Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Studimet tek Arkitektura, formula si do përzgjidhen fituesit e rinj për 2022
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Studimet tek Arkitektura, formula si do përzgjidhen fituesit e rinj për 2022
AktualitetLajmi i fundit

Studimet tek Arkitektura, formula si do përzgjidhen fituesit e rinj për 2022

Published: July 13, 2022
Shpërndaje

Krahas mesatares minimale që duhet për të hyrë në konkurrim, të gjithë maturantët dhe kandidatët e tjerë që do të garojnë për të ndjekur studimet e larta në programet e studimit të nivelit të parë “Bachelor”, si dhe programet e integruara të studimit të nivelit “Master” do t’i nënshtrohen edhe një testi pranimi që do të organizohet nga Fakulteti i Arkitekturës.

Konkurrimi për vijimin e studimeve të larta në këtë fakultet do të zhvillohet në katër programe studimi, në degën “Bachelor” në profilin “Arkitekturë interieri dhe dizajn”, si dhe programet e integruara “Master i Shkencave në Arkitekturë”, “Master i shkencave në Urbanistikë”, si dhe Master profesional në “Restaurim Monumentesh Kulture”.

Sipas vendimit të marrë më herët nga Senati Akademik i Universitetit Politeknik të Tiranës, pjesë e të cilit është edhe Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, është vendosur që për pranimet e vitit të ri akademik në të katër degët e këtij fakulteti, do të mund të ndjekin për herë të parë studimet e larta 207 kandidatë, 30 prej të cilëve do të shpallen si fitues në programin e studimit të nivelit të parë “Arkitekturë interieri dhe dizajn”, 90 në programin e integruar Master i Shkencave në profilin Arkitekt, 52 në profilin Master i Shkencave Urbanist, si dhe 35 në programin Master profesional në Restaurim Monumentesh Kulture. Ndarjen e plotë të kuotave për të gjithë kandidatët e gjeni të detajuar në tabelën në vijim të shkrimit.

- Publicitet -

Mesatarja që duhet për të konkurruar

Për të garuar për këto programe studimi maturantët duhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare minimale të shkollës së mesme të miratuar nga qeveria. Çka do të thotë se për kuotat e reja të pranimeve që do të realizohen në këtë fakultet, në garë do të mund të hyjnë të gjithë kandidatët që kanë mesatare të shkollës së mesme duke nisur nga nota 6.5 dhe më lart. Nota mesatare minimale për pranimin në institucionet e arsimit të lartë për vitin e ri akademik do të përllogaritet si mesatare e thjeshtë e këtyre treguesve,: “mesatares aritmetike të thjeshtë të notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë, si dhe mesatares aritmetike të thjeshtë të notave të provimeve të Maturës Shtetërore 2022.

Formula për shpalljen e fituesve:

Përzgjedhja e fituesve do të bëhet sipas pikëve të grumbulluara nga çdo kandidat nëpërmjet formulës së përcaktuar: 0.6*Mes VKM*K*1000+0.4*Testi*100, nga ku mesatarja e VKM është nota mesatare e thjeshtë e të gjitha viteve të shkollës së mesme , e llogaritur sipas vendimit përkatës të qeverisë. Koeficienti i shkollës është koeficienti me të cilën vlerësohet çdo shkollë e mesme për pranimet e vitit të ri akademik 2022-2023.  Ndërsa Testi është rezultati që kandidati do të marrë gjatë testit të pranimit (i cili përbëhet nga vlerësimi i katër komponentëve, Testi i arsyetimit logjik që vlerësohet me 25 pikë, testi i kulturës së përgjithshme që vlerësohet me 25 pikë, testi i historisë dhe historisë së arkitekturës që po ashtu vlerësohet me 25 pikë, si dhe testi i vizatimit dhe prezantimit që vlerësohet po me 25 pikë).

Si do bëhet regjistrimi për konkursin tek Arkitektura?

Autoritetet e këtij institucioni të arsimit të lartë bëjnë me dije se regjistrimi i konkurrentëve për në konkursin e pranimit në të gjitha programet e studimeve të ofruara nga ky fakultet do të bëhet pranë sekretarisë mësimore përgjatë muajit gusht, sipas datave që do të shpallen gjatë ditëve në vijim. Regjistrimi në konkurs është pa pagesë, ndërkohë që do të kenë të drejtë që të regjistrohen për në konkurset e pranimit vetëm kandidatët sipas listës së dërguar nga portali U-Albania, listë e cial do të shpallet pas mbylljes së aplikimeve me plotësimin e formularit A2. Dokumentacioni për t’u regjistruar në konkurset e pranimit duhet të përfshijë një fotokopje të kartës së identitetit ose pasaportës, si dhe kopjen e noterizuar e Diplomës dhe Dëftesës së shkollës së mesme. Regjistrimi pranë sekretarisë mësimore bëhet nga vetë konkurrenti ose nga një person i autorizuar prej tij, me prokurë të posaçme. Konkursi do të jetë i organizuar në një ditë dhe do të zgjasë 2 orë. Testi do të përmbaj 60 pyetje dhe përgjigjet e pyetjeve do të jenë me përzgjedhjen e alternativës së saktë, në mënyrë që të mundësojë korrigjimin elektronik brenda një kohe të shkurtër.

Programet në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës ku do të zhvillohet konkursi janë:

  • Master Shkencor në Arkitekturë, Profili Arkitekt (5 vite, me kohë të plotë).
  • Master Shkencor në Arkitekturë, Profili Urbanist (5 vite, me kohë të plotë).
  • Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn (3 vite, me kohë të plotë).

STRUKTURA SE SI DO TË JETË TESTI I PRANIMIT

Testi i pranimit në programet e integruara të studimit në degën Arkitekturë dhe Urbanistikë

dhe programin e studimit “Bachelor” në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn, pranë Fakultetit të

Arkitekturës dhe Urbanistikës u drejtohet të gjithë studentëve të cilët janë kandidatë

potencialë për të ndjekur studimet pranë këtij institucioni. Në këtë testim do të marrin pjesë të gjithë kandidatët të cilët gjatë plotësimit të formularit A2 të preferencave me të cilat do të garojnë për universitetin kanë zgjedhur këto degë. Testi do të ketë në përbërje vlerësimin e katër komponentëve që janë, testi i arsyetimit logjik, ai i kulturës së përgjithshme, testi i historisë së arkitekturës, si dhe testi i vizatimit dhe prezantimit. Në secilën pjesë të testit kandidatët do të mund të sigurojnë 25 pikë.

 Test i arsyetimit logjik

Testi i arsyetimit logjik ka 25% të pyetjeve të përgjithshme. Kandidati potencial, i cili do të ndjekë studimet në degët e Arkitekturës dhe Urbanistikës, duhet të reflektojnë një seri cilësish të lidhura me arsyetimin logjik të tij. Pyetjet do të merren me raste ose probleme, të cilat do të bazohen në tekste të eseve me një natyrë shkencore, apo me një natyrë abstrakte, zgjidhja e së cilës kërkon adoptimin e formave të ndryshme të arsyetimit logjik. Në fushën e arsyetimit logjik, tentohet të evidentohen ata kandidatë që shfaqin kapacitet analitik racional, si dhe intuitë në perceptimin 2-dimensional e 3-dimensional. Të dyja format e dijes (empirike apo inteligjencë natyrale) ndikojnë në performancën e kandidatëve, por një pjesë e mirë e pyetjeve fokusohen në aftësinë e tyre për të analizuar në një kohë relativisht të shkurtër. Në një hark të kufizuar kohor, kandidatët duhet të kuptojnë kërkesat e problemit të paraqitur, të analizojnë dhe të japin alternativën e duhur.

Testi i Kulturës së Përgjithshme

Testi i kulturës së përgjithshme ka 25% të pyetjeve të paraqitura. Pyetjet do të bazohen në tekste të eseve shkencore ose treguese nga autorë klasikë ose bashkëkohorë, ose në tekstet aktuale të botuara në gazeta ose në revista të përgjithshme, apo të specializuara. Në pjesën e testit të kulturës së përgjithshme do të kombinohen pyetje të ndryshme që do të arrijnë të nxjerrin në evidencë sintezën e dijeve të kulturës së përgjithshme të marrë nga kandidati, deri në atë moment. Fushat të cilat kontrollohen, lidhen ngushtë si me aktualitetin politik, social e kulturor, por edhe me koncepte e fenomene të së shkuarës.

Test i historisë dhe historisë së arkitekturës

Testi i historisë dhe historisë së arkitekturës ka 25% të pyetjeve të paraqitura. Testi ka për qëllim përcaktimin e kritereve të përgjithshme në përputhje me orientimin kronologjik në lidhje me protagonistët dhe fenomenet me rëndësi historike (të epokës së lashtë, të Mesjetës së lartë dhe të ulët, të epokës moderne, të epokës bashkëkohore). Këto udhëzime të përgjithshme historiko-kronologjike gjithashtu do të verifikohen nëpërmjet vlerësimit të njohurive të ndërthurura me ngjarje artistike specifike arkitekturore (vepra arkitekturore ose rryma artistike). Në pjesën e testit të kulturës së historisë së përgjithshme do të kombinohen pyetje të ndryshme që do të arrijnë të nxjerrin në evidencë sintezën e dijeve të marrë nga kandidati deri në atë moment. Literatura në të cilën do të mbështetet testi do të bazohet në: 1. Tekstet shkollore të Historisë. (për shkollat e mesme) 2. Tekstet shkollore të Historisë së Artit. (për shkollat e mesme).

Test i vizatimit dhe prezantimit

Test i vizatimit dhe prezantimit ka 25% të pyetjeve të paraqitura. Testi synon të konstatojë aftësinë për të komunikuar grafikisht, për të analizuar grafikët, vizatimet dhe kushtet e korrespondencës në lidhje me objektin e përfaqësuar nga zotërimi i nocioneve elementare, që lidhen me komunikimin grafik dhe prezantimin (objektet, bimët, lartësitë, aksonometritë etj). Për të kryer këtë test, duhet të keni mjetet e vizatimit teknik. Pyetjet do të bazohen në tekstin shkollor të teknologjisë.

SHPALLJA E FITUESVE TEK ARKITEKTURA:

Formula për fituesit: 0.6* Mes VKM * KKoef. Shkollës*1000 + 0.4 *T Testi*100

  • Mes VKM– përbën notën mesatare të përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave për vitin akademik 2022-2023, sipas Ligjit Nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë, në Republikën e Shqipërisë”.
  • Shkollës- janë koeficientet me të cilët vlerësohet ccdo lloj i shkollës së mesme.
  • Testi- është rezultati i testit që do të organizohet nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, i cili synon vlerësimin e njohurive në degët specifike të studimit, i përbërë nga katër komponentë, që janë testi i arsyetimit logjik, testi i kulturës së përgjithshme, test i historisë dhe historisë së arkitekturës, si dhe testi i vizatimit dhe prezantimit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “The Guardian” përzgjedh pamjen nga bulevardi si “Foto e Ditës”
  • 12 qershor 2026
  • “Administrata të bashkohet me popullin”! Sot, antimitingu i Ramës, kjo është thirrja që kanë përhapur protestuesit
  • FOTO: Det me njerëz në Tiranë, në ditën e 12-të të protestës! Marshim kilometrik nga Bulevardi në Astir
  • Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner

Komentet e Fundit

  1. Enxhi Sulo on “Administrata të bashkohet me popullin”! Sot, antimitingu i Ramës, kjo është thirrja që kanë përhapur protestuesit
  2. K R on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  3. Kokpalari 21 janarit on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  4. POSHTE HAJDUTAT on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  5. K R on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?