Gazetari i kronikës, Elton Qyno, u mor në pyetje për gati 7 orë të mërkurën në Tiranë, ndërsa oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kryen kontroll në banesën dhe në zyrën e tij në televizionin Ora, pas hetimeve të nisura nga Prokuroria e Posaçme për nxjerrje të sekretit hetimor.
Në një deklaratë për televizionin Ora News, gazetari tha se i ishte bërë presion për të treguar burimin.
Prokurori SPAK Behar Dibra i tha BIRN të mërkurën në mbrëmje se gazetari i televizionit Ora News, Elton Qyno është marrë në pyetje ditën e mërkurë dhe ndaj tij është ushtruar kontroll banese me urdhër gjykate si pjesë e një procedimi penal për shkelje të sekretit hetimor.
“Po, është pyetur për të dhënë burimin. Nuk e ka thënë. Hetimet do të vazhdojnë në forma të tjera për të zbuluar kush ka nxjerrë sekretin hetimor”, tha Dibra në një bisedë telefonike me BIRN.
Sipas Dibrës, gazetari nuk është shoqëruar apo ndaluar, por është “ftuar për të dhënë deklarime”.
Qyno nuk ishte i arritshëm nëpërmjet telefonit për koment. Megjithatë, ai i tha televizionit Ora News më herët se ishte thirrur në Prokurori në orën 11 [paradite] dhe kishte dalë rreth orës 5 [pasdite].
Qyno shpjegoi se se i ishte komunikuar një vendim gjykate për kontroll të zyrës dhe banesës dhe se i ishte bërë presion për të treguar burimin, por pa specifikuara se për çfarë informacioni bëhej fjalë.
“Më thanë për të marrë një deklarim dhe filluan me presionet, me lloj-lloj forme, me qëllimin e vetëm për të treguar burimin”, tha ai për Ora News.
Elton Qyno është një gazetar që mbulon institucionet ligjzbatuese dhe ato të drejtësisë dhe ftohet shpesh për të dhënë koment mbi aktualitetin në median audiovizive.
Kreu i Unionit Shqiptar të Gazetarëve, Aleksandër Çipa tha se po e ndiqte rastin me vëmendje dhe po prisnin për një reagim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme.
“Nëse kemi të bëjmë me një rast që quhet i paprecedentë për raportin e së drejtës që ka gazetari për të mos dekonspiruar burimin dhe këmbënguljen e drejtësisë për ta pasur atë burim atëherë kjo natyrisht që do marrë një dimension tjetër dhe në këtë cështje do të përfshihen jo vetëm elementët e avokatisë por edhe për ta dimensionuar atë edhe si një histori që është e re dhe ka të panjohurat e veta,” tha Çipa.
Në mbështejte të gazetarit kanë reaguar kolegë të tij:
“Jam me Elton Qynon dhe me çdo gazetar që i shërben publikut dhe te vërtetës”, shkruan në Facebook gazetarja e televizionit Top Channel, Anila Hoxha.
Sipas gazetarit Basir Çollaku kolegu i tij Elton Qyno është ndaluar dhe marrë në pyetje për publikimin e dëshmisë së një të penduari të drejtësisë.
“Kërkojnë të dinë përse ka publikuar pjesë të dëshmisë së të penduarit Nuredin Dumani, pasi më herët kishin kërkuar me shkrim çuditërisht mospublikim. Kanë ushtruar edhe kontroll banese” shkruan ai në Facebook.
Edhe gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri e ka dënuar rastin.
“Nëse arsyeja e ndalimit të kolegut Elton Qyno është me të vërtete shantazhi për të nxjerrë burimin e informacioneve që ai ka publikuar, ky është precedenti më kriminal dhe sulmi më i rrezikshëm që i është bërë ndonjëherë medias në Shqipëri,” shkruan ai.
Reagim ka pasur edhe nga Sali Berisha, i shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe dhe i akuzuar për korrupsion. Ky e quajti ngjarjen me gazetarin “atentat të vërtetë ndaj lirisë së mediave, terror i pashembullt dhe torturë psikologjike, nga skapistë të papërgjegjshëm të narko-partisë”.
n.s. / dita
Me ligj Spak ka te drejte ti kerkoje sejciles media te mos botoje materiale te rrjedhura ne menyre te paligjshme nga ceshtje ne hetim qe do te demtoheshin nga botimi i tyre. Ky botim ndihmon dhe kriminelet e pandeshkuar te marrin masa. Ne kete rast benet fjale per nje gazetar te televizionit OraNews 33 % te aksioneve te sekuestruara nga Spak i administron RTSH dhe 77% te mbetura Moza gruaja e trafikantit Xhemail Pasmaciu dhe vellai i saj Tit guzhinjeri australjon.
Rroft Presidenti i Shoqates se Konsujve te Nderit shkelqesia e tij zotni Konsulli i SHBM Ylli Nroqi dhe shkelqesia e saj Moza si ishKonsulle e Nderit te Kosoves ne Shqypni pa harrue ministrin “patriot” shkelqesine e tij zotin Ditezi Bushati.
Te nxerresh sekretin e hetimit,dmth,qe Korrupsioni,krimineli,hajduti te shpetojne.
Kjo nuk quhet gazetari,Quhet spiunllek.
Ky batakci,o merr pare nga Kontigjentet e korrupsionit ,droges,o merr pare nga drejtuzit e medias qe shantazhojne Prokurorine.Keto i ndan me Talpat brenda Hetimit.
Qe nxjerrja e te dhenave kompromenton provat, deshmite apo deshmitaret, nuk ka asnje dyshim. Mund ti beje te pa vlefshme ose zhdukin deshmitaret. E qe behen pazare te pista dhe per kete nuk dyshoj fare. Po keta te SPAK let ta fillojne hetimin nga shtepia e tyre te shikojne kush ka patur akses ne dosje. Se nese ka dale informacioni ka dale prej andej. Ky gazetari nuk ka qene prezence kur eshte dhene deshmia. Te mos perjashtojne dhe avokatet mbrotejtes se ka mundesi edhe ata kane qene prezent gjate marrjes ne pyetje dhe kane njohuri te plote te dosjes se hetimit.
Pastaj qe te detyrosh ne menyre legale gazetarin te zbuloj burimin e informacionit eshte nje proces me duket shume i komplikuar se ka patur shume raste kur gjykata nuk ka patur sukses. Tashti ca kane perfunduar dhe ne burg dhe kjo ka ndodhur.
Por keta te Spak ta fillojne njehere nga vetja se andej eshte burimi, dhe te mos e bejne si ajo barsaleta kur sigurimi shqiptar merrte ne pytje (torturonte) majmunin per te gjetur nga ca drejtimi kishte vajtur lepuri ne pyll
Nese eshte e vertet arsyja e ndalimit te gezetarit me qellim njohje me burimet e informimit te tije per shkak te profesionit si gazetar, dhe nuk kapasur nje arsyje tjeter te justifikuar ligjore, kjo eshte e turpshme, e rrezikshme, goditje e rende e parimeve demokratike mbi informimit publik te korrupsionit nga institucionet, ky veprim nuk quhet ndalim por rrembim qe i nagjan metodave fashiste. Ligji detyron punojsit e institucioneve qe per shkake te karakterit te punes te prodhojne dukumenta te klasifikuar, me permbajtjen te ndjeshme per publikun e per nje periudhe kohere te caktura t’mos behen publike, duke i klasifikuar Sekret. I vetmi pergjegjes para ligjit eshte personi i cili i proudhon, qe i administron e mirmban keto dokumenta si dhe ai’ qe ka aksese me njohjen me keto dokumenta per shake te detyres, keta persona jane pergjegjes te vetem perpara ligjit per ruajtjen e ketije sekreti.
Kjo, verteton pretendimin e Berishes se ne keto institucione kane penetruar me dinakri, servilizem, pse jo me korrupsion apo dhe venjen e vehtes ne dispozicioni te anti ligjit punojsit te pamerituar, pa integritet qe nuk te meritojne te gezojne emrin “punonjes i strukturave ligjzbatuese”, gjeja me e drjte do ishte vendosja perpara banakave te gjykates duke marre denimin me te eger, e te shporren nga zyrat e ketyre institucioneve. Te gjithe duhet te respektojme punen profesionale te Gazetarit, nje pushtet i pamvarur, po aq sa institucioni qe perfaqesojne ata’ te cilet ndaluan Gezetarin.