Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Stoltenberg: Të përshpejtohet anëtarësimi i Suedisë e Finlandës në NATO
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Stoltenberg: Të përshpejtohet anëtarësimi i Suedisë e Finlandës në NATO
AktualitetBote

Stoltenberg: Të përshpejtohet anëtarësimi i Suedisë e Finlandës në NATO

Published: February 28, 2023
Shpërndaje

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë takimit me kryeministren e Finlandës, bëri thirrje për përshpejtimin e anëtarësimit të Suedisë e Finlandës në aleancë. Ai theksoi, ndër të tjera, se me rëndësi tani është që NATO të vijojë mbështetjen ndaj Ukrainës.

“Me rëndësi tani është të mbështesim Ukrainën. Askush nuk e di me siguri se kur do të mbarojë lufta, por kur të mbarojë, ne duhet të sigurohemi që historia të mos përsëritet, që Presidenti Putin të mos ketë mundësi të sulmojë fqinjët.

Prandaj, duhet të forcojmë aftësitë ushtarake të Ukrainës, por njëherësh të ndërtojmë një strukturë të tillë që siguron se Presidenti Putin nuk do të sulmojë dot më përsëri Ukrainën”, tha Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s . Zoti Stoltenberg tha se detyra e NATO-s është të shmangë përshkallëzimin e situatës.

- Publicitet -

“NATO ka edhe një tjetër detyrë, të shmangë përshkallëzimin e situatës, të parandalojë që kjo të kthehet në një luftë mes Rusisë dhe NATO-s”, tha ai.

Kryeministrja e Finlandës Sana Marin tha se vonesat nga parlamentet e Turqisë dhe Hungarisë për ratifikimin e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO po dëmtojnë politikën e dyerve të hapura të aleancës.

“E gjithë kjo lidhet me besueshmërinë e NATO-s, sepse ne i përmbushin të gjitha krieteret. Por siç e përmendi zoti Stoltenberg, procesi është në duart e Turqisë dhe Hungarisë dhe ne po presim që ata ta finalizojnë atë.

Pa vonesë dhe me shpresën që të përmbyllet përpara takimit të kësaj vere. Nuk mund ta dimë. Është në duart e tyre”, tha Sana Marin , Kryeministre e Finlandës.

m.b./dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Momentet kur Ergys Agasi mbërrin në Policinë e Tiranës
  • Dosja e SPAK kundër Agasit dhe ish-drejtueses së AKSHI
  • Fshati ku “Gysi, Visi e Tiku” janë fqinjë
  • Reagimi i Policisë së Shtetit për arrestimin e Ergys Agasit
  • VIDEO: Momenti i arrestimit i Ergys Agasit, në timon krahu i djathtë i Ilir Prodës, sekuestrohen disa çanta

Komentet e Fundit

  1. Pordha e Shurrelit on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  2. ana on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  3. Besniku on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  4. Gani USA on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  5. Kokpalari 21 janarit on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?