Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme hetimet në kuadër të çështjes që lidhet me zv. kryeministren Belinda Balluku.
Burime bëjnë me dije se hetuesit kanë ushtruar kontrolle dhe kanë kryer sekuestrime dokumentesh në disa subjekte private, të cilat dyshohet se janë të përfshira në procedurat e tenderimit për lotet e projektit të Unazës së Madhe të Tiranës.
Deri më tani, SPAK nuk ka dhënë një njoftim zyrtar mbi rezultatet e kontrolleve apo nëse ka persona të shoqëruar apo masa konkrete sigurie.
Sipas mediave, kontrollet janë në banesë dhe zyrat e Arbër Abazit, nipi i ish deputetit të PS, Sadri Abazi.
Arbër Abazi, pronari i kompanisë Alko Impex, është thirrur më parë në Prokurorinë e Posaçme. Po ashtu ai ka dalë edhe në përgjimet ne dosjen e Ballukut për Unazën e Madhe.
j.l./ dita

Nuk e kutpoj pse nuk e kap ne flagranc spaku kete hajduten?
O Detar duhet te kuptojme se deri tani SPAK-u ka dyshime te arsyeshme por jo fakte.Ne qoftese SPAK-u do te kishte fakte te pervetesimit do ta kishte derguar ne biruce Ballukun.Deri tani ne te gjitha ceshtjet e korupsionit SPAK-u nuk ka arritur te zbuloj gje dhe per kete arsye na thote:Shkelje e barazis ne tendera.Shperdorim detyre e.t.j.Korupsioni duhet te tregohet me pervetesimet e kryera te fondeve dhekonfiskim te parave te vjedhura.Shou e vetem shou, ushqim per turmat.
Spaku është në duart e agjensive të huaja ,ku serbët dhe grekët kan kapë shumë prokuror dhe gjyqtarë.
drejtesi e munguar
ore keta kapen ate bithekirin turk Shehu (berlerin) per 5 euro dhe nuk kapin dot kete bucen?