Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: STUDIMI: Kujdes me manikyrin xhel, dëmton ADN-në
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > STUDIMI: Kujdes me manikyrin xhel, dëmton ADN-në
EnciklopediLifestyle

STUDIMI: Kujdes me manikyrin xhel, dëmton ADN-në

Published: January 23, 2023
Shpërndaje

Manikyrët me xhel janë bërë pjesë e rregullt e rutinës së shumë njerëzve por procesi për t’i bërë është i ndërlikuar dhe i dëmshëm.

Manikyri xhel ka nevojë për dritë ultravjollcë për t’u ngurtësuar, duke rritur shqetësimet për rrezikun e kancerit të lëkurës kur duart, kutikulat dhe thonjtë ekspozohen rregullisht ndaj rrezeve UV që mund të jenë më të fuqishme se dielli.

Dhe një studim i ri, i publikuar në Nature Communications, po i shton këto shqetësime sepse zbuloi se rrezatimi nga furrat e manikyrit mund të dëmtojë ADN-në dhe të shkaktojë mutacione në qelizat njerëzore.

- Publicitet -

Disa sallone përdorin llamba UV për thonjtë për të vendosur manikyrin ndërsa të tjerë përdorin llamba LED.

“Gratë mund të mendojnë se pajisjet LED e kalojnë ose minimizojnë dritën ultravjollcë, por ky është një gabim i madh”, thotë Chris Adigun, dermatolog.

“Xhelat janë masivisht të popullarizuar në nivel ndërkombëtar. Janë një burim i madh të ardhurash për sallonet e bukurisë”, tha ai.

Për të forcuar manikyrin xhel, njerëzit e vendosin dorën nën një llambë që lëshon rreze UVA për diku nga 30 sekonda deri në disa minuta, në varësi të llojit të pajisjes.

A mund të rrisin rrezikun e kancerit të lëkurës disa minuta nën një llambë që lëshon rreze?

“Teorikisht po, sepse ne e dimë se ekspozimi ndaj rrezeve UVA rrit rrezikun e kancerit të lëkurës dhe duhet të kesh ekspozim ndaj UVA për të vënë një manikyr me xhel”, vuri në dukje Adigun, duke shtuar se ka një shqetësim të veçantë për faktin se shumë e ndërrojnë manikyrin xhel do dy javë.

Studimi i vitit 2023 në Nature Communications ofron arsye të reja për shqetësim. Studiuesit në Universitetin e Kalifornisë në San Diego përdorën tre linja të ndryshme qelizore, nga njerëzit dhe minjtë dhe i ekspozuan ato ndaj një furre thonjsh UV.

Pas ekspozimit ndaj rrezeve, u pa dëmtim i qelizave dhe i ADN-së.

Maria Zhivagui, autore e studimit, thotë se nuk i bën më thonjtë me manikyr xhel që kur zbuloi ndikimin që ka tek njerëzit.

“Fillova të përdor manikyr me xhel në mënyrë periodike për disa vite”, shpjegon ajo në një deklaratë. “Sapo pashë efektin e rrezatimit të lëshuar nga pajisja e tharjes së xhelit, që i ndryshon qelizat edhe pas vetëm një seance 20-minutëshe, u befasova. E pashë këtë si shumë alarmante dhe vendosa të ndaloj përdorimin e manikyrit xhel”.

Një shqetësim tjetër është se nuk ka asnjë standard për sa kohë duhen mbajtur duart nën llambë. Pajisjet nuk janë të gjitha të standartizuara dhe çdo xhel i ndryshëm ka kohën e vet të rekomanduar për t’u pjekur.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • SPAK njoftim zyrtar: Ja për çfarë akuzohet shefja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë
  • Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin dhe Uljan Shpatarakun
  • Ergys Agasi vizitonte vilat qeveritare gjatë kohës që ishte në kërkim? Zbardhen prapaskenat e operacionit të sotëm të SPAK
  • Pesë eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta
  • Të shtëna në një shkollë në Turqi, 11 të plagosur, ndalohet një 15-vjeçar

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme Analisti on Ergys Agasi vizitonte vilat qeveritare gjatë kohës që ishte në kërkim? Zbardhen prapaskenat e operacionit të sotëm të SPAK
  2. Ta futi on Ergys Agasi vizitonte vilat qeveritare gjatë kohës që ishte në kërkim? Zbardhen prapaskenat e operacionit të sotëm të SPAK
  3. Miku i vjeter on Drejton agroturizmin “Kodra e Kuajve”, ky është personi i arrestuar sot nga SPAK
  4. Aldo on Ergys Agasi vizitonte vilat qeveritare gjatë kohës që ishte në kërkim? Zbardhen prapaskenat e operacionit të sotëm të SPAK
  5. anti25642654censurë on Kushti i BE-së për negociatat: Zonat e Mbrojtura dhe heqja e imunitetit parlamentar Ballukut

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?