Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.
Gjykata e Posaçme mori vendimin për lirimin nga qelia të Vangjush Dakos për shkak të kalimit të afateve të paraburgimit.
Ky vendim u ankimua nga Prokuroria e Posaçme, e cila kundërshtoi vendimin dhe kërkoi rikthimin e ish-kryebashkiakut socialist në burg, por togat e zeza të Apelit vendosën ta linin në fuqi.
Njoftimi i Gjykatës:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, sot më 08.04.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 74 akti, datë 29.03.2024 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe apelin kundërshtues të personit nën hetim V.D., ndaj vendimit nr. 133, datë 27.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (në lëndë të masave të sigurimit personal), dhe vendosi:
– Miratimin e vendimit nr. 133, datë 27.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
j.l./ dita

Kjo eshte drejtesia e re e Rames qe nuk i lejon gjykatat te denone ose vepron si me Olta Xhaçken qe nuk i heq imunitetin !
O Duman ASPAK-u.Te denoncim publikisht per Shperdorim te postit zyrtar.Ke abuzuar me akuzen “dyshim i arsyeshme per Shperdorim te postit zyrtar”.
O Duman ASPAK-u.Te denoncoj publikisht per Shperdorim te postit zyrtar.Ke abuzuar me akuzen “dyshim i arsyeshme per Shperdorim te postit zyrtar”.
Lufte kungulleshkash….Nuk kam prova, po mbaje ne burg kundra ligjit deri sa t’i gjej….Provat e Gjushit i di gjithe Durrsi, SPAKU tejkalon afatet per ti gjet…..Merre me leng se mishi mbaroi
Cfare duhet te beje nje zyrtare me shume se ky qe te denohet me burge the jo arrest shtepie.
Me qe ra fjala per kryebashkia, po Gjicin e kape amnistia, sepse na ngelen qente rrugeve.