Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria për vitrinë, kuqezinjtë marrin vendin e parë dhe ‘trokasin’ në derën gjermane! Polonia me një këmbë jashtë EURO 2024
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Shqipëria për vitrinë, kuqezinjtë marrin vendin e parë dhe ‘trokasin’ në derën gjermane! Polonia me një këmbë jashtë EURO 2024
KryesoreSport

Shqipëria për vitrinë, kuqezinjtë marrin vendin e parë dhe ‘trokasin’ në derën gjermane! Polonia me një këmbë jashtë EURO 2024

Published: September 10, 2023
Shpërndaje

U mbyll ndeshja e rëndësishme Shqipëri-Poloni për EURO 2024 të Gjermanisë, faza kualifikuese, teksa kuqezinjtë morën një rezultat tepër pozitiv dhe që praktikisht u hap derën e fazës finale vitin tjetër për herë të dytë. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, me një supergol të Asanit në minutën e 37-të. Kombëtarja e këtij sezoni po shquhet me golat e bukur nga distanca, i katërti në seri, pasi 3 më parë i ka shënuar Bajrami.

Ra në sy fakti se u dhanë 8 minuta shtesë në fund të pjesës së parë, për shkak të incidenteve dhe flakadanëve, teksa ndeshja u ndërpre nga arbitri spanjoll. Pjesa e dytë nis zjarr, me një tjetër gol dhe emocionet e triumfiit dhe ëndrrës së EURO 2024 më afër. Goli i Dakut tregoi një Shqipëri serioze dhe inteligjente në lojë, ndryshe nga çfarë nisën eliminatoret. Shqipëria fiton 2-0 me Poloninë dhe merr vendin e parë në grup, me një këmbë në Gjermani.

- Publicitet -

Por edhe si në takimin e kaluar, ka nisur me tensione ndeshja Shqipëri- Poloni në stadiumin “Air Albania”. Tifozëria polake është përfshirë në një konflikt me kuqezinjtë, saqë është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.

Ndeshja Shqipëri – Poloni u luajt vetëm pak sekonda në “Air Albania”, para se arbitri spanjoll José María Sánchez ta ndërpriste duelin për më shumë se tre minuta pasi tifozat kuqezi hodhën flakadanë në fushë. Më pas gjithçka vijoi normalisht.

Do duhej minuta e 8-të e takimit që miqtë të jepnin shkëndijën e parë me gjuajtje të rrezikshme drejt portës, por Strakosha e ka pritur, duke mos lejuar surprizat. Dhjetë minuta më pas, aksion i bukur nga Bajrami në krahun e majtë të sulmit, fantazisti pason në zonë, por Asani është me vonesë.

Por si gjithmonë atëherë kur pritej më shumë nga tanët dhe në momentin deçiziv, vjen goditja e ftohtë polake. Minuta e 21-të dhe Jakub Kiwor shtang kombëtaren dhe Strakoshën. Por fati duket se është përsëri me kuqezinjtë, teksa VAR e anulon për pozicion të parregullt të polakut që shënoi, pasi ishte pak më i avancuar.

Arbitri spanjoll Sanchez në fillim e akordoi golin si të rregullt, ndërsa ishte VAR që i erdhi në ndihmë kuqeiznjve, me kontrollin e teknologjisë që e cilësoi si pozicion jashtë loje.

Dhe kjo ishte shenja e fatit, teksa në minutën e 37-të, një perlë e Asanit i jep avantazhin kombëtares, duke ngritur peshë “Air Albania” dhe shtangur miqtë polakë. Jasir  Asani realizon një perlë të vërtetë, sulmuesi kalon kuqezinjtë në avantazh, me një gjuajtje predhë nga diagonalja, që pastroi merimangat në cepin djathtë të portës. Ndizet atmosfera.

Minutat e mbetura nuk sjellin ndryshim rezultati dhe pjesa e parë mbyllet 1-0 në favor të Shqipërisë. Gjyqtari spanoll akordoi 8 minuta shtesë.

https://www.cdnimpuls.com/video/32100347504b37cca466ebae73092028.mp4

-Ka nisur pjesa e dytë e takimit, ku kuqezinjve tani vetëm do u duhet të ruajnë rezultatin, të mbrohen mirë dhe të godasin me kundërsulm për të mos i lejuar polakët të rikthehen në lojë.

Tentojnë polakët në të 55-ën, por tentativa e Krychowiak shkon shumë larg kuadratit të Strakoshës.

Goli i Asanit u ka dhënë tjetër motivim kuqezinjve që mezi presin të shfrytëzojnë mundësitë. Dhe do duhej minuta e 61 me të riun Mirlind Daku, që nuk e përsërit gabimin e ndeshjes me Çekinë, duke dyfishuar rezultatin. Një minutë vetëm në fushë dhe Daku ngre peshë përsëri kuqezinjtë, pas një lëvizjeje mashtruese në zonë dhe predhës që lëshoi.

Vetëm një minutë në fushë, Daku dyfishon shifrat. Shqipëria po fiton 2-0.

Në minutën e 68-të, Bajrami tenton nga goditja e dënimit, topi shkon në kuadrat, por pret Shezni. Minutat që pasojnë kuqezinjtë ruajnë qetësinë he presioni psikologjik kalon në krahun e polakëve, që e shohin veten me një këmbë jashtë EURO 2024.

Loja e mbetur, megjithë minutat shtesë nuk sollën ndryshim dhe kombetarja ngjitet në kuotën e 10 pikëve, merr vendin e parë. Lë pas Çekinë me 8 pikë dhe Moldavinë me 8 pikë.

https://www.cdnimpuls.com/video/64fe246076738.mp4

Lojtarët e Kombëtares shqiptare u futën në fushë për nxehmjen e zakonshme, para ndeshjes me Poloninë në “Air Albania”. Tifozët pritën të preferuarit e tyre me duartrokitje të shumta, teksa 95 për qind e stadiumit është “qëndisur” kuqezi.

Për t’u theksuar se në tribunat me tifozët miq, policia ka shtuar sigurinë dhe ka krijuar një kordon për të shmangur çdo përplasje mes ultrasve.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nga Knesseti në Kashar
  • Kush e ka të drejtën në epokën dixhitale? Shteti apo ndërgjegjja e qytetarëve të vjedhur?
  • Zjarr i përmasave të mëdha në kodrat e Llamanit në Himarë, tymi mbulon zonën
  • Rama poston fotot nga takimi i Parisit me “Vullnetmirët”
  • Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie

Komentet e Fundit

  1. Pol on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  2. chp on Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë
  3. demo on Jemi në të njëjtën linjë me BE-në, por… Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës
  4. ETNIK on INSTAT: Shqipëria humbi gati një të katërtën e popullsisë në 25 vjet, rënia më e lartë në Europë
  5. Doktorri on Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?