Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Stoltenberg: Zgjerimi i BE-së i mundur deri në 2030, Ukraina në NATO, Rusia s’e ndal dot
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Stoltenberg: Zgjerimi i BE-së i mundur deri në 2030, Ukraina në NATO, Rusia s’e ndal dot
AktualitetBote

Stoltenberg: Zgjerimi i BE-së i mundur deri në 2030, Ukraina në NATO, Rusia s’e ndal dot

Published: June 16, 2023
Shpërndaje

Me anë të një videomesazhi me të cilin iu drejtua të pranishmëve në forumin e Prespës që po mbahet sot në Strugë, Maqedoni e Veriut, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se zgjerimi i BE deri në 2030 është një mision i mundur.

Ai solli në fokus luftën e Rusisë ndaj Ukrainës, që ka tronditur paqen dhe sigurinë në Europë. Po sipas tij, marrëdhëniet me Rusinë nuk do të jenë më njësoj.

“Kurdo që do të përfundojë lufta, marrëdhëniet me Rusinë u ndryshuan dramatikisht. Ambienti i sigurisë në Europë nuk do të jetë si më parë. Presidenti Putin do një Europë tjetër që humb demokracinë dhe lirinë”, nënvizoi Stoltenberg.

- Publicitet -

Në anën tjetër është Kina dhe forcimi i marrëdhënieve me Rusinë. Kreu i NATO-s shtoi më tej se Kina sfidon sigurinë.

“Shohim që Kina dhe Rusia afrohen me njëri-tjetrin, por Kina nuk është armiku jonë, por sfidon sigurinë dhe vlerat tona”, tha kreu i NATO-s.

Stoltenberg ka dhe një përgjigje për skeptikët e zgjerimit të Bashkimit Europian. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, Jens Stoltenberg shtoi se është më shumë se mision i mundur.

“Ky event pyet nëse do të kemi familje të zgjeruar europiane deri në vitin 2030. Është mision i pamundur apo i mundur? Përgjigjja është se është më shumë se mision i mundur, dhe në fakt ndodh në moment. Duke ndjekur hapat e Maqedonisë së Veriut, Finlanda iu bashkua Aleancës. Dhe kjo është përgjigje e drejtëpërdrejtë e Rusisë”, vijoi më tej ai.

E ndërsa siguroi se aderimi i Suedisë në NATO do të kompletohet sa më shpejt të jetë e mundur, sipas tij, Rusia nuk do të ketë asnjë shans të ndalojë aderimin e Ukrainës në NATO.

“Ukraina i takon familjes veri-atlantike. Të gjithë aleatët tanë u pajtuan dhe dakordësuan se Ukraina do të jetë anëtare e NATO-s. Këtë vendim e marrin anëtarët dhe Rusia këtu nuk ka të drejtë të vendosë veto. E kur bota është në një udhëkryq dhe në një drejtim është frika, luftë në anën tjetër, kemi demokraci dhe paqe dhe kjo është rruga që NATO çdo herë do e sjellë”, e mbylli fjalimin e tij Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg në sesionin “Paqja dhe demokracia kundër luftës dhe autokracisë” që po mbahet në Maqedoninë e Veriut.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Jam gangster i gangsterëve, ta mbyll gojën me ngjitëse”! Aktivisti denoncon dhunë nga person civil brenda makinës së policisë
  • PËRGJIMET: “Mos dil sot, na njoftuan këta të shtetit”! Kush e dekonspiroi aksionin e SPAK-ut kundër Call Center-ave?
  • VIDEO: Me shenja të shumta dhune, Gjykata liron të arrestuarit para Kuvendit (pamje ku goditen edhe pasi janë neutralizuar)
  • Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  • Të paktën ju Adriatik Lapaj, Arlind Qori mbajeni vath në vesh konstatimin e Kadaresë!

Komentet e Fundit

  1. Hasoni on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  2. xxx on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  3. fshatari.pafshat on Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  4. nastradini on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  5. demo on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?