Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Stuhia “Bora” goditi Greqinë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në dy ishuj, tre viktima
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Stuhia “Bora” goditi Greqinë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në dy ishuj, tre viktima
AktualitetBote

Stuhia “Bora” goditi Greqinë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në dy ishuj, tre viktima

Published: December 3, 2024
Shpërndaje

Gjendje të jashtëzakonshme ka shpallur qeveria greke për ishujt, Rodos dhe Limnos pas valës së motit të keq me emrin ‘Bora’ që goditi shumë zona të vendit me reshje të vrullshme dhe erëra të fuqishme.

Në Rodos ende banorët pastrojnë shtëpitë e përmbytura, rrugët me baltë, bizneset dhe makinat janë dëmtuar, ura janë shembur dhe pjesë të mëdha të rrjetit rrugor janë shkatërruar plotësisht.

Ndërkohë ka shkuar në tre numri i viktimave të shkaktuara nga moti i keq që preku kryesisht përveç ishujve të Rodosit dhe Limnos edhe gadishullin e Halkidikisë. Në zonën e Sithonisë është gjetur pas 8 orësh i vdekur një 48-vjeçar, i cili ka humbur jetën nga hipotermia pasi rrëshqiti dhe mbeti brenda në makinën në një kanal me ujë kur rruga u përmbyt.

Vetëm brenda 40 orëve të fundit , shërbimi zjarrfikës iu përgjigj gjithsej 3024 thirrjeve në lidhje me motin ekstrem, ku shumica e thirrjeve për ndihmë vinte nga Rodosi, Selaniku dhe Halkidhikia.

Në shumë komuna të kësaj zone, ka shtëpi dhe dyqanet ende të përmbytura, ndërsa balta dhe materialet inerte kanë përfunduar mbi rrugë dhe mbi makina. Në Selanik ka ende probleme me furnizimin me energji elektrike dhe disa rrugë janë të përmbytura.

- Publicitet -

Edhe tuneli i Tempit në Thessali mbetet i mbyllur për shkak të përmbytjeve dhe linja hekurudhore nuk funksionon. Sipas një buletini të përditësuar të urgjencës nga Shërbimi Meteorologjik Kombëtar i Greqisë, kushtet intensive të motit pritet të vazhdojnë në zona të caktuara deri në mesditën e së martës.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Sekret hetimor”, Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision
  • Kombëtarja shqiptare, Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League
  • Merret në pyetje 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën në Itali
  • VIDEO: Ardit Gjebrea thirret në SPAK, hije dyshimi te Dosja Veliaj dhe fqinjësia në Kodrën e Diellit
  • Falimenton banka në Paraguaj, 3 milionë njerëz humbin paratë, Presidenti jep dorëheqjen

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Si Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane
  2. O klluf on A e kërcënoi Veliajn? Rama thyen heshtjen për akuzat: Është e parëndësishme
  3. O klluf on A e kërcënoi Veliajn? Rama thyen heshtjen për akuzat: Është e parëndësishme
  4. Anonymous on BE i kërkon zyrtarisht qeverisë shqiptare të shfuqizojë ndryshimet ligjore që i hapën rrugën ndërtimit në Zvërnec
  5. Buja on Si Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?