Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Steve Witkoff, i dërguari i SHBA do të vizitojë sot Gazën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Steve Witkoff, i dërguari i SHBA do të vizitojë sot Gazën
AktualitetBote

Steve Witkoff, i dërguari i SHBA do të vizitojë sot Gazën

Published: August 1, 2025
Shpërndaje

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, do të vizitojë Rripin e Gazës më 1 gusht, për të inspektuar qendrat për shpërndarjen e ndihmës, tha Shtëpia e Bardhë.

Witkoff dhe ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee, do të përpiqen “të sigurojnë një plan për dërgimin e më shumë ushqimeve dhe do të takohen me banorë vendas të Gazës për të dëgjuar nga ta për këtë situatë të rëndë në terren”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, më 31 korrik.

Më herët gjatë së enjtes, Witkoff u takua me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

- Publicitet -

Mediat izraelite kanë raportuar se biseda e tyre është përqendruar në situatën humanitare në Rripin e Gazës, pengjet që po mbahen nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – si dhe për çështjen e Iranit.

Vizita e Witkoffit në Izrael u zhvillua në kohën kur janë intensifikuar kritikat ndërkombëtare ndaj Izraelit, pas raportimeve për uri të thellë në Gazë dhe në kohën kur janë bllokuar bisedimet në Doha për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit.

Portali Ynet raportoi se Witkoff gjatë vizitës në Gazë, personalisht do të shikojë punën që bën Fondacioni Humanitar për Gazën (GHF).

GHF-ja mbështetet nga Izraeli dhe SHBA-ja dhe puna e këtij fondacioni është përballur me kritika nga agjencitë e Kombeve të Bashkuara dhe organizata të tjera.

Të hënën, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se në Gazë ka “uri të vërtetë”.

Një ditë më vonë, Klasifikimi i Integruar i Sigurisë Ushqimore (IPC), autoriteti kryesor ndërkombëtar për kriza ushqimore, paralajmëroi se “skenari më i keq i urisë aktualisht është duke ndodhur në Gazë”.

Në mes të rritjes së kritikave ndërkombëtare dhe raportimeve për vdekje të lidhura me urinë, Izraeli që nga fundjava po zbaton një pauzë 10-orëshe në ditë të luftimeve në disa zona të Gazës, për të lejuar që ndihma të arrijë te më shumë njerëz.

Lufta në Gazë ka nisur më 7 tetor 2023, kur radikalët e Hamasit sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Afër 50 persona besohet se ende mbahen në Gazë, ndërsa të tjerët janë liruar në marrëveshjet paraprake të armëpushimit.

Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë që nga nisja e luftës janë vrarë më shumë se 60.000 persona, ka thënë Ministria e Shëndetësisë, e cila vlerëson se shumica nga viktimat ishin gra dhe fëmijë. Megjithatë, kjo ministri në shifrat që publikon për viktimat nuk bën ndarjen mes viktimave civile dhe luftëtarëve të Hamasit.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    August 1, 2025 at 9:40 am

    Izraeli nuk arriti te cliroje Gazen nga Hamasi.Nuk arriti te ckule rriqnen nga trupi i palestines.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?