RAPORTIM I PËRDITËSUAR
Prokuroria e Posaçme akuzon Ergys Agasin dhe Ermal Beqirajn se krijuan një grup të strukturuar kriminal për manipulimin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, edhe përmes dhunës dhe pengmarrjes. Agasi dhe Beqiraj i shpëtuan arrestimit, ndërsa drejtoresha dhe zv.drejtoresha e AKSHI ndodhen në “arrest shtëpie”.
Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, goditi të martën një grup të dyshuar kriminal, i cili akuzohet se manipulonte tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, përmes pengmarrjes apo dhunës.
Bazuar në kërkesën e SPAK, Gjykata e Posaçme caktoi masa sigurimi për tetë persona, përfshi drejtoreshën e AKSHI, Mirlinda Karçanaj dhe zv. drejtoreshën Hava Delibashi të cilat u vendosën në “arrest shtëpie”.
Prokuroria e Posaçme akuzon gjithashtu Ergys Agasin – një personazh kontrovers i akuzuar për lidhje me krimin e organizuar dhe biznesmenin Ermal Beqiraj për veprat penale të konkurrencës së paligjshme përmes dhunës, heqjes së paligjshme të lirisë, shkelje të barazisë në tendera, grup i struktuaruar kriminal dhe pastrim i produkteve të veprës penale.
Agasi dhe Beqiraj i shpëtuan operacionit të policisë dhe masat e tyre të arrestit me burg mbeten të paekzekutuara.
“Në kuadër të veprimtarisë së “Grupit të strukturuar kriminal”, shtetasit e dyshuar kanë konsumuar veprën penale, “Konkurrencë e paligjshme përmes dhunës” dhe kanë detyruar përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në tendera të heqin dorë nga ankimet për procedurat e caktuara të tenderimit, kësisoj, duke i hapur rrugën kompanive të paracaktuara, për të cilat shqyrtimi i ankimimit mund të sillte edhe ndryshimin e renditjes së listës së fituesve,” thuhet në njoftimin e SPAK.
I përfshirë në skemë dyshohet edhe Erion Ismaili, zv.drejtor për hetimin e Krimit në Policinë e Tiranës, ndaj të cilit gjykata ka vendosur “pezullim nga detyra” dhe “ndalim për të dalë jashtë vendit”. Po ashtu të akuzuar janë dhe Andis Papa, Gëzim Hoxha dhe Rogers Rryta, tre biznesmenë ndaj të cilëve është vendosur masë sigurimi “ndalim për të dalë jashtë vendit”. Të tre akuzohen se morën pjesë në skemën e manipulimit duek lëshuar fatura fiktive apo marrë pjesë fiktivisht në garat e zhvilluara.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, është një prej institucioneve më sensitive në vend, pasi menaxhon thuajse të gjithë sistemin e qeverisjes digjitale përmes E-Albania, përfshi dhe ministren me Inteligjencë Artificiale, ndërsa kryer rolin e ndërmjetësit mes qytetarëve dhe institucioneve të ndryshme në lëshimin e qindra dokumenteve.
Agjencia ka qenë herë pas herë nën kritika për mënyrën e menaxhimit dhe tenderat sekretë, të justifikuar me siguri kombëtare, por skema e hetuar nga SPAK zbulon se kjo agjenci dhe informacionet kritike që ajo përpunon iu vunë në dispozicion një grupi kriminal, i cili përdor ndër të tjera pengmarrjen e rivalëve për të siguruar tenderat dhe para publike. Ndërsa zbulojnë një skemë abuzime me paratë publike hetimet e SPAK po ashtu ngrenë pikëpyetje mbi cënimin e sigurisë kombëtare.
Personat e përfshirë në këtë skemë nuk janë të panjohur. Ergys Agasi, njihet gjërësisht si biznesmen i duhanit dhe po ashtu kontrollon aksione ne një ekip futbolli në vend, por ai është akuzuar nga opozita si një figurë e errët nën kontrollin e kryeministrit Rama. Ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj akuzoi Agasin në një intervistë televizive se vepronte si ndërmjetës mes grupeve kriminale dhe Ramës. Agasi i ka mohuar më parë akuzat.
Beqiraj po ashtu është një figurë e njohur, i përfshirë më shumë se njëherë në intrigat politike në vend. Ai ishte një nga ekspertët që “ndihmoi” në pavlefshmërinë e provave ndaj ish-Presidentit Ilir Meta në kohën kur ky u shfaq në një video, përmbajtja e së cilës aludonte për akte korruptive. Beqiraj po ashtu u bë personazh edhe në atë që u pretendua si fshirje apo kopjim i sistemit të tatimeve në vitin 2015. Sipas të dhënave nga Open Spending Albania, kompanitë e tij kanë marrë 2.1 miliardë lekë nga AKSHI.
E pyetur nga BIRN mbi operacionin e SPAK, kryeministria nuk u përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi.
BIRN

Kot lodhet SPAK me ato urdhera arrestesh shtepie per Drejtoret hajdute te Rilindjes! Sepse Rama edhe ashtu me arrest shtepie vazhdon i mba si Drejtore prap, si ate te ARRSH gallof Gjylin e Beles p.sh.
Derisa info merret nga KLODI,e dosjeve shpifse 184 & 339..për votat në Dibër,Lajmi do të jetë shumë i dobishëm për miletin kam-kum berishist.
Dhe,nëse Socialistët akuzohen dhe dënohen për TENDERA,SaListët nuk dënohen as për 20.000 VRASJET 1991-2021,Ky është ndryshimi.
Rroftë Mbreti,Poshtë Mbreti 35 vjeçar në Shqipëri… më të varfërën në Europë,ndonse me pasuri më shumë në Planet..!?
Ndaj 65 % e popullit 2016 kërkoi sistemin Enverian për tju sekuestruar Pasurinë VIPAVE nga 1992 mbi 500 mild $,ku mbi 70 vila i ka vetën Non Grata që Ramiz Alia do e bënte Ministër Shëndetsie 1985.!
Dhe me Saliun nëpër këmbë dhe me këtë drejtësi të tredhur prej tij 92,vëndit i duhen edhe 100 vite të tjera të arrijë parametrat e BE
DMTH o Ethem qe ne 2030 as qe behet fjale te integrohemi ne Europe dhe kjo per faj te Berishes !
Sali maloku eshte dorzuar:Me Edi Ramen nuk fitohet.Po nuk eshte Edi Rama mor malok i hurit i litarit.Eshte urrejtja e demo beut me 2mije ha toke,qe ka bere kauze te perbashket me 725 mije pensioniste nga klasa punetore,fshatarsia koprativiste,inteligjenca popullore,kuadro ushtarake dhe rezerviste ne pension,qe mban ne Hudut 500 mije zarbo rrugesh,kontigjentin e krimit,hajdutet e koprativave,cubat e katundit,cecenet e Tropojes Toke e Xanun.
Grabitja e Tokave te mija nga Sali shpella me ceccenet e vet nuk e ben Edi Ramen imun ndaj vjedhjes se pasurise toksore,nentoksore,detare,shteterore te Atdheut,perkundrazi i them perdite mbaj doren,.Mos vidh,.Lere Republiken e Prokuroreve te beje terbjet hajdutet qeveritare,se Republika prokuroreve eshte qeverria popullit.
Denoncimin e pare, te parin fare, per perfshirjen e familjes Rama ne korrupsionin e AKSH-it e ka bere, si gjithmone, doktor Berisha, me ane te qytetarit digjital vite me pare.
Duhet ta veme ne dukje kete, sepse, sikunder e kemi thene, jo eshte nje nder njemije-e-nje arsyet se pse sulmohet kaq shume ky burre nga propaganda e regjimit dhe bashibozuket e tij mediatike.
Por, duhet te themi qe ne menyre te strukturuar, kete denoncim e beri ish-zvendesi i Rames, zoti Ahmetaj nga arratia, duke e quajtur AKSH-in “kopshtin personal te familjes Rama”.
Pikerisht pse ka qene keshtu, pikerisht pse e kane ditur qe ky eshte kopshti personal i familjes se Rames, kane shkuar deri atje sa kane marre peng edhe nje konkurues tenderi; te bindur se su hyn gjemb ne kembe.
Imagjinoni tani, politikane, biznesmene, punonjes policie dhe te sherbimit sekret, te perfshire ne pengmarrje, si te ishin nje nga keto grupet e rendomta te trafikut te droges.
Nuk ka ndodhur kurre me pare ne historine e shtetit shqiptar ky fenomen. Kurre. Eshte rast unikal, mbase edhe ne historine boterore; as ne vende autoritare; madje ase ne diktaturat e mirefillta.
Ky fenomen ndodh vetem ne nje lloj te vecante diktature, ate te Mobokracise.
Prandaj, edhe Doktori e cileson regjimin e ngritur nga socialistet keto 12 vite, si Mobokraci.
Tani kreret e kesaj organizate kriminale nuk jane asnje prej te sipercituarve ne njoftimin zyrtar te SPAK. Kreret e saj jane Linda Rama dhe kunati i saj, bagjanaku i Edi Rames.
Ca behet keshtu more?! E gjithe familja, me kuc e me mac, e perfhire ne hajduteri dhe krim.
Mire milionere u bene, po c’dreqin duan te behen me shume?! Multimilionere?! Edhe keshtu jane bere. Miliardere?!
O fara e keqe! O kancer, o mallkim i nje populli te tere!
Edhe flet edhe per etike pisi!
O nenat!
Shpresa jone per SHTETIN E TE DREJTES,,nxirrjani rrenjet korrupsionit te padukshem te Qeverrise!.AKSHI ishte prapadhoma e hajduteshave te lluksit te kryeministrit Edi Rama. SPAK,BKH,GJKKO ,..Lavdi Shteti prokuroreve,,Ne burg shteti hajduteve!
Ne shqiperi duhen futur ne burg nga brigadieri me i thjesht deri te lartmadhnia KM.
Nuk behemi ne dhe ne kohen e xhaxhit per 1 flet pune duhet ti jepje 1 kaposh ose qengj kryetarit te kshillit.
Kush e ben sqarimin gazeta apo SPAK ? Sepse, ma merr mendja se sot shumica e shqiptareve degjojne kenge dhe pergatiten per festat e vitit te ri dhe me ato qe kane pare e degjuar edhe nga hetimet e SPAK e vendimet e BKH, pavaresisht se nje tv mbreme e dha se 52% e shqiptareve kane besimin ne te , une nuk e besoj dhe pse? Sepse te luftosh korrupsionin sot kur fsheh hetimet per krimet me makabre qe jane bere dje, kjo eshte absurde, per te mos thene nje llaf tjeter. Krimi dhe vrasja, zhdukja e gjithe aseteve 45 vjeçare me miljarda leke qe u falen krimineleve dhe hajduteve nga nje njeri dhe shpura e tij i quajtur Sali Ram Berisha, e nxierr çdo hetim bllof te ketyre prokuroreve dhe gjykatesve. Zoti gazetar, zoti prokuror, zoti gjykates, me kthe njeriun qe me vrau dhe zhduku Sali Berisha me pushtetin e tij! Ose me ço ne vend drejtesine ne se i sherben ketij shteti dhe ketyre njerzeve, perveç idhtareve te Sali Berishes. Me kthe pasurine qe me mori Sali Berisha me pushtetin e tij qe e ndertova per 45 vjet se ke kthyer pasurine qe ne kohen e otomaneve. Ndryshe nuk je as prokuror dhe as gjykates qe me sherben mua si qytetar qe s’te kam rene ne qafe por me vrave dhe vodhe dhe sot ti je bere pale me vjedhjen dhe krimin. A, une s’kam fuqi as mbi ty te veproj as mbi Sali Berishen dhe jam nje varfanjake jetim mbi toke per kohen dhe vendin, por mu dha rasti dhe ashtu kot u shpreha ketu meqense pashe vend boshe per te shkruar ca fjale qe e di qe s’ngrene peshe per ju pushtuesit e vendit tim (per pjesen time) dhe ozurpatoret qe keni 35 vjet duke bere filma mbi hajdutelleqet dhe krimet. Qofshi ju qe jeni, mua udhe te mbare per atje ku jam nisur dhe u “lumturofsh” si jeni lumturuar mbi jeten dhe gjakun tim dhe te atyre si une. KJo eshte shpresa tek SPAK e BKH me ata prokurore e gjykates .E di qe nuk i behet njeriut vone . Quajeni s’kam folur.
I nderuar zoti SPAK,Te nderuar zoterinj BKH,GJKKO,Puna juaj per Rikthimin e shqiptareve tek Shteti i te Drejtes na gezon kete zemer te helmuar dhe na zgjat Ymrin.Me pare keto parazite si akshi fryheshin me palcen e shtetit dhe nuk i shihte kush.Ishin te padukshem ne syte e popullit.ju po i nxirrni mijte e korrupsionit nga vrimat,po ja tregoni shqiptareve prapadhomat e Haremit te kryeministrit.Dergojini tek burgu bushtrave te terbuara keto hajdute pa ftyre,pa emer,por me pasuri te medha.
Prokurorët duhet ti lënë spektaklet ose ti paditi shteti dhe të futen në burg nëse bazohen vetëm në dyshime ata duhet tu shkojnë punëve radhazi ti arrestojnë të gjithë ata kryeministra që kanë rritur borxhin publik dhe kanë çua shtetin para falimentimit duhet të përndjeken dhe jo të shkohet krejtë kundër përse të mos burgoset Sali Berisha mori buxhiet me minus 40% dhe e la me minus 68% kurse sot buxheti është shumë stabil
SPAK hedh nje ushqim per qente dhe hienat te politikes Shqiptare! Qe nga Saliu dhe kazanet e plehrave te tij! Si mundet qe nje njeri sadist, vrases vetem akuzon dhe SPAK hesht! Cfare po ndodh! Perse SPAK u ngrit! A jane te gjithe keta qe heto SPAK jane detyra e tyre ta bejne! Sa eshte vlera e vjdhjes jo vlera e ankandit dhe sa ka bere Saliu me Liken,por edhe te tjere! Ku jane sekuestrimet? A u be SPAK parti politike prokuroresh! SPAK eshte bere si sigurimi i shtetit! urrejtja po e gryen Kombin Shqiptar! Mjaft me!
Po pse merr flak si pushka e jevgut mor ZORTI
Kush te tha qe nuk do denohet Berisha dhe Méta.
Tani jemi te grupi tjeter apo per ty le te vjedhin se jan re PS .
Po prandaj nuk behet ky vend nga tipa si puna jote dhe fatkeqsusht jeni shume.