Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK kërkon gjykimin e ish-kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > SPAK kërkon gjykimin e ish-kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla
KryesorePolitike

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla

Published: September 16, 2023
Shpërndaje

Prokuroria akuzon ish-kryetarin e Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla dhe zyrtarë të tjerë të këtij institucioni se kanë ndërmarrë veprime aktive të kundërligjshme për paracaktimin e fituesit në një tender me vlerë 2.8 milionë euro, pa përmbushur kriteret.

Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, SPAK njoftoi të shtunën më 16 shtator përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të drejtuesve kryesorë të Bashkisë së Bulqizës, përfshirë ish- kryetarin socialist Lefter Alla, të cilët akuzohen për aferë korruptive në një tender me vlerë afro 2.8 milionë euro, që synonte të rinovonte rrjetin e kanalizimeve në lagjen më të vjetër të qytetit.

“Rezulton e provuar se zyrtarët e Bashkisë Bulqizë, konkretisht shtetasit Lefter Alla, Enkeleda Lleshi, Rubin Kola, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Leonard Daçi dhe Erjon Isaku në bashkëpunim me njëri–tjetrin për arsye të njohjeve apo lidhjeve me te hetuarin Rasim Daci, i cili është përfituesi ‘de jure’ i tenderit dhe të hetuarin Aqif Konesha, i cili është përfitues ‘de facto’ në tenderimet e kryera nga ana e Bashkisë Bulqizë, i kanë privilegjuar ata, duke krijuar avantazhe për këto dy subjekte…,” tha SPAK në njoftimin për shtyp.

- Publicitet -

Prokuroria konstaton se kjo procedurë prokurimi është iniciuar dhe zhvilluar në kundërshtim me ligjn “Për prokurimin publik” dhe aktet nënligjore, pasi nga ana e Allës, zv.kryetares së Bashkisë Bulqizë Enkeleda Lleshi, si dhe anëtarët e Njësisë së Prokurimit e të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, janë ndërmarrë veprime aktive të kundërligjshme që konsistojnë në ngritjen e një mekanizmi të posaçëm, për paracaktimin e fituesit megjithëse ky subjekt nuk i përmbushte të gjitha kriteret.

Sipas SPAK, megjithëse fitues është shpallur Rafim Daci, punimet janë kryer nga Aqif Konesha që nuk është shpallur fitues, pasi nuk plotësonte kriteret ligjore dhe se kjo është bërë me qëllim që të mos krijoheshin dyshime për lidhjet e këtij të fundit me kryetarin e Bashkisë Bulqizë, të pandehurin Lefter Alla. Nga hetimi ka rezultuar se i pandehuri Aqif Konesha rezulton me lidhje të afërta me kryebashkiakun Lefter Alla.

Po ashtu, prokuroria thotë se është provuar se nga subjekti i shpallur fitues janë kryer pagesa në favor të anëtarit të Komisionit të Prokurimit Publik, të hetuarit Erion Isaku.

Ndërsa administratorët e dy kompanive të përfshira, Rasim Daci dhe Aqif Konesha, si dhe mbikëqyrsja e punimeve, Ana Nishku dhe drejtuesi teknik i punimeve, Dali Gazidedja akuzohen se kanë përpiluar dokumente të falsifikuara gjatë zbatimit të kontratës duke pasqyruar faktin e rremë se punimet janë kryer nga firma fituese e procedurës së prokurimit.

Të pandehurit:

Lefter Alla, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Enkeleda Lleshi, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Rubin Kola, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Arsen Gjoka, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Kujtim Zogu, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Erion Isaku, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsion pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike”.

Leonard Daçi, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Denis Xholi, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Rasim Daci, akuzuar për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Korrupsioni aktiv i personit që ushtron funksione publike”.

Aqif Konesha, akuzuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim e më shumë se njëherë.

Ana Nishku, akuzuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”, nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, kryer në bashkëpunim e më shumë se njëherë.

Dali Gazidedja, akuzuar se ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”, nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, kryer në bashkëpunim e më shumë se njëherë.

Kastriot Ibrahimaj, akuzuar për veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularve”, parashikuar nga neni 190/1 iKodit Penal.

 

p.c/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?