Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: DETAJET: Mbledhja për Ballukun, PS nuk e pranon me dyer të hapura, PD dhe avokati kërkojnë ta marrin USB-në me vete
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > DETAJET: Mbledhja për Ballukun, PS nuk e pranon me dyer të hapura, PD dhe avokati kërkojnë ta marrin USB-në me vete
KronikeLajmi i fundit

DETAJET: Mbledhja për Ballukun, PS nuk e pranon me dyer të hapura, PD dhe avokati kërkojnë ta marrin USB-në me vete

Published: December 19, 2025
Shpërndaje

SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Ballukut me argumentin se pozita e zv.kryeministres është rënduar, e cila dyshohet se ka manipuluar të paktën 11 tenderë me vlerë 1.2 miliardë euro. SPAK përfaqësohet në mbledhjen e Këshillit të Mandateve nga kreu i ri Klodian Braho dhe dy prokurorët Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.

Prej orës 10:30 në Kryesinë e Kuvendit po mbahet me dyer të mbyllura mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për autorizim për arrestimin e numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku. Për dy orë me radhë palët diskutuan aspektin procedural se si do zhvillohej mbledhja.

PD kërkoi që mbledhja të jetë e hapur për publikun, por PS kundërshtoi me argumentin se duhet ruajtur sekreti hetimor.

- Publicitet -

Pas 2 orësh diskutime u vendos që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe prokurorët e SPAK po lexojnë kërkesën për autorizim për arrestimin e Ballukut.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku nuk është paraqitur në mbledhje, por ka dërguar avokatin Ardian Kalija. Ky i fundit ka kërkuar që të njihet me provat e SPAK dhe t’i vendoset në dispozicion USB-ja.

Edhe Partia Demokratike ka kërkuar që USB-në me prova ta marrin me vete për ta shqyrtuar, por PS kërkon që dokumentacioni të mos dalë nga mbledhja, por të hapet dhe të shqyrtohen brenda në mbledhje.

USB-ja është kyçur në kasafortën e protokollit me argumentin se materialet janë sekret hetimor. Por, SPAK ka artikuluar në mbledhje se anëtarët e Këshillit mund ta marrin USB-në me prova. Avokati i Ballukut kërkon të shtyhet mbledhja.

Në kohën kur po zhvillohej mbledhja, Balluku shkoi në kryeministri për mbledhjen e qeverisë. Ndërkohë, SPAK përfaqësohet nga prokurori i çështjes Dritan Prençi, kreu i ri i SPAK Klodian Braho dhe prokurorja Dorina Bejko.

Ndërkohë, në relacionin e dorëzuar në Kuvend për heqjen e imunitetit të Ballukut, SPAK rendit edhe arsyet se përse kërkon arrestimin e saj. Balluku dyshohet se ka manipuluar 12 tenderë me vlerë 1.2 mld euro, u ka bërë presion dëshmitarëve dhe rrezikon të bëjë krime më të rënda për shkak të personalitetit, renditet në relacionin e SPAK.

Në të shkuarën, Këshillit i janë dashur të paktën 2 mbledhje për të shqyrtuar kërkesën. Rregullorja e Kuvendit nuk ka afat se kur duhet ta mbyllë shqyrtimin. Nga mbledhja e fundit e Këshillit, janë maksimumi 2 javë kohë për hartimin e raportit, i cili duhet të votohet në seancën më të parë.

Ligji ka vetëm një parashikim 3 mujor, brenda të cilit, nëse nuk merret një vendim, kërkesa e prokurorisë rrëzohet.

Një ditë më parë, Apeli i GJKKO-së la në fuqi masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit të Ballukut, ndërkohë nuk mori në shqyrtim ankesën për pezullimin nga detyra, për t’i dhënë kohë Kushtetueses për tu shprehur për ankimin e kryeministrit Rama. Gjykata Kushtetuese e ktheu Ballukun në detyrë, deri më shqyrtimin e ankimit të qeverisë, që kërkon zgjidhjen e kompetencave me GJKKO-në.

Balluku është e pandehur për shkeljet me tenderin 190 mln euro të Tunelit të Llogarasë, nën hetim për 7 lotet e Unazës së Madhe 450 milionë euroshe. Ajo dyshohet se ka përcaktuar fituesit edhe të 3 tenderave të tjerë. Bëhet fjalë për koncesionin e ndërtimit të rrugës Thumanë-Kashar më shumë se 245 mln euro nga kompania Gener 2 e Bashkim Ulajt, tenderin e rrugës Porto Romano-Durrës 12 mln euro dhe mirëmbajtja e akseve të veriut me vlerë 440 mijë euro.

Lajmi në përditësim…

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Aleksander Thana says:
    December 19, 2025 at 2:19 pm

    Po sali serbogreku pse livadhis dhe manipulohen pa I hyre gjemb ne kembe.
    Drejtesia me e shtrember qe mund te gjendet ne gjithe globin. Ne çdo veprim te spakut shfaqet si instrument antikombetar, si vegel e Athines dhe lobit grek te SHBA!!!

    Reply
    • Aldrinp says:
      December 19, 2025 at 2:27 pm

      Sepse Ramut Dule Vucici serbogreku me i madh se Sali serbogreku nuk e leshon, se ka hall se serbogreket ja perdredhin koqet me shpejt se sa ja perdredh drejtesia shqiptare

      Reply
  • Aldrinp says:
    December 19, 2025 at 2:33 pm

    PS del hapur kunder interesit Kombetar.
    Sekret hetimor quhet ne rast se diskutohen elemente qe paraqesin rrezikshmeri, si inteligjenca e zbulimit sekret, apo sekretetet ushtarake.
    Interesi kombetar eshte cenuar, interesi publik eshte cenuar.
    Populli shqiptar eshte grabitur ne menyren me bastarde dhe me te paturp, ne mes te dites, me eskavatoret dhe vendimet e Keshillit te Ministrave dhe te Parlamentit shqiptar.
    Vendimet antikombetare nuk duhet te jene Sekret Shteteror
    Rama ndyresira duhet te detyrohet te shpalli hapur bisedimet qe ben ne kurriz te shqitpareve, si kur mbron Belinden, dhe fsheh vjedhjet me te papara ne historine e njerezimit, ashtu dhe kur shet dhe ben pazare me kufijte shteterore, ne bisedimet sekrete me greket.
    Rama, duhet mberthyer ne Kerministri, dhe te hapi gojen para Kameres.
    Kur Belinda vidhte na dilte ne maje te Eskavatorit me ate kurvin tjeter qe bente videot neper male e tunele
    Tani na qenka sekret
    Ndyresira
    PS eshte organizate Kriminale
    Ptuuuhhh , qelbesira

    Reply
  • hallexhiu says:
    December 19, 2025 at 3:56 pm

    Kam dhe une nje usb, do ta dergoj ne komisionin parlamentar, besoj do merret parasysh !

    Reply
  • ..... says:
    December 19, 2025 at 3:58 pm

    Shiko çfare thopte komentuesi gazetes DIta: ps nje organizate kriminale, pra 1 miljone shqiptare jane kriminela qe votuan ps ! Perça dhe sundo !

    Reply
  • K R says:
    December 19, 2025 at 5:39 pm

    Pse ka frike PS nga transparenca?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
  • “Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë
  • Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”
  • Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike, kryebashkiakja e Roskovecit shkon në GJKKO
  • Leksione morali me Aruba në sfond

Komentet e Fundit

  1. tio on Largimi që ka hapur një “Kuti Pandore”
  2. nona on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Ana on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. xxx on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  5. Shqipe on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?