Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK kërkon 56 vite burg për 5 të akuzuarit e dosjes “Revanshi”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SPAK kërkon 56 vite burg për 5 të akuzuarit e dosjes “Revanshi”
AktualitetKronike

SPAK kërkon 56 vite burg për 5 të akuzuarit e dosjes “Revanshi”

Published: May 31, 2026
Shpërndaje

SPAK këtë të diel ka bërë me dije se ka dhënë pretencën për një tjetër fraksion të dosjes “Revanshi”, ku të akuzuar janë 5 persona të tjerë. SPAK ka kërkuar në total 56 vite burg për 5 të pandehur, mes të cilëve edhe vëllai i ish-deputetit socialist Eduard Ndreca.

Prokuroria e Posaçme ka paraqitur në GJKKO pretencën për ish-efektivin e RENEA-s, Adrian Pikli, për të cilin kërkon një dënim me 10 vite e 6 muaj burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar zbret në 7 vite.

Ndërsa për Edison Muçekun kërkohen 9 vite burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohen në 6 vite. Po ashtu, i njëjti dënim është kërkuar edhe për Elvis Ndrecën, djalin e xhaxhait të ish-deputetit Eduard Ndreca, për të cilin 9 vitet burg zbresin në 6 vite.

- Publicitet -

Po ashtu, për Armando Ndrecën, vëllain e ish-deputetit socialist Eduard Ndreca, SPAK ka kërkuar 15 vite burg, të cilat me gjykim të shkurtuar reduktohen në 10 vite.

Ndërsa për të akuzuarin tjetër në këtë dosje, Deivis Bajramajn, kërkohen 12 vite burg, që zbresin në 8 vite.

Pesë të pandehurit akuzohen për veprat penale “grup i strukturuar kriminal”, “kultivim i bimëve narkotike”, “armëmbajtje pa leje” dhe “sigurim i kushteve për të kryer vrasje”.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvilloi një megaoperacion më 17 maj 2024 për të goditur disa grupe të strukturuara kriminale, të cilat operonin në vrasje apo trafikim të lëndëve narkotike dhe ishin të shpërndara në disa nga qytetet kryesore të vendit.

Gjatë këtij operacioni u lëshuan 50 urdhër-arreste, ndërsa u sekuestruan edhe pasuri me vlerë rreth 4.5 milionë euro.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nga Al-Kaida te “ujqit e vetmuar” dhe IA, si ndryshoi terrorizmi pas 11 Shtatorit?
  • Të rinjtë ikin, por dhe ata që mbeten nuk kanë ku punojnë, papunësia e tyre rritet 16%
  • Si virusi Krime-Kongo po lidh Gjermaninë dhe Kosovën?
  • Trump dhe Zelensky pritet të takohen në fund të shtatorit në New York
  • Horoskopi 11 Shtator 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për ditën e sotme

Komentet e Fundit

  1. Berlin on Vrasësi i heshtur i Ballkanit Perëndimor: Çfarë tregon rasti i Kosovës
  2. Detari on Parime apo Interesa?
  3. Dashi on Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë
  4. Detari on Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë
  5. Detari on Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?