Mbyllen 34 kontrollet e urdhëruara nga SPAK për dosjen e zv.kryeministres Belinda Balluku, shumica e te cilëve janë staf i ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Në vendimin e gjyqtarit Erjon Çela do të procesohen në ditët në vijim edhe 20 kontrolle të tjera, ndaj biznesmenëve dhe punonjësve të institucioneve.
Kontrolle janë ushtruar në dy kompani ndërtimi dhe shumë punonjës të Autoritetit të Rrugëve dhe Korporatën Elektroenergjitike. Dy kompanitë e ndërtimit janë të njohura për tenderat që fitojnë pranë këtyre dy kompanive shtetërore.
Ndërkohë mësohet se aksioni i kontrollit është kryer nga vetëm agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit duke mos lejuar asnjë punonjës të policisë së shtetit, të paktën në tre kontrolle që janë zhvilluar në zonën që është në juridiksionin e komisariatit numër tre ku ka ndodhur ky fenomen.
Mes personave që u janë kontrolluar banesat dhe ambientet e punës por edhe të banimit të drejtuesve të kompanive ndërtuese. Në një rast agjentët e BKH e kanë lënë tek dera punonjësin e policisë pa i lejuar që të marrin pjesë në kontroll. Ndërkohë që mes emrave të personave që u janë kontrolluar banesat janë edhe familjarë të drejtuesve të kompanive.
Mësohet se është kontrolluar banesa e Viola Haxhiademi, ish sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe aktualisht drejtore e KESH-it, banesa e Gentian Gjyli ish drejtor i ARRSH-së, i pandehur dhe në arrest shtëpie, banesa e Erald Elezi, ish drejtori i KESH-it, i pandehur dhe në arrest shtëpie si dhe banesa e Sajmir Kuçit, Marsel Hoxhës dhe Jonida Çeços.
Kontrollet janë bërë për të vijuar procesin e hetimit për dosjen hetimore ku zyrtari më i lartë nën akuzë është zv.kryeministrja Belinda Balluku për të cilën SPAK ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit dhe dhënien e lejes për heqjen e lirisë.
TCH

Dinake dhe budallenj jane edhe ne SPAK! Shemsi Prenci ngeli ne TV Shqiptare! I thoni se ka nevoje gruaja per te! Por edhe te tjere qe as diten e krishtlindjeve nuk shkojne ne shtepi! Shqiptare. pellazgge drilone!
Vetëm për këta/o ka urdhëruar NON GRATA të bëhet KONTROLL.?
Ti nxjerrin UJI TË ZI PS..Ndaj E.Rama e krijoi SPAK+BKKKO VETËM PËR TË TIJËT..NDËRSA BERISHIZMI LE TU NXJERRI GJUHËN.
Kapterr Lalaj! Perrallen qe Spak e krijoi Rama e beson vetem ti dhe ndonje si ty! Po te ishte per Ramen nuk do shkonin 140 deputete te kapur nga veshi per te votuar. Per Berishen lexo Thanon sot se kush e ka mbajtur per 20 vite megjithse e veshtire qe ta kuptosh e besosh! Suksese ne jete!
E ça vrromash komentus .
Po pse sishte SPAK-ku qe e akuzoj berishen?
Apo kur kapin te PS eshte SPAK I BERISHES.
Prandaj nuk behet ky vend .
Hajdutet e Shtetit do te arrestohen pa dallim feje,krahine,ideje.
Zoti SPAK
me dajak
Bjeri fort
Te njohe
per plak.