e emrit nga “Pashuk Gjini” në “Anton Gjinaj”. SPAK kërkon konfiskimin e 22 pronave në emër të tij dhe familjarëve  ku përfshihen aksione në 6 kompani 11 objekte në zona të ndryshme te kryeqytetit si dhe 4 automjete.

- Publicitet -

I dënuar në Belgjikë për trafik droge, GJKKO kërkesë për konfiskim për 8 apartamente në Orikum dhe llogaritë bankare 260 mijë € të fierakut 47-vjeçar, Veip Ormenaj.

Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar, pas një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm në lidhje me proçedimin pasuror nr.6 të vitit 2023, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 24.07.2023 ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,  kërkesën me objekt konfiskimin e pasurive të sekuestruara me vendimin nr.13 datë 31.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe konkretisht të pasurive:

  1. Pasurive të paluajtshme me sipërfaqe totale 775 (shtatë qind e shtatëdhjetë e pesë) m2, e cila gjendet në Orikum, Vlorë dhe më konkretisht:
  2. Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 220.80m2.
  3. Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 216.50m2.
  4. Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 47.50m2.
  5. Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 44.30m2.
  6. Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 48.m2.
  7. Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 58.70 m2.
  8. Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 46.30.m2.
  9. Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 93.m2

Shumave të parave të administruara  nga Bankat e nivelit të dytë që ndodhen ne llogaritë si më  poshtë:

  • Depozita në shumën prej 190.013.78 Eurosh.
  • Depozita në shumën prej 68. 987.00 Eurosh.
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Trafik kilometrik nga Tuneli i Llogarasë drejt Orikumit
  • “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  • Vila luksoze në Palasë, SPAK sekuestron projektin e arredimit: Dyshime se mund të jetë pasuri e fshehur e Ballukut
  • “Wall Street Journal”: Gangsteri i dyshuar që po i hap telashe marrëveshjes së dhëndrit të donald Trump në Shqipëri
  • 710 euro qira, 760 euro pagë: Tirana e dyta në Europë për barrën e strehimit

Komentet e Fundit

  1. Ervin on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  2. Keta jemi ky eshte niveli on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  3. Besnik on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  4. Dashi on Situatë e jashtëzakonshme në Krujë, zjarri jashtë kontrollit përfshin zonat e banuara, urdhërohet evakuim i menjëhershëm
  5. Anonymous on Kosova shpall non grata drejtorin e Telekomit serb

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?